Andris Lleskai-Narçist i Pamallkuar


Andris Lleskai

Narçist i Pamallkuar

——————————

Jam një Narçist që vdes

sa herë veten e shoh në pasqyrë,

si lule rilind në të bardhë o verdhë

në gji duke ndryrë çdo tjetër ngjyrë.

.

Unë jam një Narçist që vdes

sa herë has në siluetën time,

pellgut të qetë, lumit që rrjedh,

ndër detra, liqene, e ndër burime.

.

Ju kanë gënjyer që e dua veten,

historia ime duhet rilexuar,

unë thjeshtë vdes teksa reflektem,

.

për krejt koloritet e paeksploduar,

sado që mbajta egon, refuzova Ekon,

perenditë ende s’më kanë mallkuar!

Andris Lleskai

About Post Author