Anelja Lako-Kjo lule-dele…


Anelja Lako

Kjo lule-dele…

Kjo lule-dele ka çelur në lëndinë,
Gënjehet, sikur të ishte pranverë!
E vetmuar, si një qengj lënë jetim,
Tringëllin me petalet e saj me erë.

Mbase, ndaj ka marrë lulja emër,
E genjyer nga vjeshta ajo lulezon
Dëshiren time pash te ndezur
Lule delja asnjëherë sma plotëson. ..

Unë puth ëndrra, lulja puth rreze,
Por dhe vjeshta s’është pranverë!
Petalet do bien nga e ngrirë vese,
Si dëshira ime s’po vjen asnjëherë…

About Post Author