Angela Kosta – Këngëtarja Aishe Musta Alickaj një zë i veçantë i këngës labe


Angela Kosta

Sot sjellim për të gjithë lexuesit dhe artdashësit në GazetaDestinacioni, këngëtaren e mirënjohur nga jugu i Shqipërisë Aishe Musta Alickaj. Më datën 18 Korrik të këtij viti, Aishe Musta Aliçkaj publikoi videoklipin e ri “Baluket Derdhur Mbi Ballë”, kurse muajin e kaluar, në datën 15 Shtator, këngëtarja në fjalë, publikoi videoklipin tjetër të ri: “Të Kërkoj Vëlla”. Përveç pasionit për këngën labe, këngëtarja e mirënjohur përdor edhe penën e saj ku hedh rrjedhshëm vargjet e bukura, të cilat pasqyrojnë shpirtërimin e një artisteje me shumë vlera të spikatura. Po sjellim këtu biografinë e kësaj këngëtareje dhe poeteje e cila edhe pse gjendet në mërgim, vazhdon t’i përkushtohet me zell përhapjes së tabanit të traditave të këngës popullore përfshirë këtu edhe këngët labe. Aishe ka lindur në Dukat të Vlorës; ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Pasionin për letërsinë e filloi që në bankat e shkollës 8 – vjeçare duke shkruar proza dhe poezi, pasion ky të cilin e kultivoi edhe gjatë periudhës studentore si edhe në vitet që rrodhën më pas. Si shumë shqiptarë të tjerë gjatë trazirave të atyre viteve që fatkeqësisht vendi ynë përjetoi, për arësye ekonomike, në vitin ’94, edhe Aishe u detyrua të largohej nga vendi i saj duke emigruar sëbashku me familjen drejt Greqisë ku jeton ende edhe sot, por kjo, nuk e shkëputi aspak atë nga dashuria dhe pasioni për të vazhduar jo vetëm të këndojë por edhe të shkruaj. Alickaj i bën të ditur publikut, se talentin për poezinë dhe muzikën, poetja dhe këngëtarja e ka trashëguar prej nënës së saj, e cila ishte mjaft e talentuar si në të shkruar po ashtu edhe në të kënduar. Shumë nga poezitë e saj, autorja i përmblodhi në librin: “Dhimbje dhe Mall” publikuar nga Shtëpia Botuese “Toena”. Repertori i këngëve të Aishe Musta Alickaj është mjaft I larmishëm dhe i gjerë, i pasuruar ndër vite. Po sjellim disa tituj të këngëve të kënduara me zërin e veçantë dhe të bukur të një këngëtareje profesioniste të saj të cilat mund t’i dëgjoni në platformën You Tube: – Baluket derdhur mbi ballë https://youtu.be/gtI3Tw7-Gtk?feature=shared – Të kërkoj Vëlla https://youtu.be/3LIrQfnub5s?feature=shared – Nëna labe kur qan https://youtu.be/hN02S7da8fA?feature=shared – Zanë e malluar https://youtu.be/QFziHdwe7PQ?feature=shared Kolazh jugu https://youtu.be/DOuXWTfyx_4?feature=shared – Dukati im https://youtu.be/3rmurha2h_M?feature=shared – Sa shumë të dua Si edhe shumë e shumë këngë të tjera të bukura. I urojmë Aishe Musta Alickaj Urime dhe Suksese në rrugëtimin e karrierës së saj si këngëtare e gjithashtu edhe si poete.

Pregatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, gazetare dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press dhe Kryeredaktore në gazetën Një Dritare e Re.