Alma Sinani Feruni-Është diku një vend


Është diku një vend.
Ku nuk vendosen kufinj.
As gardhe.
Dhe ndahen sinorët thjesht me buzëqeshje.
Me një ngjyre qielli mësipërmes.
Dhe ku kuajt gjezdisin livadhesh te serte.
Është diku një vend.
Ku nuk blihen neper markete mallra stok.
Te atyre qe derdhen gjakun e me te dashurve..
Dhe lumenjtë i kthyen ne lot.
E podiumesh…samitesh zgërdhihen me kot.
Është diku një vend.
Ku nuk vendosen kufinj.
Dhe ky sigurisht qe nuk është dritqielli agim.
Se jeta tek ne ka kaq pak vlere.
Luksi na shitet ne shpirtrat zeher.

Është diku një vend…
Po nuk është as trualli ynë.
Ku mëngjesesh takohemi me heshtjen zhgënjim.