
Ma sill një puthje, ma sill ti,
po s’munde ma dërgo pas erës,
dua të dehem ashtu si unë di,
stolisur me ngjyrat e pranverës.
Unë do e ndjej, besomë do e ndjej,
do e përkëdhel këtu në vetmi…
Puthje dua, puthje që të lenë shenjë
Që kullon e rrjedh, pikon dashuri.
Nuk dua këtë natë qetësi,
Sonte këtë natë dua ta bëjë ditë,
do e pres, në dritare ulur do rri,
të ma mbush këtë shpirt me dritë.
Ose më mirë eja dhe shtrëngomë në gji,
ta ndjej ngrohtësinë ta ndjej si dikur,
Të ikë sonte verbimi nga sytë e mi,
Dua ta çmend natën ashtu si di unë.
Anejla Lako