Analizë letrare poezisë “Një rrugë e humbur” -Dr. Agon Halabaku


Analizë letrare poezisë “Një rrugë e humbur” e poetes Laureta Malaj

Poezia “Një rrugë e humbur!” shpreh thellësinë e një përvojë të hidhur në udhëkryqin e jetës ku poetja përjetimin e saj e përshkruan në mënyrë simbolike përnes figurave stilistike letrare. Në këtë shkrim të shkurtër, do të identifikoj dhe analizoj disa nga figurat stilistike letrare në poezi, të cilat kanë bërë që emocioni të bartet ndjeshëm tek lexuesi duke përjetuar atë si pjesë të përmbajtjes dhe kuptimit.

Metafora “rrugës së humbur” përshkruan një moment të humbur në jetë, një situatë ku gjithçka duket të ketë shkuar në pakthim në mënyrë të pashmangshme. Kjo ndjenjë e humbtirës dhe boshllëkut, bën që personazhi të gjendet në një udhëkryq të jetës duke e bërë të ndjehet e humbur dhe e pafuqishme për të vazhduar tutje.

Një figurë stilistike e rëndësishme në poezi është personifikimi, e cila përdoret për të përshkruar dritën si një subjekt që vepron dhe ndikon në fatin e personazhit. Përdorimi i dritës zgjon ndjenjën e fuqishme të dëshirës dhe kërkimit për një rrugë të qartë dhe të ndriçuar në jetë.

Përdorimi i metaforës “”copës së shkëndijes” e përshkruan një moment të shkurtër dhe të brishtë të shpresës, i cili humbet shpejt dhe pa gjurmë. Kjo metaforë paraqet zhdukjen dhe humbjen e shpejtë të diçkaje të çmuar, ndërsa personazhi këtë e përjeton si një tronditje të thellë emocionale.

Në përgjithësi, poezia përqon një kuptim të thellë emocional dhe shpreh një përvojë universale të humbjes dhe kërkimit për kuptim në jetë.

Përdorimi i figurave stilistike si metafora dhe personifikimi ndihmon në thellësimin e kuptimit të përvojës së personazhit dhe në përcaktimin e ndjenjave të thella dhe të pasura të poetes.

Poezia shpërfaq një aftësi të shkëlqyer letrare dhe një perceptim të thellë të realitetit njerëzor.