Amaneti i princeshës-Petro Sota


Petro Sota

( Princeshës Jerina Dushmani )

Princesha Jerinë, si Hirusha në përrallë,

Me dy sytë zmeraldi, i ndrinin në ballë,

Në gjithë principatat, qe bukuri e rrallë,

E magjishme si kjo, s’kishte tjetër vallë,

U vranë princat, vetëm për këtë grua,

Sepse qe e zgjuar, të jepte ujë me thua,

Lek Zaharinë deshi, e me atë u martua,

Për Lek Dukagjinin, martesa su pranua.

E donte Dukagjini, ky qe edhe shkaku,

Që humbi arsyen, sa u ndez dhe gjaku,

Atë besë të burrit, si lëpushkë e flaku,

Për Jerinën princeshë, i ngeli meraku,

Prandaj ia vranë burrin, në besë e prenë,

Qe një rast i rrallë, si ky tjetër nuk gjenë,

Nuk ndodhi në Trojë, e s’qe kjo Helenë,

Por princesha e Danjës, e bukur si sirenë.

Kur vranë Zaharinë, përdorën pabesinë,

Betejë e përgjakshme, u ndez në Vainë,

Njëqind e pesë t’vrarë, shtrirë në lëndinë,

Duke e lënë vejushë, princeshën Jerinë.

Por Lek Dukagjinin, se deshi kjo princeshë

Në ishull t’Sardenjës, mbyllet si murgeshë,

Një amanet që kishte, ia la dikujt në vesh,

Eshtrat në Danjë t’ia binin e ti bëhej meshë