Andris Lleskai-Luftë me shkronja e me marshinë


uftë me shkronja e me marshinë*

—————————————————- (Bibë Gjetës*)

Gjyshi em s’ka ditë me kallzu prralla,*

ka ditë me tregu do kuvende fort t’rralla

qysh ka kërsitë pushka me gjerman e hasëm,

e kanë marrë Plak për Gjak e krushk për dasëm.

Krushk i parë e faqebardhë,

në Prosek* ka hap’ shkollë të parë,

i ka nitë fjalës si flamur n’kshtjella

si rri Mirdita, e si rri Kthella.

Si Kthellas t’njef Kanuni e Mirdita,*

o t’ka njoft Kapedani Bardhok Biba,

t’ka njoft n’luftë e t’ka njoft Msus

e për kushrenën t’ka hy shkus,

për të Bardhën Princeshë Dukagjini

fort i ka pëlqy Kapedanit miqsimi.

Penën në dorë, pushkën në shpinë,

luftë me shkronja e me marshinë,

fis Gjegj-Mark or Bibë Gjeta

me men o flakë dahet bleta*!

Shpi Pune e Shpi Pushke o çlirimtar,

jeta s’t’dhemet o përkrenar,

jetën për dy gisht nder në ballë

e ke si Msus i Parë e luftëtar,

mbetesh arsimtar, pishtar i gjallë!…

Andris Lleskai

9or22

Marshinë* – lloj pushke luftarake

Vargu i parë nuk mund të thuhet me siguri, por përderisa Gjyshja ime nuk di asnjë përrallë, mund të merret si i mirëqënë hamendësimi se edhe Gjyshi s’ka ditur të tregojë përralla.

Prosek* – fshat në Kthellë, Kthella është një prej 12 bajraqeve të Mirditës, e vetmja që kishte 2 bajraktarë (atë të Kthellës së Epërme e atë të Kthellës së Poshtme).

Bibë Gjetë* Ndue Nkollë Gjegjë Marka Gjegjë Marka Gjegja (në këtë brezni është marrë dhe llagapi “Gjegj-Mark”) ose shkurt: Bibë Gjetë Lleshaj.

T’njeh Kanuni e Mirdita* – Neni 659 i kodit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, botim i vitit 1933 i njeh Kthellasit si të parët e krahinës së Mirditës e Malësisë së Lezhës: “Me ardhë per mik i Ohërnjani* (i Thkellas) a në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj, kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj- (Ket pûnë s’e bân kush prej nderjet.)”

Shënim shtesë: i Ohërjani* – Kthellasit konsideroheshin deri vonë Ohërjanë ngase në ndarjen territoriale të Perandorisë Osmane u përfshinë në Sanxhakun e Ohrit. Ata iu bashkuan shumë vonë bajrakëve të Mirditës, dhe pse në kulturë, gjuhë, veshje, e doke, ishin në një kompaktësi të pandashme me ta.

Bleta* – e vetmja gjallesë (përpos njeriut) që në kulturologjinë shqiptare respektohet deri në atë pikë sa në fund të jetës së saj nuk thuhet se ”ka ngordhur” apo “cofur”, por “ka vdekur”; duke e ngritur në një kult nderimi të mëvetqëm e të patjetërngjashëm.

About Post Author