NE VLONJATET.
Ne vlonjatet krenare ne krenarine tone te ligjshme e legjitime nder shekuj nuk mund te dakordohemi kurrsesi me opinionistin Konomi kur deklaron se vlonjatet para viteve ‘ 90 nuk e dinin se Kosovaret ishin shqiptare…por ishin jugosllave pasi historia i ka faktet kokforta dhe shkruhet me germe te arta ne memorialin kohe.
A mund te kete sens nje opinion i tille?
Ne ne Vlore e dinim shume mire se vellezerit tane Kosovare jetonin e frymonin ne Dardanine martire qe ne vitet kur kufinjte ishin te pakapercyeshem nga te dy anet dhe e kishim endrren me te madhe qe te beheshim nje dite bashke… Grupi i valleve te Vlores paraqitej ne shume festivale me veshje kosovare me kercimin brilant te valltareve vlonjat drejtuar nga profesor Jani koreografi i mirnjohur i atyre viteve.. Ne ne Vlore e dinim me se miri historine e ardhjes se Is Boletinit ne Vlore me trimat e tij mbi kuaj. Dhe ishte nentori i vitit 1912 kur takoj plakun e pavarsise ne lagjen muradie. Ne ne Vlore e njohim mire historine packa se disa duan ta mohojne historine…por faktet jane kokforta dhe asgje se ndal historine dhe legjendat me trimat kosovare qe kane gjak nga gjaku jone arberor ne vena.
Ne Vlore kishte shume familje kosovare dhe ne ate kohe qe perndiqeshin me egersi nga partia ne pushtet. Por zoteria ne fjale ngaterrohet me kembet e veta e flet kuturru…
Te gjithe e dime fare mire se nje shkolle e nje histori kemi bere te gjithe dhe e dinim qe Shqiperise i kishin ndare nga trungu Kosoven, Plaven, Guxine, Dibren e madhe Tetoven, luginen e Presheves e trevat e viset me te begata.. do te komentonin me te madhe luginat e malet dhe te bekuarat bjeshke se te gjithe e dine ate shprehjen e famshme qe thote se Drenice e Vlore kumbojne Shqiperi e Kosove pasi jemi te gjithe dardane me gjakun e paster arberor.
Per historine do folur me fjale te matura dhe nuk mund te perfaqesosh asnje vlonjat me thenie te pabaza se historia gjithkujt i jep hakun.
Respekte ju.
