Amaneti-Leonard Pipa


AMANETI

Amanet më la im atë,

Përsëritur ditë e natë!

-Biro të shkosh në Janinë,

Tek lisi me kanarinë!

Të parët kemi harruar,

Ferrat do i kenë mbuluar!

Tek burimi në rradhua,

Çoju lule dhe për mua!

Dhe u nisa, nëpër natë,

Erë mu bë rruga e gjatë,

Dhe u nisa besa besë,

Lehnin qëntë që në mëngjes!

Këmba dorë e dora këmbë,

Mbrrita në Janinën time,

Fiks tek lisi hije rëndë,

Nëpër lotë u bëra thrime!

Porsa kishte lindur dielli,

Kur ca plaka më rrethuan,

Mu duk sikur ranë nga qielli,

Ku më panë si më dëgjuan?!…

Biro, thanë, ti je i ture,

Lum ata e lumi ti,

Vanë tek varret nëpër shkurre,

Dhe filluan me oi!…

“Çohu të erdhi levendi,

Kapedan Sulo Argjendi!…”

Pashë nga zoti lart tek reja,

Qanin njësoj si aneja!

Qanin shqip, siç qaja unë,

Në mend më shkoi shqëndia,

Kjo do jetë, s’është tjetër punë,

Do të jenë hallat e mia!

Por në çast, porsi stuhia,

Mbërriti korofillaqia,

Më tërhoqën oshë e xvarrë,

Plakat s’u lanë gjë pa sharë!

Më terhoqën osh e xhvarë,

Nëpër varoshet e prishur,

Gurët, shkurret aq më donin,

Nuk më lanë as të gërvishtur!

Ende më gjëmon në mendje,

Thirrje e plakave në mëngjes

Biro kurrë mos u dorëzo!

Eja, eja dhe më shpesh!…