Amaneti mund të dergjet edhe pa fjalë-Halit Haliti


AMANETI MUND TË DERGJET EDHE PA FJALË

Sot Kur dielli futet prapa paravanit

Shpirti yt bënë dritë gjithandej

Bjeshka përball “kullës” një çik u venit

Gjuha e malit nuk kuptoj,por do të t’shpërblej.

Sonte nuk do të fshihesh pas rrudhave të kohës

Një pikë ujë nga burimi në ditëlindjen tënde

Tash kur nën këmbët tua frikshëm dheu rrëshqet

Dora jote si hark shigjete do përkëdhel çdokënd

Symbyllur ti njoh rrudhat në ballë

Jan si gjethet e lisit të njomë kur sytha lëshon

Dëgjoj rrëfimet e tua i ulur në shkallë

Aroma e kujtimeve për ty më ushqen gjithmon.

Amaneti mund të dergjet edhe pa fjalë

Dëshmitar të ëndërrave kam plisin e bardh

I prangosur me vite të tëra në mërgim yt djalë

Erdha të t’prek rrudhat e të t’puth në ballë.

Von e kuptova se dielli po përëndon

E unë mund të shkruaja vetëm nën dritën e hënës

Një shekull jetë baba, yt djalë të dhuron

Kur të shkosh në xhehnet,mi bëjë të fala Nënës.

Halit Haliti

Stuttgart