Alma Sinan Feruni-Qëndisje me fije dielli…


QENDISJE ME FIJE DIELLI…

A ka me bukur se sa ta qendisesh vargun me fije te arta dielli?
A mund te kete me bukur se sa lulet margaritare te perkedhelen lendinash nga rrezet e praruara diellore, ashtu si fjala e embel ledhaton e embelson boten mbare si nje diadem i rrall?
A ka me bukur se sa kur poeti shpirtin e derdh vargjesh nen nje tonelat yjesish, ashtu si piktori frymezimin merr dhe derdh pasionin ne kryeveprat e tij.
Ja pra…Kjo ndjesi e embel zbriti tek une si nje bekim qiellor, porsa mbarova se lexuari vellimin poetik te autores Vjollca Aliaj.
Dhe eshte kaq bukur, kur njerezit me zemren behar arrijne te te kthejne buzeqeshjen e munguar vitesh nga dimrat stuhi e acar.
Fundja misioni i poetit ky eshte.
Lehtesimi i brengave shpirterore nepermjet fjales dhe vargut te tij. E fjala eshte balsam shpirteror kur di te derdhet mire mbi shpirtrat thellim.
– Se e para ishte fjala- u shkrua ne Bibel.
A mund te endej me mire kjo rreze diellore se sa mbi nje peizazh vjeshte ku autorja Aliaj gdhend fjalen si mbi nje margaritar.
Nate pa hene.
E ftohte.
Asnje vale te perkedhele bregun.
Dhe me syte e mendjes e me gjuhen e shpirtit ne shkojme prane brigjesh e kuvendojme gjate. Ss gjate duke reflektuar per jeten, mbi shpresen, mbi vete fatet e parathena nga hyjnite…
Dhe endet vargu natyrshem e ngadale plote me dashuri, ashtu si Penelopa endte e endte pritjen mall per Uliksin e saj qe kalonte dete e dete… Gjate sa gjate, endet ky mall.
Dhe ja…
Duart rreth qafes.
Si deget me sythet e sapocelur.
Vazhdon te bucas vargu.
E bukur metafor…si nje prelud lumturie.
Qenka duke ardhur.
Stina e lulezimit.
Duket sikur poetja therret me gjithe forcen e shpirtit te mund te paralajmeroje stinen e lumturise qe buis ashtu papritur plote shprese dhe ngazellim ne jeten e gjithkujt.
Pas kangjellave.
Kacavirren dege.
Nje gjetje e bukur ne cdo varg si nje shperthim jete nen nje gjelberim oazesh shprese ku njeriu ndihet plot e perplot me fat.
Lekunden hijet e degeve.
Te luleve.
Dhe ndal duke dashur te reflektoj gjate, teksa me endje me kujtohen librat e cmuar te atyre viteve te stuhishme…- ‘Lulja e molles” e “Lulja e kujtimit”, -sepse ne ishim brezi i dashuruar me librat dhe i dashuronim aq fort ato.
Vite te lumtura. Te arta.
Sa e sa nete te pagjume duke lexuar librat me nje fryme pa u nginjur kurr, e me pas na zinte gjumi duke i perkedhelur librat me kaq dashuri edhe kur i mbanim nen jastek e enderronim per jeten dhe per te ardhmen qe na priste, duke shpresuar kaq fort.
Enderr ndjenje petale.
Nje tjeter varg i bukur qe na kujton Dijen me Shpendin tek romani i Haki Stermillit- ” Sikur te isha djale”. Sa e sa lot te derdhur nga ne vashat e asaj kohe per fatin tragjik te personazheve qe per ne ishin Romeo e Zhuljete e epokes ku peng ishte fjala.
Imazhe te thyera te kohes se larget.
Lodrojne mbi uje.
Kujtime blu…ne rreshtat e letrave.
Se dhe kujtimet vertet do vinin blu si deti.
Si qielli blu, – per vajzen e brishte rritur ne qytetin bregdetar.
Vertet kemi jetuar ne qyteti enderr me emrin perle. Ne Vloren e bekuar.
Dhe ishim aq krenar krenari e ligjshme e mbrujtur qe ne gjeneze.
E di.
Te gjithe lumenjte rrjedhin.
Do vazhdonte te vargezonte autorja.
Mall ne kohe celje manushaqesh si malli per ndjenjen qe kurr nuk u shua.
Frymezim dehes….ashtu sic dine te dehen vec poetet.
Jeta ime eshte jeta ime.
Une e dua.
Do ishin keto vargje qe do me ngelnin ne kujtese gjate. E ku ka me bukur se sa kur i thurr himn vete jetes?
Pasi vete jeta na perket e duhet qe jetes te dalim fitimtar, ashtu si alpinisti ngjitet krenar ne malin Everest e ngul flamurin e fitores fitiimtar..
Dhe malli per cdo gje te bukur nuk kishte se si te lihej menjane. Se vete jeta eshte nje sfide e perhershme dhe njeriu ndjen mall sa mall per cdo grimc kujtimi e per cdo gje qe ne kujtese ka ngelur gjalle.
Qendisje me fije dielli te mund te qendisesh poezine dhe vargun lozonjar, ashtu si Marigoja qendisi flamurin me shqipen tone krenari e perjetshme shekullore.
E nderuar qe vellimi poetik – ” Qendisje ne fije dielli” ka zene vend ne bibloteken e shtepise sime si nje suvenir i shtrenjte qe do me duhet ta ruaj e ta shfletoj here pas here me kujdes e dashuri.
Me endet e me endet ne mendje ky varg i bukur tejsa vendos duart mbi tastieren e pianos, ne kete nate te vjeshtes se arte, e krijoj me te bukuren melodi te pakompozuar kurr.
Notat mbi pentagram po thurrin endrren.
Lerme te te mbaj perdore.
Femijeria ime.
Buzeqeshjen ta gdhend.
Mbi fytyre te majit.
Koken mbeshtete.
Mbi gjoksin tim te nxehte.
Se toku te ndjekim.
Fluturimin e harabeleve.
Dhe lexuesi e ndjen thelle ne asht kete poezi teksa degjon cicerimen e gezuar te harabelave qe buisin gezueshem ne shpirtin e gjithkujt .
Kjo eshte jete. Dhe eshte kaq e bukur.
Jete o jete..- degjohet diku larg nje simfoni hyjnore….qe ngre zemrat pesh.

Ne kete mbremje te bukur vjeshte i uroj poetes Vjollca Aliaj shume e shume suksese ne krijimtarine e saj te begate.Vjollca Aliaj- Te uroj shume te mira e suksese ne krijimtarine tuaj te begate ashtu si fara hidhet ne are me dashuri.
Ne kete prag festash dhurata jote ky liber poetik me vargje qe mbajne arome pranvere- me beri te ndihem kaq mire.
Urime mikesh..
..Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron…- do te citoja Hessen teksa degjoj perplasjen e valeve pas shkembinjve kryenec e te serte ne bregun renor- ashtu si kane bere ne mijera e miljarda jete.
Urime mikesh dhe njehere faleminderit per dhurimin e vellimit tend poetik.
Uroj me zemer qe libri paste udhen e mbare per tek lexuesi.
Urime nga Vlora bregdet. 

About Post Author