Alma Ferruni Sinani-Zoti bekoftë Shqipërinë dhe flamurin tonë kombëtar….


ZOTI BEKOFTE SHQIPERINE DHE FLAMURIN TONE KOMBETAR….

Sot u nisem heret nga Vlora…per ne Vranishtin tone.

Gjithmone te paret tane kane thene se kembet te cojne aty ku do zemra.

Dhe a nuk mund te kishte bekim me te madh per ne se sa te venim me krah endrrash ne Vranishtin tone te bekuar arome trendafili e caj mali?

Dhe u ndiem kaq mire nga pritja e perzemert e moshatareve te mocem sa rrapi shekullor e nga kryeplaku i fshatit qe na uroj me urimin e bardhe mirseardhjen…ne vendin e te pareve mbushur tradita shekullore.

Buqeta me lule si margaritare nga vajzat e bukura te shkolles qe na recitian vargje kaq te bukura per trimerine e atyre maleve dhe trimave legjendare.

Sot ishim ne Vranisht.

Dhe kishte kaq diell rretheperqark.

Nga malet e thepisura te Cikes kishte filluar te shkrinte bora si nje urim mirseardhje nga rrezet diellore plote me dashuri e miresi.

E megjithate guna e rende e bardhe bore qendron ende mbi malet hijerende sikur te na thote me qendrimin e perjetshem se ato male jane deshmimtare te luftrave legjende se bijte e atij vendi qe Zoti e ka pajisur me bukuri qiellore…se trimat martire te lirise nuk e presin lirine rreth vatres e zjarrit bubulak po hidhen aty ku eshte zjarri me i madh.

Dhe aktiviteti vazhdoi me venien e kurores prane memorialit te vendosur te Ismail Qemalit…ne qender te fshatit dhe me venien e kurorave ne lule tek lapidari per deshmoret e lavdishem qe na bejne krenare ne krenarine tone te ligjshne e legjitime.

Nuk mund te mos le pa permendur kryetarin e shoqates Vranisht dega Vlore zotin Petrit Gjikondi per punen e tij te perkushtuar dhe kembengulese per realizimin e objektivave qe shoqata i kishte vene vetes.

Falenderimet ne emer te shoqates per kryeplakun e fshatit.

Falenderimet ne emer te shoqates per te gjithe te pranishmit qe morren pjese ne kete aktivitet mbreslenes dhe kaq emocionues njekohesisht.

Te bekuar jemi nen qiellin e paane.

Prandaj njezeri themi…

Lavdi e perjetshme Dëshmorëve!

Gëzuar nga mot e pergjithmone Festën e Pavaresise dhe Çlirimit!

Se cdo ditë e cdo cast në liri e pavaresi eshte nje dhurate dhe ne me punen e perkushtimin tone te vazhdueshem duhet te lartesojme vlerat e figurave te ndritura legjendare qe bene epope dhe duhet ta lartedojme me lart figuren e vendlindjes sone si nje homazh dhe respekt i vazhdueshem per trimat qe dhane jeten si me lind!

Se sot me shume se kurre është dita jonë, dita e shqiptarisë.

Sot është dita e perkujtimit te te reneve martireve te lirise dhe ne festuam me madheshti diten e pavarësisë, diten e Ismail Qemalit dhe te 39 firmëtarëve te tij qe firmosen ne ato kohe te acarta pamvaresine e Shqiperise.

Dhe ne sot jemi së bashku me rrefimet legjende per historine e popullit tone nder shekuj.

Sot jemi së bashku ketu ne Mesaplik drejt udhetimit per ne vendlindjen e te pareve rane ne Vranisht.

Sot jemi bashke me:

Kryetarin e shoqates dega Vlore Petrit Gjikondi.

Jemi me antarin e shoqates Hamdi Barjami.

Me antarin Ramadan Ramadanin.

Me aktivistin e palodhur Azis Canodemaj.

Me zotin Sadik Shytaj.

Me Shyqyrte Gjikondin dhe mbesat e saj te bukura si lulet plote me vese.

Sot dhe gjithe kohen tone sa te marrim fryme e deri sa te lulezoje jete ne do jemi pjese e aktiviteteve per nderimin e heronjve tane.

Sot ne kuader te clirimit te vendit nga uzurpatoret e huaj shoqata Vranisht me pjesmarres te shumte zhvillojne aktivitete të shumta ne bashkepunim me shoqatën e Veteranëve dhe Dëshmorëve te Vranishtit me rastin. e 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë se vendit tone nga plaku mjekerbardh Smail Qemali…si dhe 78 vjetorit të çlirimit të atdheut nga cizmja e huaj naziste.

Lavdi martireve te lirise.

Nuk mund te lija pa cituar thenien e bukur te profesorit Muhamet Tartari kur thote ashtu qete- qete ashtu sic di vec ai – se cdo ditë në liri është mësim për brezat e rinj, se nuk ka një Atdhe të dytë.

Se jeta me miresi e devotshmeri ndaj vendit qe na rriti e edukoi ka kaq vlera.

Në këtë ditë te bukur plote me diell ne u perkulem me respekt e dashuri perpara trimave legjendare duke kujtuar ato kohe te stuhishme dhe kaq te lavdishme… ata djem petrita dhe ato vajza levene që dhanë gjakun e tyre ne lule te rinine per vatan e per atdhe… për Shqipërinë e tyre qe ta shihnin qiellin e vatanit te tyre te lire e te pamvaruar.

E bekuar dhe e nderuar qe gjendem sot ne Vranishtin legjende.

Me lejoni qe te shpreh falenderimet e mia me te perzemerta ne emer te shoqates….dhe kryedisht e autorizuar nga kryetari i shoqates Vranisht dega Vlore zoti Petrit Gjikondi per pritjen dhe per organizimin nga kryesia e fshatit dhe nga shoqata e veteraneve dhe deshmoreve te fshatit qe na priten si kurdohere me miresi e me dashuri…ashtu si eshte dhe tradita e te pareve…buke e krip e zemer e buzeqeshje ne shpirt.

Mirseardhja e pare nga ajo kryeplakut.

Dhe eshte ai i biri te fshatit Aredin Shkurti.

Pjesemarres nga veteranet jane:

Ramadan Ramadani.

Rahit Hasani,

Azis Canodemaj,

Lesko Celoleskaj,

Kadere Goxhaj,

Bilbil Haxhia,

Gani Tahiri,

Sheref Shehu,

Mitro Goxho.

Spiro Limaj.

Lavdi e perjetshne deshmoreve te lavdishem.

About Post Author