Ana Frank*-Vaso Papaj


Ana Frank, të dua shumë!

Ishe yll ëndrra këputur.

Një ditar tërë përpëlitje,

Nën një thundër çizmesh, shtypur.

Ana Frank, të dua shumë!

Ishe gonxhe e përndjekur.

Pa u nisur, mbylle jetën,

Nën një qiell të zbehtë, të vdekur.

Ana Frank, të dua shumë!

Sot do të ishe … ç’gjyshe e bukur!

Rrotull yje ëndrra këputur.

Tokë dhe hënë prapë të përskuqur.

Ana Frank, të dua shumë!

Zbardh ditari yt flamur!

Shkrimi i tij si zë fëmije

Ulërin: Mjaft! Kurrë më, kurrë!

•Vogëlushja hebree, zhdukur në kampin nazist të Aushvicit.

Ditari i saj, mbajtur në strehën e fshehtë, u bë i njohur në mbarë botën.