Amforë në thellësi-Robert Shkurti


Në një oqean mendimesh,

zhytur në thellësi të tij,

mbytur nga kujtimet e së kaluarës

erdhi ndërmend një amforë e çmuar.

Kishte rënë nga anija e ëndrrave

kur çante dallgët e stuhisë,

në oqeanin e rinisë së shkuar.

E pandryshkur kish mbetur,

ruajtur nga shija e kripës dhe e shkumës

veshur me petk fisnikërie,

si Penelopë e Uliksit më ngjante.

E lashë aty ku ishte.

I trembur nga bukuri e saj mahnitëse,

s’e ngrija dot.

E rëndë pesha e dhimbjes

për ta nxjerrë lart.

E lashë aty ku ishte.