ALO..! ALO…!
Alo,alo,e thërras unë emrin tënd.
Janë ca fjalë,që zemra i gdhënd.
Alo..,e zemra dridhet në kraharor.
Zëri yt,më flet ëmbël ,në recptor..
Alo,të flas mijëra kilometra larg.
Janë ,fjalë si në poezi dhe varg..!
Alo,alo,së largu,zërin tënd dëgjoj..
Oh,kam mall tju puth,tju përqafoj!
Alo,nga larg,dëgjoj një zë fëmije.
Lotë mali ,më zbresin prej syve.!
Alo,alo,babi ku je,më flet gjaku im.
Bëhem me krah,si zog në fluturim!
Alo,më flet një zë,në qiell doli Hëna.
Ajo sfle gjumë,ska në botë si nëna!
Alo,ktë zë e njoh,më ka folë te djepi.
I kam brënda zemrës,zërat unë poeti!
Alo,alo,nuk mbarojnë zërat,ktë natë..
Duke thithë çibukun,më fliste im atë!
Uratën biri im,po të them,veç dy flalë.
Mos harro kurrë nga vjen,o i miri djalë!
Alo,.sa telefonata,në ktë natë të vonë.
Alo,alo,sdo ti harroj kurrë,përgjitmonë!
Alo,alo,sa zëra sonte,më folën në emër.
Të gjithëve,ju kam në shpirt dhe zemër!
