Ne nje ambient kaq te bukur ne keto dite festash, ne poetet dhe poeteshat vlonjat me vargje poetike sot tek hotel Kraal ne Vlore organizuam ” Sofren poetike”
Eshte bukur kur poetet dhe poeteshat vlonjate mblidhen e lexojne poezite e tyre dhe diskutojne me fjalen e embel ne buze dhe miresine ne shpirt rreth nje tryeze te bukur poetike. Rreth sofres ashtu sic e ka tradite shqiptari brez pas brezi.
Eshte kaq emocionuese dhe kaq frymezuese njekohesisht, kur tempulli i diturise shndrin nga gezimi dhe lumturia e vargjeve ne kete fund nentori duke festuar njekohesisht dhe festen e bekuar te gjithe shqiptarizmit…festen e pavarsise.
Eshte bukur kur mikpritja e pronareve te Hotel Kraalit eshte kaq bujare dhe kaq fisnike me poetet dhe poeteshat duke u afruar me perzemersi ambientet e tyre dhe duke dhuruar buzeqeshjen dhe fjalen e ngrohte per gjithsecilin prej nesh.
Vajza dhe djem buzagaz qe nuk ngurruan te shkrepnin ne celular foto kujtim nga ky takim kaq i bukur dhe emocionues.
Dhe ishte mbushur sofra poetike plote me vellime poetike e romane te botuara nga poetet dhe shkrimtaret vlonjate.
Sa bukur kalonte dita si nje lume qe rrjedh si koha- si u shpreh poetja Vjollca Aliaj ne poezin e saj. Dhe nuk kishte se si te mungonin recitimet nga poetet e perkushtuar Idajet Jahaj…Lola Mecaj…Lulzime Malaj..Lela Qejvani….Te pranishem ne aktivitet dhe miq te mire simpatizante dhe dashamir te librit. Falenderimet tona per Linditen…Majlinden…Veren…qe ishin te pranishme ne kete eveniment poetik.
Dhe mbi te gjitha falenderimet tona per Anisen e mrekullueshme pronaren dhe administratoren e shkelqyer te hotel Kraal per pritjen e mrekullueshne qe na rezervoi duke na bere sikur te ndiheshim tek klubi i shkrimtareve dhe artisteve vlonjat.
Sofra e mbushur plote me libra ngeli aty plote e perplote dhe ju dhurua me dashamiresi hotelit Kraal ne shenje respekti nga poetet e poeteshat vlonjat.
Dhe ne nuk mund te mos rrinim pa shijuar embelsirat e mrekullueshme qe na u serviren nga stafi i hotel Kraal. Duke pire kafe…cajin e nxehte ne keto dite te bukura vjeshtake dhe lengjet e fresketa te frutave ne u ndiem kaq mire nga bujaria shqiptare…duke falenderuar me ngrohtesi stafin per mikpritjen e ngrohte.
E ku ka me bukur se sa te festosh festen e pavarsise me kaq shume miresi e dashuri?
Faleminderit te gjithe miqve e mikeshave poet vlonjat qe na u bashkuan ne kete sofer te begate poetike mbas.postimit qe kisha bere ne faqen time para disa ditesh ku kisha bere lajmerimin per kete aktivitet kaq mbreslenes dhe kaq kuptimplote…duke pasur deshiren e madhe qe kjo sofer poetike te mbushej kaq shume.
Respekte dhe te mira perhere te kemi ne jetet tona.
Sot ishim ne tempullin e dijes dhe u ndien kaq te vleresuar.
Gezuar Pavarsine memedhe.

