
Virozë dashurie!
Një ditë si dje thanë, u shkëput nga orbita zemër,
një molekulë “viroze”
(emri saj dashuri),
që një ditë, shpallet ditë feste
prek të gjithë, kjo lloj “virozë”zemre
kalon nga njeriu në njeri, nga njeriu te kafshët,
te natyra,
bimësia, gjithësia dhe anasjelltas kthehet tek ty.
Asnjë mënyrë mbrojtëse s’vlen,
as maska, as vaksinë, asnjë send.
Madje është më lart, se çdo shkencë e çdo universitet
ajo, është ilaçi,
është doktori vetë
të rringjall dhe kur je gati duke vdek.
Është një trup, që shpërbëhet në miliarda atome e molekula dhe galaktikën mbulon
është një rreze drite, që me shpejtësi të paimagjinushme ec
dhe kur prizmin e qelqtë ndesh
në miljarda rreze spektrash shumëngjyrëshe shndërohet dhe gjithësinë magjishëm prek ngroh e përkëdhel…
Si një shigjetë magjike depërton në kështjella e mure të hekurta,
porta të blinduara, largësi, burgje ligje, për të arritur në objektivin zemër.
Nuk prek vetëm ata, që zemrën mbajnë të mbyllur
atyre, që ju pëlqen të jetojnë në errësirë
atyre, që drita dhe bukuria e saj i shqetëson dhe s’kanë atë privilegj t’ja shijojnë magjinë.
Simtoma; buzëqeshje, harmoni, paqe, dashuri për vete, për gjithësinë
në zemër, ndjen gëzim
në shpirt ndjejnë ngrohtësi, mirëkuptim, mrekulli…
sa xhelozojnë dhe ata, që zemrën mbajnë mbyll sa duan të preken nga kjo “virozë,” ti mbështjell mandelli i dashurisë..
Terapia, ndër shekuj e pazbuluar..
Uroj që nga kjo “virozë” dashurie, të gjithë të jemi infektuar
Është mrekulli, të duash e të të duan
është mrekulli, të jetosh i dashuruar!