
Analize
Nuk jam e nuk kam qene kurre politikan. Por e shikoi se politikat 32 vjeçare mbi zhvillimin ekonomik, kulturor dhe mbrojtjen e mjedisit kanë qenë e janë shkretuese ekologjik e njerëzore të asaj copëze tokë të shkyer, që quhet Shqipëri. Nuk behet politik nga njerëz që vuajn nga egoizmi, bajrektarizmi, karagjozëlleku, mendja e madhe e duke parë qiellin e tokën, kombin e tyre me yje të përgjakur e saharizim mjedisor, intelektual e shkencor.
Parlamenti evropian i ka tërhequr vëmnedjen Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Qeverisë shqiptare ‘’…për dy fazat të projektit “Porti i Jahteve Durrës”, gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje edhe ‘’projektin “500 milionë dollarë” për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, në qarkun e Dibrës, dhe ndërtimin airoportit të Vlorës.
Reagimet e tanishme të freskëta të 31 Majit 2023 janë një kambanë e fuqishme alerami, sirena uliksiane për Kryeministrin E. Rama dhe qeverinë e ‘’humbur,, tanima në pyllin drure përgjakur të mafies kriminale, të salduar prej vitesh në trupin e shqipërisë që kullon helm, gjak e që shkakton hemoragji të pandalshme rinie e intelektualësh të cilët fatkeqësisht, mjersht vetëm ikin e ikin si ujit nën urë, duke lanun prapa shqipërinë e shkretuar nga ‘’të vjellat,, e kontrabadës së drogës dhe të një grushti njerëzish ‘’pronar të gjithë fuqishëm,, të ajrit që thithim, të ujit që pimë, të bukës ku drithërat e së cilës i blemë nga tregëtarët serb ukrainas, rus etj.
Një popull i mbërthyer keqas nga merimanga e zezë e rilindasve, që kanë thurur përqark institucioneve shtetërore e private për t’iu shërbyer atyre me devotshmëri, duke e bërë çdo veprimtari individuale e ekonomike të lidhur fort pas interesit të tyre pushtet mbajtës e krijuar kështu psikozën e nje kupole qe han, fiton e lufton vetëm për vete. Kundërshtarët me fjalë e veprime ajo i helmon, i hedh në mes udhes, i kërcënon me jetë ose largim nga puna, ju ban presion e luftë psikologjike duke zbatura parimin ose me mua ose kundër meje. E kështu, sigurisht fjala rilindas, ka ramun në boshllëkun e një humnere, ka mbetur e varur në ajër si sllogan, parullë boshe që askush se beson e mban shpresë. Po si ta kuptojm më konkretisht? Rilindja e qeverisë E. Rama 3, me njerëzit e saj në të gjitha hallkat shtetërore, kanë pushtuar shpirtin e njerëzve, kanë errësuar të ardhmen me rrjetën e zeze të burokracisë shtetërore, të vendimit ‘’diktatatorial,, të ‘’UNIT,, që vendos për gjithëçka, kush të jetë Kryetar e Kuvendit ‘’te popullit,, të Presidentit të Republikës duke i kthyer në shërbetor të zellshëm të juntës qeveritare të kryeministrit Edi Ramma, nje Sulltan modern i dhjete vjeçarit të dytë e të tretë të shekullit te 21 të shqipërisë që ‘’lulëzojn,, vetëm tre lule, qelizat e tjera të atdheut të shqiptarëve janë të vdekura ose po vdesin si gjahu në gojën e korkodilit.
Shpata e tij, jo prej hekuri apo çeliku, por prej padishhut të djallëzive, të intrigave të degjenerimit moral, politik e psikologjik të një shoqërie servile, sahan lepirëse, djallezore, egoiste, kriminale që ka shkretuar qindra fshatrat, që ka mplakur dhe boshatis qytetet, që ka rritur krimet me thika e plumba, bandat kriminale dhe gjak marrjen, këtë plagë të thellë torturuese për mijëra familje nga veriu në jug të shqipërisë Ndërsa në tre qytete e ka përqëndruar padishahu yne Sulltani ‘’qoftë lavdue nga zoti,, investimet e tija në Tiranë, Durrës e Vlore. E tani një allishervish tjetër. Tanima siç shkruhet se ështe gati projekti 1 miliard euro për të çuar ujin e ftohtë të Tepelenës në Itali nëpërmjet një tubacioni 80 km nën Adriatik. Apo po flitet për Udhën e Arberit që ende nuk i dihet as fillimi as fundi por që trumbeton për ‘’sukses madhështor,, e si shpërblim për Dibranët, projekton e ka vendosur të mbys luginën e Drinit të Zi me hidrocentralin e Skavicës. Në njërën anë të jep kulaqin në anën tjetër plotë djallëzi e hipokrizi me ‘’me mendje të ndritur prej Sulltani,, të mbyt nën ujë pa nam i nishan me të vdekur e të gjallë.
Por gjithekush i lind natyrshem pyetja: Çfare do te ndodh pas kesaj ‘’vrejtje,, ‘’terheqje veshi,, për keto vepra ‘’lavdi madhe,, që janë jashtë kohës dhe gjëndjes mjerane të një populli që po mplaket me ‘’shpejtësi kozmike,, ? Duke menduar thelle për gjithë çka shkruajtëm ma sipër e gjitheçka që ndjejn thellë në shpirt, në xhepat, portofolet, në klimën politike, sociale dhe ekonomike, azgjë nuk do të ndryshoj.
Padashahu yne ‘’zoti e lashte gjallë për jete të jetëve,, nuk pyet për shkencëtar e specialist ai çdo pune e mendon vetë, e ban vetë e vulos vetë me Qeverinë e cucave dhe Kuvendin e ‘’popullit,, të majmur me shtesën e rrogave kohët e fundit. Po sikur ky të kishte menduar që me këto ‘’ Projekti “2 miliardë dollarë” për jahteve në Durres dhe 500 milion dollar për Skavicën të investonte për rrjetin e gazit në Shqipëri. A nuk do të kishte shpëtuar mjedisin natyror shqiptar nga shkatërrimi i tij dhe do të kishte realizuar një objektiv të Organizatës se Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Klimën? Por jo, ky mendon ndryshe nga këto institucione ndërkombëtare, ai mendon për fitime kolosale të makinës së oligarkeve përqark tij, për t’u dhjamosur e sunduar politikisht ekoniomikisht tani e ‘’përgjithmonë,, nje Shqipëri me kulla 50 katëshe në Tiranë, pëllambë me beton e hekur, me fshatrat që po vdesin ngadalë ngadalë e veriun e shqipërisë për t’a bërë gadi për t’a gllabëruar armiku i përbetuar Serb, me synimet e tij të vjetra për dalje në Adriatik.
Prandaj Dibranë, Durrsak, Vlonjat, ekologjista e mbrojtës të mjedisit bukë dhanës e shendet mirë, mos shpresoni, por të luftojm me të gjitha forcat që t’i ndalojm atdheut hemoragjinë e syrgjynosjes, nga ‘’planet marshalle,, të Qeverisë Rama 3, që janë mbytje në borxhe të shqipërisë e shpopullimin e saj duke e mbushur pastaj me indian, pakistanez, senegales e të gjitha racat duke shprishur gjakun shqiptar të trashëguar në mijëra shekuj.
06.06.2023 Syrgjinosuri SELMAN MEZIU