Anës liqenit-Vilson Mersinllari


Anës liqenit,rastësisht po eci sot ngadalë

vështrimin e kam hedhur,tutje në thellësi

shumë vargje më vinë,në mëndjen time vërdallë

seç më kujtojnë ato,seç kam unë një ndjenjësi.

Dallgët e liqenit,rishtaz,krijojnë disa valë

ku përplasen lehtë,lehtë,tek këmbët e mia

kujtoj vargjet e poezisë,sikur jam në përallë

në çast më vjen në mëndje,e gjithë poezia.

Poezia e Lasgushit,më ndjek mua nga pas

herë më bëhet tempull,herë statujë mermeri

sa bukur e ka shkruar,për këtë mëndjen vras

kjo është poezia e madhe–Kur dremit liqeri-