ANDRONIQI ZENGO ANTONIU


Arian Cika

(1913-2000)

Një piktore, ikonografe e shquar e Dinastisë së Artit Zengo, nga DARDHA.Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar me rastin e ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore 29.09.2021 vazhdon të deklarojë që ka nxjerrë në dritë dhe vlerëson 24 ikonografët nga Dardha në një ekspozitë të veçantë me një udhëtim në shekujt XIX dhe XX në artin ikonografik, ku ata përcaktohen se kanë lënë gjurmë të thella në artin figurativ’.Posteri pasues i MKAM i destinohet Androniqi V. Zengo me vlerësimin e lartë :’E talentuar, megjithëse kryesisht u mor me pikturën laike ajo nuk rreshti kurrë së punuari edhe ikonografi apo afreske..’Falenderime dhe respekte i takojnë Drejtoreshës të MKAM – Korçë znj. Fjoralba Prifti për kontributin e veçantë në organizimin e eventit ‘Dardharët’.Androniqi Zengo së bashku me motrën e saj Sofia, janë konsideruar piktoret – ikonografet e para profesioniste në artin figurativ shqiptar. E diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë dhe më pas në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris (Ecole Des Belles Artes), Androniqi u kthye në Shqipëri dhe filloi punën si mësuese në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë.Ushtron aktivitet artistik në ikonografi dhe në pikturën laike.Ka pikturuar disa objekte kulti si : kisha e Drenovës, kisha e Ungjillëzimit Tiranë etj.Ka lënë një trashëgimi shumë të pasur me rreth 400 piktura një pjesë ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit në Tiranë.Ka marrë pjesë në disa ekspozita brenda dhe jashtë vëndit.Respekte Androniqi Zengo Antoniu.

About Post Author