Alma Sinani Feruni-Një nga këngët skalitur e gdhendur kaq mjeshtërisht në memorien kohë


– Cili je ti more burre? Pas te vjen historia. – Nje nga kenget skalitur e gdhendur kaq mjeshterisht ne memorjen kohe.
Thone se trimerite dhe legjendat e rrefenjat shtegetojne brez pas brezi.
Dhe ku me mire se ne Vranishtin e bukur dhe bujar do mund te percillej me se miri kenga edhe vallja e isoja polifonike?
Ne ato vise ku gjemojne stuhite dhe verbojne vetetimat…ku qiell e toke behen nje vallja e isoja labe do percillnin jehonen jete gjithandej.
Ja tek degjohet ne festivalet jete kenga… -Thelleza qe rri lendinash…- kënduar kaq mjeshterisht nga grupi polifonik i Vranishtit, me
marrës Arap Çeloleskajn e Azime Skëndaj Duka
Me kthyes- Jazo Hibrin e hedhës Zini Janushi..
Ison do ja mbanin Kastriot Limaj, Lesko Çeloleskaj, Batjar Kanani, Selman Aliaj, Hetem Shkurtaj, Laver Alikaj.
Gjerdan trimash e djemsh levende qe hidhnin vallen e perplasnin kembet forte pas tabanit toke dhe Arap Çeloleskoj si Anteu qe forcen e pashuar e merrte nga e pamposhtura toke sa mire do dinte ta udhehiqte vallen me miq e shoke e bashkfshatare lidhur si gjerdan fisheku duke u bere nje shpirt e trup.
Se kurr nuk u ka munguar trimeria, as kenga dhe as vallja atyre maleve te thepisura ku ndihej ajrit ende aroma e barutit nga lufta e lavdishme per liri e pavaresi.
Se vendlindja eshte kaq e dashur per te gjithe e ata te gjithe mrekulluar teksa veshtronin krenare se si majat e maleve te Cikes hidhnin mbi supe gunen e bardhe e ngriheshin krenare.
Dymbedhjete burra me fustanellen e bardhe debore neper sheshe e podiume fedtivalesh qe rrembenin zemrat e shpirtrat njerezore.
Dymbedhjete birbilenjte si dymbedhjete apostujt dinin sa mire ta ndiznin token flake teksa ndienin zemrat qe si vullkan digjnin e gllaberonin gjithcka. Se e dinin shume mire se syte e te gjitheve ishin drejtuar nga ata kur sa mire ison e mbanin dhe ne valle fluturonin si te donin qiellin te pushtonin.. E nuk kishte se si te ndodhte ndryshe kur udheheqesi i tyre artistik i nderuari Muhamet Tartari sa mire i drejtonte dhe udhezonte drejt sfidash dhe endrrash te medha. Promoteu i Vranishtit cilesuar pikerisht aty ku rridhte e shushurinte lumi jete nen gurgullimen e perjetshme prane zallit te bardhe qe si diamande shndrisnin… sa dhe diellin kishin verbuar.
– Se ashtu dridhet toka nen kembet e valltareve te Vranishtit…- do shprehej aktori Ilirjan Ali per ata kaq bukur.
Dhe Arapi sup me sup shtrenguar me legjenden, me virtuozin Lesko Çeloleskon, e kishin nisur shtegetimin e bukur jete qe nga malet e thepisura te vendlindjes se tyre e deri ne festivalet prane kalasë së madherishme te Gjirokastrës dhe deri ne vazhdimesi në Hamburg të Gjermanisë, kur “Lidhur si fishek gjerdani”, kishin bere qe te ngriheshin peshe zemrat e te gjithe spektatoreve dhe te pranishmeve aty.
Dukej si nje enderr e bukur e kthyer realitet.
Dhe endrrat jane vertet stoli qe zbukuronin jeten e gjithsecilit teksa zeri e isoja labe percillej nder vise te largeta.
Eh kohe te arta.
Dhe ja…
– Alime…bejka kerthinje.- do degjohej kenga e bukur dhe zeri i Arapit do ushtonte e gjemonte kaq forte.
