Alma Sinan Feruni-Sipari u ul


Alma Sinan Feruni

Sipari u ul.
Panairi tani u mbyll.
Dhe pse librat ngelen ne raft.
Si jetimet qe se njohën nenën kurrë.
Dritat u fiken një nga një
Ne sfond ngelen te fundit afishe.
Dhe librat e ngelur aty- këtu.
Hedhur pa kujdes.
Ose harruar nga dikush.
Fundja cfare rëndësie ka?
Panairi i librit edhe për sivjet.
Nen pikëzat e shiut e kreu misionin e vet.
Poetet, shkrimtaret firmosen autograf.
Dhe foto, sa shume foto u bene sivjet.
E njëjta situate si miliarda vjet.
E trishte.
Si ne kohen kur digjeshin librat ne zjarrin heretik.
Si ne çastin qe biblioteka e Kleopatres.
Ne Egjiptin e lashte digjej e digjej.
Nga barbaret e kohës.
Ndërsa Nili vazhdonte vërshimin e vet.
E njëjta histori e trishte
Ashtu si biblioteka ne Ardenice.
Ne manastirin e lashte.
Para tremijë vjetësh u dogj e u shkrumbua flake.
U ul sipari.
E njëjta pamje e trishte.
Kur fatet dogjën yjësitë.
Si perandori kinez para se te ndërtohej muri i madh kinez.
Dha urdhër te zhdukej e digjej cdo liber.
Eh kjo jete ku mbet?
Po ulet sipar.
Panairi i librit u mbyll.
Aty – këtu disa lexues.
E blerës sa pak.
Dhe fotograf sa shume fotograf.
Tani librat serish do qëndrojnë ne rafte
Te palexuar kurr.
Ne bibliotekat gjigante.
Njerëzia po kthehen lodhur ne shtëpi.
E po kuvendojnë sa kuintal vaji e raki.
Nxirren sivjet.
Teksa shiu vazhdon me rrëmbim.
Ritualin e vet..

Sipari i panairit te librit u mbyll dhe sivjet.
Njerëzia po fle qete. Sa qete .

About Post Author