Amalia Kentrou Llukani-Mungestarë-Shqipëroi:Lefter Shomo


Ne, të pranishmit e ekzistencës,
Ne, mungestarët e jetës..
Të mbytur brënda brejtjeve
të ndërgjegjes,
Të burgosur në hendekun ndërmjet
së tashmes dhe së ardhmes,
kundrojmë të djeshmen..
Ne, gjykuesit e vdekjes
gdhëndim largësitë
duke hipotekuar ëndrrat tona.
Kështu, në një të ardhme krejt të zbërdhylur jemi
vetë mungestarë.