Pa titull
Perëndimi merr me vete mendimet,
që shuhen bashkë me diellin
Muzgu hedh vellon…
dhe unë i dorëzohem natës …
Sonte nata qënka pa sy,
unë nuk i mbyll dot sytë…
A të zë gjumi në një natë si kjo?
Mos eja sonte…
Më flet zemra jote,
doja ti mbyllja sytë…
Por qepallat rënduar nga kujtimet
skanë gjumë…
Ndërsa unë do përkëdhel ëndrrën…
Anelja Lako:
