Amet Xhamaj… emer fisnik


Elisabetta Gockaj

Si Shqipe maleve u rrite,

me jatagan hedhur mbi krahe,

nene Zenelbia…burre laberie,

të ishte bere nene dhe baba.

Te thiri era e lirise……,

a…. eren e drejtove ti!

Ne zemren tende, te djalerise,

zjente vullkani per drejtesi.

Qe token ta plugoje vetë,

kembes se hasmit ti fshije gjurmet,

ta mbillje grure e bereqet,

te prisje miq, të nderoje burrat.

T’ia hiqje gjoksit dekoratat,

ato qe me hile ti moren…

ne zemren tende pash armaten,

me zemër lirinë ti i mbrojte.

Amet Xhamaj… emer fisnik,

s’kerkove. kurrë lavdi per mburrje,

nje shtëpi për vete e një dhomë për miq,

qe plot me dashuri t’i mbushje.

Gruaja Inxhija priste, percillte,

Vranishtin gjithe kur kishte halle,

muzgu i zi …nese i zinte ,

mbi Babicë u çoje mirëseardhje..

| Elisabeta Gockaj |

Biografi per lexusin: Amet Xhamaj ish bir i Vranishtit te Vlores, shtepija e tij ishte baze e luftes nacjonal clirimtare, ish sekretari i par i celules komuniste, por qe nuk u permend kure ne historine e fshatit,, pas kapjes nga ballistet qe i falen jeten, fshati e perndoqi si tradhetar. Nena e tij e qau kthimin e tij gjall e quajti si nje turp, aq shume i ishin dhene luftes, pas luftes ai s’pretendoj asgje, vec nje shtepi ne Babice ku priste dhe percillte miq qe gjendeshin ne hall. pafajsine e mori pas vdekjes .

About Post Author