Shoqata kulturore “Ponti non Muri – Ura jo Mure” e Gagliano del Capo, (Leçe – Itali), në patronazh me qytetin e Gagliano del Capo, qytetin e Vlorës, Provincën e Leçes, Dioqezën së Ugento Santa Maria Leuka, propozon eventin “Salento – Albania: Një urë mes dy brigjeve në rrugët e lindjes.” Ky event i rëndësishëm, vazhdon të zhvillohet si rrjedhojë e zgjerimit të lidhjeve historike midis dy trevave, si kulti i shenjtorit shqiptar në Salento, Shën Danakti i cili i jep edhe emrin qytet të vogël, ose prania e Gjergj Kastrioti Skënderbeut etj. Gjithashtu ky event dëshiron të shikojë nga e ardhmja, duke përforcuar ndjenjën e afërsisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve. Salento është vend strategjik për të qenë një lidhje Tokë – Urë me të gjithë Mesdheun, madje që nga fillimet e historisë së hershme.
Festa e Shën Danaktit, mbahet në fshatin homonim, më 7 gusht të çdo viti. Shën Dana është një pjesë e komunës së Gagliano del Capo në provincën e Leçes në jug të Salentos.
Shën Danakti lindi në Vlorë të Shqipërisë në shekullin e IX. Ai mbërriti në Salento, ku shërbeu si dhjak në Shenjtëroren e Shën Maria të Leukas.
Gjatë një sulmi nga saraçenët në Shenjtore, ai mori me vete kupat e shenjta që përmbanin Eukaristinë dhe iku për t’i shpëtuar drejt fshatit më të mbrojtur në Montesardo. Por disa kilometra larg qytetit, fatkeqësisht u kap dhe u plagos. Megjithatë, para se të vdiste, për të shmangur përdhosjen e Eukaristisë, ai pati kohë të konsumonte ostet e shenjta. Në vendin e vrasjes së tij, dyqind metra jashtë qytetit të Shën Danës, i cili mori emrin nga ai, tani qëndron një përmendore në shenjë të kujtesës së tij.
Ju presim të gjithëve në datat 7 – 8 gusht në këtë festë të rëndësishme patronale.
