Anelja Lako:Ndjenjat


Ndjenjat
nën vello hëne fshehur.
Ti je larg, sa një yll
dhe vetminë time ndriçon,
nga lart…

Këtu ku veç heshtja dëgjohet,
vetëm hëna bën ca pyetje
me synë e saj të verdhë:
“Ç’u bë djaloshi i yjeve ?”.

Unë platitem mes heshtjes
dhe grindem me pyetjet :
“Ku i fsheh ndjenjat ti?
Prapa maleve?
Poshtë deteve?
Në qiell mes reve?
Po retë, a fshihen mes yjeve?”.

Aty je ti!
O hapësirë boshe,
e akullt,
pa ndjenja,
me ngjyrën gri,
hesht!

Prapa maleve,
poshtë deteve,
në qiell mes reve,
në thellësi ndjenjash,
fshihem unë.
Hesht pra!

Aty je edhe ti,
o djalosh i yjeve,
aty ku ti më gjen
edhe kur nuk jam…

About Post Author