Angela Kosta shqipëron ciklin poetik të poetes italiane Laura Castaldo


CIKËL POETIK NGA LAURA CASTALDO

TRËNDAFILI I BARDHË

Aty ku lulëzon trëndafili i bardhë
një poezi lind
Petalet e saj të bardha
prej kadifeje, aromatike
prekin zemrën atij që e admiron
elegancën dhe hijeshinë e saj
percepton aromën e saj
intensive, të pastër, delikate.
Duke e vështruar Trëndafilin e bardhë
dhuron dritë, gëzim, shpresë…
Ti Grua
Merr forcën sërish për të lulëzuar
dhe përçoje aromën
të profumojë jetën tënde.

LA ROSA BIANCA

Dove sboccia la rosa bianca
nasce una poesia
I suoi petali bianchi
vellutati, profumati
sfiorano il cuore
di chi
ammira la sua eleganza
e il suo fascino
percepisce il suo profumo intenso
puro, delicato.
La rosa bianca guardarla dona
luce, gioia, speranza…
Tu Donna
Prendi la forza di sbocciare di nuovo
e porta la tua fragranza a profumare
la tua vita!

JE…

Je e ëmbël si mjalti
Je delikate si një trëndafil me aromë
Je bukuria e një muzgu mbi det
Je një dritë e shndritshme si hëna e natës
Je sharmi i një mëngjesi vere
Je mrekullia e Krijimit
Je bukuria e jetës
Je Dashuria
Mos e humb kurrë rastin
për të qenë gjithmonë të lumtur!

SEI…

Sei dolce come il miele

Sei delicata come una rosa profumata

Sei la bellezza di un tramonto sul mare

Sei una luce splendente come la luna di notte

Sei l’incanto di un mattino d’estate

Sei la meraviglia della creazione

Sei la bellezza della vita

Sei Amore

Non perdere mai l’occasione di essere
sempre felice!

BESOJ TEK KOHA

Besoj tek koha
për t’u rigjetur që sërish të rifillojmë
Na shërbeu për të kapërcyer
Vështirësitë dhe shumë Pengesa.
E pavarësisht gjithçkaje
ende ekziston një vend në zemër
me Magjinë për t’u kthyer
që të dish të dëgjosh dhe të falësh
Duart të shtrëngosh
pas gjithë kësaj kohe të humbur.
Le t’i japim kohë vetes
për të qenë të lumtur në shpirtin tonë
me çdo përkëdhelje, fjalë dhe shikime…
Ne të dy përgjithmonë!

ACROSTICO – CREDO NEL TEMPO

Credo nel tempo per
Ritrovarsi e ricominciare
Ed è servito a superare le
Difficoltà e tanti
Ostacoli
Nonostante tutto
Esiste ancora un posto nel cuore con
L’incantesimo di dover
Tornare per sapersi ascoltare e perdonare
E tenersi per
Mano dopo tutto questo tempo perduto
Prendiamoci il tempo per rendere felice
la nostra anima con
Ogni carezza, parola e ogni sguardo…
Noi due per sempre!

SOT JE E VEÇANTË
(Dedikim për të gjitha Gratë)

Sot je e veçantë
Shijoje jetën me Gëzim dhe Hare!
Dhimbja tashmë është zhdukur
Ti je ndryshe dhe nuk qan më.
Kujtimet e hidhura nuk mund të të lëndojnë.
Zgjohu nga kjo ëndërr e thellë
Përjeto ëmbëlsinë e jetës!
Dhe buzëqesh Gjithmonë
Beso në vetvete
Duaje veten
Lëre të kaluarën pas
jetoje Sot jetën tënde
sepse je unike dhe e veçantë!

ACROSTICO – OGGI SEI SPECIALE

(Dedica a tutte le Donne)

Oggi sei speciale
Goditi la vita con
Gioia e serenità
Il dolore è passato
Sei diversa
E non piangi più
I brutti ricordi non fanno più male
Svegliati da questo profondo sogno
Prova la dolcezza della vita@
E sorridi
Credi sempre
In te stessa
Amati
Lascia il passato alle spalle
E vivi la tua vita oggi perché sei
unica e speciale!

TË JETOSH ME NGJYRA

Të jetosh me ngjyra
me Ngjyrat e mrekullueshme të ylberit
do të thotë ta Jetojmë jetën tonë lehtë
dhe pa mendime.
Pasqyrohet gjendja jonë
duke na falur motiv dhe energji,
Lumturi dhe pozitivitet.
Ngjyrose Shpirtin tënd!
Çdo ngjyrë të inkurajon
të gjesh Lumturinë…
Çdo person ka ngjyrën e tij të preferuar Reflekto dhe zgjidh
ta jetosh jetën tënde me ngjyra!
Dje, Sot, Nesër… Gjithmonë!

ACROSTICO – VIVERE A COLORI

V ivere a colori con
I  colori meravigliosi dell’arcobaleno significa
V ivere la nostra vita con leggerezza
E spensieratezza
R ispecchia il nostro stato
E motivo regalandoci energia,
A llegria e positività
C olora la tua anima!
O gni colore ti sprona a trovare
L a felicità …
O gni persona ha il suo proprio colore preferito
R ifletti e scegli di vivere la tua vita a colori!
I eri, oggi, domani… Sempre!

DY JETË

Dy jetë që njëra – tjetrën gjejnë
të bashkuar në dashuri
jetojnë me emocion dhe pasion
duke vlerësuar esencat e tyre
Së bashku
përkatësi të thellë transmetojnë
duke eksploruar me delikatesë shpirtin!

ACROSTICO – DUE VITE

D ue vite che si trovano
U nite nell’Amore vivono con
E mozione e passione
V alorizzando le loro essenze
I nsieme
T rasmettono profonda appartenenza
E splorando con delicatezza l’anima!

Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, gazetare dhe Zv & Drejtore në Albania Press e Kryeredaktore në gazetën Një Dritare e Re