
SIMFONIA E SKALITUR
النحت النحوي
هذه القصيدة مخصصة لمأساة الفيضانات الألبانية في قناة أوترانتو ، في 28 مارس 1997.
تحت السماء المفتوحة ، بدأت السمفونية غير المسموعة
مع ملاحظات مخيفة
حتى أن البحر نفسه تمرد.
موجات من الرعب الذي لا يرحم
جلبت بشراسة إلى الشاطئ
همسات دون شكوى
العديد من الملائكة الصغار ،
حافي القدمين
تطفو على الماء ،
غارقة في القلب ،
بابتسامة
كفتاة صغيرة تتشبث بأم شابة
على الصندوق الرخامي البارد.
سمع في السماء المفتوحة
نهاية أمل كبير ،
واللغات الأجنبية
بقيت سونيتة السفينة مسجلة
في مرآة البحر العميق المظلم.
BUZËQESHJE E HIRTË
ابتسامه حلوة”
هذه القصيدة مخصصة للإبادة الجماعية لليهود.
اتساع العينين ، لا ضوء
من الدموع الجليدية مثل الأيدي الباردة نفسها ،
نهاية غروب الشمس تحت الجفون المتلوية.
صرخات يائسة من الوحشية
مع الاسم التجاري “الموت” ،
تمت الموافقة على قانون السلالة وتأكيده
بتفانٍ جدي ،
من قبل أولئك الذين لديهم القوة في أيديهم ،
لتختفي مرة واحدة وإلى الأبد
ابتسامة كرامة الانسان
توقفت في طوابير طويلة لا نهاية لها.
الأطفال والنساء والرجال من جميع الأعمار
شوهت الأرقام بلا رحمة.
الله نفسه لم يضع حدا لمثل هذا العمل ،
سمحت لهذا “لماذا” أن تظل دون إجابة
كما صفق العالم لسيناريو الرعب
توقف عن التنفس
حتى بالنسبة لأولئك الذين كانوا ضد
وأرادوا أن تتوقف عجلة الحظ.
لم يستغرق الأمر وقتًا طويلاً حتى تتوقف هذه المذبحة
احتفل اليوم بيوم ذكرى عظيم
لأولئك الذين كادوا عبثا
لكنهم لم ينجوا من الاضطهاد.
قلة نجوا
لذلك لا يمكنهم أن ينسوا.
واليوم ، مثل الأمس ، يستمر السيناريو
بأبعاد أخرى ، دون وازع
حروب لا معنى لها ولا نهاية لها ،
ويظهر رعب بشري في قاع البحر
ولا يزال العالم يصفق
بهدوء وبدون اعتراض.
PRELUD
راكع في الظلام
تحت مأوى بلا سقف
صديق العاصفة في السماء المفتوحة ،
لا نجوم ولا قمر
مغمورة في الحمأة الطينية
مليئة بالأفكار العميقة.
كما أحلم أنه في يوم من الأيام سأكون غنيًا بكل شيء في الوجود
لا يد ، قديمة
احفروا كنز البؤس
مليئة بالجثث المقطعة.
مقدمة
مبارزة صامتة
كما تدعي البراءة
فريسة للرغبات المتعطشة للدماء
حيث كل شيء ولا شيء
توحدوا إلى الأبد.
وما زلت أتجول عبثا
معاق ودفن أحياء
أعترف بذلك في يوم من الأيام
سأشعر بالراحة
من سلامي.
SIMFONIA E SKALITUR
Kjo poezi i dedikohet tragjedisë së përmbytyrve shqiptarë në Kanalin e Otrantos, më 28 mars 1997.
Nën qiell të hapur simfonia e padëgjuar, filloi
me nota të frikshme
saqë edhe vetë deti u rebelua.
Dallgë tmerri pa mëshirë
me tërbim sollën në breg
pëshpëritjet pa ankesa
të shumë engjëjve të vegjël,
këmbë zbathur
lundrues mbi ujë,
të lagur deri në palcë,
me buzëqeshje të fikur;
si vajza e vogël e kapur pas nënës së re
në gjoksin e mermertë të ftohtë.
Në qiell të hapur u dëgjua
fundi i një shprese të madhe,
dhe në gjuhë të huaj
soneti i një anijeje mbeti i skalitur
në pasqyrën e detit të përtejm, të errët.
BUZËQESHJE E HIRTË
Kjo poezi i dedikohet gjenocidit të hebrenjve.
Sy të çjerrur, pa dritë
nga lotët e akullt si vetë duart e ftohta,
fundi perëndues nën qepallat përpëlitëse.
Britma të dëshpëruara nga brutaliteti
me emrin e damkosur “Vdekje”,
ligji i racës i miratuar e konfirmuar
me një përkushtim të zellshëm,
nga ata që kishin pushtetin në duart e tyre,
për të zhdukur njëherë e përgjithmonë
buzëqeshjen e dinjitetit njerëzor
i ndaluar në radhët e gjata pafund.
Fëmijë, gra, burra të të gjitha moshave
numra të njollosur pa mëshirë.
Vetë Zoti nuk i dha fund një akti të tillë,
lejoi që ajo “Pse” të mbetej pa përgjigje
teksa bota duartrokiste skenarin tmerr
frymëmarrje e ndalur
edhe për ata që ishin kundër
dhe donin që rrota e fatit të ngecte.
Nuk u desh shumë kohë që të ndalej kjo masakër
e shënuar sot si ditë e madhe përkujtimore
për ata që u munduan më kot
por nuk i shpëtuan persekutimit.
