
Mall…edhe për atë lotin qe papritur u derdh.
Për shpirtin qe nder vise kushedi ku bredh.
Mall për jetën qe dridhet ne korda shpërthimesh.
Kur prekja fundin nder hove përgjërimesh.
Mall…per kohen e pa jetuar kurrë.
Kur qiejt ngryseshin e mblidheshin ne pëlhurë.
Mall kur si Penelope prisja Uliksin e shkrete.
Dhe diellin e prisja nder krahe te me mbështjell.
Mall…. edhe pse kurrë nuk prekja lumturinë.
Kur lotët rridhnin rreke mbi shpirtin regëtime.
Mall per ndjenjën qe u muros e gjalle.
Mbi pentagram te jetës sa netë degdisur ranë.
Mall….eh malli thonë se robëron dynjanë.
Çudi…kjo jete çudi.
Ne zjarr shkarpat po digjen ngadalë.