Alma Sinan Feruni-Krenari te flamuri kuq e zi.


Alma Sinan Feruni



Se flamuri yne mban ngjyrat me te bukura ne bote.
Kuq si gjaku.
Kuq si vera e rubinte.
Se jeta jone eshte nje monopat coptuar sfidash.
Dhe ne agimin e mbajne ne frymen.
Ne shpirtin e ne ecjen tone.
Sepse Atdheu eshte nenkresa e lulebozhuret.
Kuq si gjaku..
Sepse Atdheu eshte shpresa …eshte flladi.
Kujtimet…rrefenjat.
Dhe epopete legjendare.
Kalitur sfidash.
Se Atdheu eshte dashuri ne te argjenden dite.
Qe cel agimit.
Dhe dhuron miresine jete.
E ndihemi nder qiejte.
Atdheu…
Ylli i mengjesit.
Fanari i lare ne ar dhe drite.
Busull ne ere e stuhi.
Frymemarrje, miresi.
Atdheu…gjemim vetetimash e stuhish ylberore.
Pafundesi universesh
Aty ku shpirti ndien milkim.
Nen diejte pergjerim.
Atdheu eshte gjemimi i dallgeve shkumebardhe.
Qe perplasen brigjesh, dhimbjesh.
E rrenojash te lashta.
E shkembinjsh te serte gjithmone perqafuar.
Se Atdheu eshte limani.
Ku ankorojme endrrat tona.
Ato te bukurat… te brishtat.. te emblat.
Sepse Atdheu eshte dashuri.
Me mijera drita lindin e perthyhen aty.
Dhe dielli e qielli e hena
Te perjetshmit.
Qe kurr s’ na mohuan…kurr.
U blatuan me shpresen, me frymen tone
E ne si Anteu rilindim
E vdesim njekohesisht per te rilindur serisht
E per tu bere.me te mire.
Duke marr force nga forca e tokes.
E shprese nga hiri i perendive.

Se flamuri yne ka ngjyrat me re bukura ne bote.
Kuq si gjaku.
Bekim Perendie.

About Post Author