Angela Kosta – Poeti i shquar italian Cesare Pavese


Angela Kosta – Poeti i shquar italian Cesare Pavese.
Cesare Pavese lindi në Santo Stefano Belbo më 9 shtator 1908 në Torino dhe vdiq më 27 gusht të vitit 1950. Ai ishte shkrimtar, poet, përkthyes dhe kritik letrar italian sikurse autor i 61 librave.
Cesare Pavese  është një nga autorët më të shquar të letërsisë italiane të shekullit të XX. Përveçse ka shkruar romane të cilat kanë pasur shumë sukses, ai ka botuar dhe krijuar gjithashtu, poezi të shumta që kanë ndihmuar në konsolidimin e reputacionit të tij si një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Falë stilit unik dhe aftësisë së tij për të trajtuar çështje të thella dhe universale, Cesare Pavese konsiderohet kollona historike e vërtetë e letërsisë italiane së shekullit të XX.
Shkrimi i tij, në të njëjtën kohë është tërheqës për historitë që tregon dhe i thellë për gërmimin e tij të vazhdueshëm në shpirtin njerëzor. Cesare Pavese ishte një përkthyes i rëndësishëm i shekullit të XX, mjaft i vëmendshëm ndaj realitetit popullor e fshatar, por edhe i hapur ndaj letërsive të tjera evropiane. Ai ishte ndër të parët që u interesua për letërsinë amerikane, në të cilën përktheu disa vepra nga autorë klasik amerikan.
GJITHMONË VJEN NGA DETI
Gjithmonë vjen nga deti
dhe ke zë të ngjirur,
ke gjithmonë sy sekreti
prej uji të gjallë midis ferrave,
dhe ballin poshtë, si qiell i ulët me re.
Çdo herë rijeton si diçka e vjetër dhe e egër,
që zemra tashmë e dinte ndaj shtrëngon.
Çdo herë është krisje
çdo herë është vdekje.
Ne gjithmonë luftuam.
Kush i shpëtoi përplasjes
shijoi vdekjen
dhe e bart atë në gjak.
Si armiq të mirë
që nuk urrehen më
kemi të njëjtin zë
të njëjtën dhimbje
dhe jetojmë të përballur
nën qiellin e varfër.
Mes nesh jo kurthe,
jo gjëra të kota
ne do të luftojmë gjithmonë.
Do të luftojmë përsëri,
ne do të luftojmë gjithmonë,
sepse kërkojmë gjumin e vdekjes krah për krah,
dhe kemi zë të ngjirur
ball të ulët dhe të egër
dhe një qiell identik.
Ishim krijuar për këtë.
Nëse ti ose unë do t’i dorëzohemi përplasjes,
pason një natë e gjatë
që nuk është paqe apo armëpushim
dhe nuk është vdekje e vërtetë.
Ti nuk je më.
Krahët luftojnë më kot.
Derisa na dridhet zemra
Thanë emrin tënd
Përsëri fillon vdekja.
Gjë e panjohur dhe e egër
ke rilindur nga deti.
16 korrik 2023
Përgatiti dhe përktheu: Angela Kosta