Se ai dinte sa mire te jepte me te miren ne jete. Ishte nje shqiponje e vertete ne kenge dhe ne valle. Se shqiponjat e kane vendin lart nder male aty ku ndertojne folene dhe ai ishte cilesuar si burri i valles së rëndë nen Henen dritargjende…
-Plaku im marshalla ….- do ushtonte kenga me
Ansamblin e Çipinit me marres Bardha Brahimaj dhe Arap Çeloleskajn.
E kush me mire se sa korifeu i kenges e valles labe Arap Celoleskaj dhe grupi i Vranishtit, do te mund te udhëheqte me kaq persosmeri të vallen e kënduar.- Cili je ti more burrë? ..kushtuar plakut mjekerbardhe Smail Qemalit.
Arap Çeoleskaj njihej shume mire dhe si autor vargjesh ne kenget qe buronin nga shpirti i tij
Arap Çeloleskua, ky burr laberie me hapin e rendë sa Bogonica, vazhdon te hedhe valle ashtu si gjemojne valet e lumit furtune, teksa cyla dyjare degjohet ende nder ato vise te bekuara e kaq bujare nga te paret.
E nuk kishte se si te mos ishte ndryshe. Se ky truall e kjo toke shqiptaret njeh per Zot.
Jehona e isos dhe valles kishte marre udhe e ata ishin te ftuar te kudondodhur gjithkund ku i ftonin dhe i respektonin pasi ata dinin ti ruanin traditat e doket dhe zakonet ashtu si ua kishin kene traxhegim brezat e meparshem. Dhe ftesat nuk munguan tu vinin nga te gjitha anet.
Emri i Vranishtit permendej gjithandej.
Vranishti i heronjve dhe trimerive permendej me krenari ne cdo vater dhe sofer shqiptare.
e ata te veshur me fustanellen e bardhe sikur te kishin marr nje copez debore nga malet e vendlindjes se tyre shtegetuan drejt Kosovës dhe Maqedonisë, drejt vellezerve dhe motrave te tyre te nje gjaku dhe nuk u ndalen por vazhduan drejt Gjermanisë dhe Lituanisë se larget, drejt Francës, Hollandës, Italisë duke mos kuptuar se si koha fluturonte e zemra ritmonte. Te tille ishin ata. Zgalem fluturake e te pamposhtur aty ku skena dhe publiku kërkonte këngën dhe vallen e Labërisë, aty do gjendeshin kurdohere ata me fustanellat e bardha e me opingat me xhufkë zbukuruar. Dhe sa hijshem mbi kraharoret e tyre qendronte jeleku dhe brezi kuq e zi dhe qylafi si mali Çikes trashegim brez pas brezi…ne jete te jeteve derisa fryma te mbesi. Se lumi i Vlores kishte kohe qe ushtonte fort me birbilenj te tille.
Kapedan more – do gjemonte kenga me
Marrës Arap Çeloleskajn.
Se kenget e trimave per Sali Vranishtin me shoke ti i gdhendje kaq mire ne zerin tend potent e te fuqishem neper kohe e vallja e trimave te Vranishtit gjemon ne cdo aorte qe frymon mbi bote se fare mire ajo valle e iso labe u bëne simbol jete i valles e isos se bukur labe ne trevat e bekuara shqiptare, ne Kurveleshin e bukur dhe Labërinë e forte dhe larg sa larg ne Diaspore aty ku frymojne dhe jetojne dardane. Se sa bukur dinit te gdhendnit në këngë, e ne valle peisazhe nga vendlindja juaj duke paraqitur para gjithe botes bukurite e trimerite e atyre viseve me djemte levende si petrita e vajzat e bukura shtojzovalle stolisur si gjeraqina.
Se vertet ju bete dhe krijuat nje epope me vete me kengen dhe vallen tuaj. Bilbilenjte dhe grupi Çipini ku dhate kontributin tuaj te pacmuar ende vazhdojne shtegetimin ashtu si ju ua late amanet.