Pak ishin ata që mbijetuan
ndaj nuk mundën të harrojnë.
Sot, ashtu si dje skenari vazhdon
me përmasa të tjera, pa skruppull
luftëra të pakuptimta dhe të pafundme,
e në fund të detit shfaqet tmerri njerëzor
dhe bota vazhdon të duartrokasë
në heshtje, pa kundërshtuar.
PRELUD
E gjunjëzuar në errësirë,
uloke nën një strehë pa çati
shoqe e stuhisë në qiell të hapur,
pa yje, pa hënë
e zhytur në llumin e baltës
përplot mendimesh të thella.
Teksa ëndërroj se një ditë do të pasurohesha me gjithçka që ekzistonte
pa duar, e plakur
gërmoj thesarin e mjerimit
plot kufoma të çarfalitura.
Prelud
duel i heshtur,
teksa lutet pafajësia
pre e dëshirave të etura gjakatare
atje ku Gjithësia dhe Hiçi
bashkohen përgjithmonë.
E unë vazhdoj të endem në kotësi
e paaftë, e varrosur për së gjalli
e pranoj se një ditë
do të ndjehem rehat
nga vetë paqja ime.
Përktheu në gjuhën arabe Aziz Mountassir.

………………………
Dr. Aziz Mountassir lindi në Kasablanca, në Marok më 30 mars 1961. I diplomuar në Letërsinë Arabe, ai është një poet i fokusuar globalisht, i cili i ka përkushtuar shkrimet e tij për përmirësimin e Njerëzimit dhe atë të Paqes. Aktualisht jeton në veri të Marokut me gruan dhe djalin e tij. Aziz Mountassir i ka kushtuar shumë vite të jetës, duke mësuar rreth ripërtëritjes moderne të poezisë dhe transformimit të strukturës tradicionale të gjuhës arabe. Ai thotë se ka: poezi tradicionale, poezi moderne dhe më pas, poezi të çmuara. Azizi ka marrë tridhjetë doktoratura Nderi dhe nderime të larta në sajë të krijimtarisë Letrare dhe shërbimit ndaj Njerëzimit. Federata Botërore e Ambasadorëve të Vullnetit të Mirë e ka vlerësuar me Çertifikatë të Ambasadorit të Vullnetit të Mirë në Marok. Ai i përkushtohet me pasion vlerësimit të tij global për të shërbyer si një Udhëheqës Humanitar dhe Ambasador i Krijimtarisë dhe Paqes. Aziz Mountassir ka qenë i ftuar në një numër të madh konferencash kulturore dhe festivalesh ndërkombëtare të poezisë në: Dubai, Rumani, Spanjë, Tunizi, Egjipt, Kinë, Palestinë dhe në shumë rajone të tjera të botës. Ai ka gjashtë përmbledhje me poezi në gjuhën arabe: “Melodia e trishtuar”, “Luaj duke pritur”, “Luaj dyfish”, “Dhimbje”, “Gërvishtje në fytyrën në pritje”, dhe “Aq sa fantazi vjen qortimi”. Poezitë e tij janë përkthyer në më shumë se 16 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë frëngjisht, spanjisht, italisht, serbisht, gjermanisht, anglisht, filipinas dhe japonisht. Mario Rigli, poet dhe piktor i njohur italian, ka përkthyer disa nga poezitë e tij dhe i ka kënduar si kompozim muzikor së bashku me kompozitorin e njohur italian, Fabio Martoglio. Veprat e autorit janë përkthyer në italisht gjithashtu nga Maria Palumbo, dhe në anglisht nga William S. Peters, Nizar Sartawi dhe Nassira Nezzar.
Aziz Mountassir ka marrë pjesë në shumë seminare paqeje në: Meksikë, Argjentinë, Spanjë, Egjipt, Amerikë, Kanada, Marok, Indi, Jordani, Ekuador, Kosta Rika, Venezuelë, Tunizi.
Ai është jo vetëm poet por edhe:
- President i Forumit Ndërkombëtar të IFCH për Kreativitetin dhe Humanitetin.
- Ambasador i Kreativitetit dhe Njerëzimit.
- Ambasador i Paqes dhe Njerëzimit.
- Ambasador i Vullnetit të Mirë.
- Filozofi i Paqes.
- Poet Ndërkombëtar.
- President i Forumit Ndërkombëtar të Krijimtarisë dhe Humanizmit nga Maroku.
- President i Organizatës OACG të Krijimtarisë së Artit dhe Vullnetit të Mirë në Marok.
- Presidenti i Ciesart Marok – Peru – Spanjë – Zvicër.
- Ambasador i Trupit Ndërkombëtar të Paqes në Marok.
- President i ( UTEF TURK) në Marok.
- Ambasador i INISA-s.
- Ambasador i Inner Child Press USA në Afrikën e Veriut.
-Drejtor i Magazine Amerika në Marok. - Ambasadori i Paqes WIP (Nigjeri) në Marok.
- Drejtor i Rrjetit Arab në Marok.
- Anëtar i UNGM.
- Gazetar në Gazetën e çertifikuar (Akhabar7).
- President i Shoqatës së Marokenëve të Lirë që mbrojnë Unitetin Territorial.
- Ambasadori i Kondor Mendoza në Marok.
- Ambasador i SAPS Polond në Marok.
- Ambasadori i CUAP Francë në Marok.
– Ambasadori i Acilbras Brasil në Marok. - Drejtor i IFLAC World në Afrikë dhe Marok.
- Anëtar në NASA.
- Delegat Rajonal i Këshillit të Nderuar të Alavitëve në Marok.