E nuk mund te lihet pa kujtuar vargu i mjeshtrit të madh. Vargu iLefter Çipes kur vargezon.
-Gur i Qiellit të Vranishtit
Mbete shpirti i bilbilit…
Dhe para syve te gjithsecilit shfaqen ato pamje te mahnitshme. Ne ate sofer gjigante jete dymbëdhjetë burra po kercenin sikur donin te preknin qiellin dhe pse spektatori kishte ngrire teksa i shihte si hidheshin flakadan jete sikur te ishin duke u perballur me dallget e jetes në buzë të greminës.
Dhe a ka me bukur? Kur njeri nga vellezerit e hidhte vallen dhe tjetri e mbyllte, me një persosmeri te natyrshme me rradhën e burrave lidhur me njeri tjetrin si gjerdan fishekesh me fustanellat e bardha qe valviteshin sikur te kushin prekur mrekulline.
E Arapi ndihej sikur bashke me bashkfshataret e tij po kercenin aty mbi Gurin ne Qiell…aty ne Sofren e Zotit e ndiheshin kaq te bekuar jetes.
Vallja e burrave të Vranishtit kishte prekur persosmerine dhe ata ndiheshin mikluar jetes, se ishin nga vendi e viset e bekuara ku Zeusi vete kishte hedhur vetetimat…
Dhe isoja labe ndihej kaq fort teksa ndiheshin krenare qe ishin nga Vranishti…nga fshati me emër e tradita të forta trashëgimie në mbare Labërine dhe historine.
Por Arapi bashke me te vellane me Lesko Çeloleskajn nuk mund te rrinin pa u mbeshtetur nga miqte e tyre me te ngushte ne kete sfide jete. Prane tyre gjithmone do ishte Taborr Shkurti, qe e kthente kaq mire ison labe dhe sigurisht i pranishem gjithmone do ishte Jazo Ibri dhe Sinan Gjoleka…
– Bilbil i rralle i Vranishtit.- Do thoshin per te dhe gurrat e burimet shekullore qe rridhnin e rridhnin papushim.
I embel ne kenge. I serte dhe burreror ne valle .
– Ah miqte e mi…- do shprehej buzagaz Arapi ashtu sic dinte te buzeqeshte vec ai.- Kënga bëhet me shokë e miq dhe kjo dihet kaq mire, por unë pa dy veta te rendesishem nuk bëj dot. Dhe dihet qe jane ata te pazevendesueshmit Sinan Gjoleka për të kthyer kaq bukur kengen dhe Zini Janushi për hedhje…pasi dihet me se miri se kënga vranishiote edhe hedhjen e ka të veçantë po edhe kthesën e ka kaq te spikatur ne vecantine e saj…
Dhe burrat vranishiote dine sa mire ti nderojne e respektojne trimat qe dhane jeten per liri. Kenga me e dashur qe e ruante thelle ne zemer per Arapin ishte ajo per Hysen Çinon dhe ai e mbante thelle ne zemer ate kenge per heroin legjendar trim e patriot. Se bijte e Vranishtit se prisnin lirine prane vatres por hidheshin aty ku ishte zjarri me i forte.
Te tille ishin ata trima sypatrembur.
“Hape, hape, derën-o”…do ushtonte ne skenen e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës kenga fhe vallja e tyre.
Eshte gdhire serisht mengjes.
Malet hijerende jane serisht aty. Dhe qielli po ashtu eshte si me pare si miljarda e miljarda jete me pare. Pritet dielli te dale atyre honesh e malet te veshur me fustanellen e bardhe presin te shpalosin kengen e vallen qe kaq bukur e hidhnin Arap Celoleskaj me shoket e tij. Se malet kurr se ndalin hovin dhe brinjat e gerxhet sa bukur oshetijne.
Tradita vazhdon.
Ne qiell rete jane mbledhur te gjitha ne kuvend ashtu si dinin sa mire te kuvendonin te paret ne kuvende trimerie.. dhe ndihet jehona e kenges e valles labe.
Arap Celoleskaj diti kaq mire ta gdhendi pavdekesine e tij… 

About Post Author