Angjeliki-Tregim:Brixhilda Dede


Angjeliki

( Tregim)

Mund të jetë një imazh i 1 person, grim, xhaketë dhe turtleneck

Ulur kariges së guzhinës atë mëngjes me një buzëqeshje pak të çuditshme ( jo të një gjendieje aluçinacioni, por për shkak të moshës 96 vjeçare si dhe dashurisë ndaj bijës së saj) kishte përsëritir tre herë të njëjtat fjalë.

“Ishe 9 muajshe kur të mora nga befotrofi dhe kaq e bukur si sot.”

Ndërsa Angjelikia përtypej vazhdimisht duke u përpjekur të ndëronte bisedë.(pasi në shtëpi ndodheshin edhe njerëz të jashtëm).

Ndërsa e ëma zbriti në hyrjen e saj, ajo luante me Reksin (qenin) për të rregulluar psikologjinë.

Angjia, punonte mësuese në një shkollë fillore afër shtëpisë.

Mishte rastisur ta shihnin shpesh në gjendje të keqe. Atë ditë përpiqej të ngjiste shkallët e pallatit ( pronë e saj pasi i ati kishte qënë arkitekt ndërimi) por dukej tepër e lodhur e pagjumë.

Fletoret e nxënësve i la pa folur nëpër shkallë bashkë me çantën e supit, duke u drejtuar sy mbyllur si somnambël tek dhoma e gjumit.

Shpesh herë edhe ngjyrat e bezdisnin kur ishin të errëta.

Madje gjithë sendet e shtëpisë i ndëronte shpesh duke dashur me sa kuptoja tu jepte një frymë të re. Sikur të donte të çlirohej prej një makthi që mbante brenda vetes.

Po afronin Pashkët.

=Atë ditë zbritën me Merin në dhomat poshtë pallatit për të marë vaj nga disa fuçi të mëdha prej inoksi( vaji ishte prodhimi i tyre prej parcelave të ullinjve) ndërkohë vendosi të hapte disa dollapë prej metali ku ndodheshin nëpër arka metali lodrat e fëmijërisë.( ishin disa kukulla të bukura, të blera shtrenjt asaj kohe por në disa pjesë të trupit kishin gjilpëra të ngulura)

Kjo e bëri Merin (ndihmësen e familjes) mos i prekte me dorë.

Ndërkohë Angjelikia mendoi se duhet të hidheshin të gjitha për tu pastruar dollapët.

Ishin ngjitur në katet lart për të filluar gatimet e festës tek nëna e saj. Një grua e bukur, serioze, me një shpirt sa një det, një guzhinjere e përkryer.

Pavarësisht moshës, bizhuteritë i ndëronte shpesh duke i dhënë vetes shkëlqimin e një aristokrateje të vërtetë.

Ç’ farë të thoshe për gatimet e Aspës!

Cilësia, specialiteti, servirja në disqe të mëdha, radhitja apo zbukurimi i pjatës të linin pa fjalë.( bankete e koktej shtronin shpesh herë në shtëpi.

Të ftuarit ishin prej shtresave më të larta të qytetit).

Ndërkohë, Meri kishte ngjitur kutitë për zbukurimin e ambjentit të shtëpisë si dhe të dyqaneve që kishin në qendër të qytetit.

Mesdita kaloi pakëz e ngarkuar por në kohë përfunduan të gjitha. Ndërsa ra zilja e derës së jashtme, Meri hapi derën.

Ishte bashkëshorti i Angjelikisë.

Si gjithmonë i kujdesshëm në përzgjedhjet e tij.

Hyri brenda me lule në duar përqafuar Angjen. Më pas filluan të vinin porositë e tjera derisa salloni filloi të ngjante me një kopsht mahnitës.

Meri ishte duke mbledhur fshesën me ujë. Atë ditë i kishte vënë aromë vaniljeje e cila nuk ishte e pëlqyeshme për gustot e Vasilit ndaj mblodhi hundët kaluar aty

( Vasili rridhte prej një familjeje të varfër, ishte i pashkollë.

Bile as pamje të hijshme nuk kishte.

Ç’ farë kishte pëlqyer ajo vajzë tek ai!)

Festat kaluan bukur, zhurmshëm si përherë.

Pranija e të ftuarve, tingujt nga pianoja ku luante dhe këndonte Vasili i shoqëruar prej dy fëmijëve të tij binjakë( lindur me eksomatiki) ( këta zotëronin mirë kitarën me korent pasi kishin marë mësime mbi to.)

Si dhe të qeshurat e të qarat e motrës së tyre të vogël disa muajshe.

( lindur me eksomatiki edhe kjo) kishin tërhequr vëmendjen e gjithë të ftuarve.

Të nesërmen Angjelikia e cila kishte marë kile nga përpjekjet për të mbetur shtatzanë (me metodën e jashtme) kishte vënë para vetes një tepsi me ushqime nga mbrëmja e kaluar. Përtypej si të donte të shtynte kohën pa menduar veprimin.

Ishte dita kur Meri kishte dëgjuar në telefon shitsen e një dyqani tek fliste me Vasilin.

Ai do të nisej për në Itali bashkë me përkthyesin e tij për punë menaxhimi.

Tek hapi derën e dyqanit Meri dëgjoi disa fjalë të ëmbla dashurie, sigurisht Vasili nuk i drejtohej bashëshortes,..

Mos vallë të ishte kjo arsyeja e shqetësimit të saj?

Mos fjalët, shkojnë rrotull e më pas kthehen tek i zoti?!

Por sigurisht, Angjelikia i kalonte shpejt këto situata.

Pasi burrin e kishte blerë dhe mundet ta hidhte në rrugë kur të donte.( Ajo që e mbante lidhur martesën ishte egoizmi dhe lekët).

(në marëdhënie të tilla padashur, fëmijët bëhen viktima të një gjendjeje të padëshiruar).

Po afronin muajt e verës. Familja zotëronte një vilë të mrekullueshme afër bregut të detit.

Që fëmijë e vogël mbante ment të kalonin aty muajt e nxehta buzë detit.

Aty i priste skafi i tyre luksoz. Varkat me vela të fëmijëve. Lojdërat e detit, pishinat si dhe reziqet me gjarpërinjtë e ujit.

Të nesërmen Meri mori autobuzin për të shkuar tek shtëpia buzë detit.

Ajo rrethohej me bar jeshil nga të dy krahët e 100 shkallëve prej guri.

Pemët rreth kangjëllave ishin të prera në mënyrë të rrumbullakët.

Ndërsa në majë të shtëpisë pishat e vjetra të ngopnin mushkëritë me oksigjen.

Aty= këtu, shihej ndonjë ketër. Zogjtë, bërë fole të mrekllonin me cicërimat e tyre.

Dukej, gjithçka të voziste në ujra të qeta, deri sa Merit pa dashur i kapën veshët një bisedë.

Shtëpia në plazh do ti dhurohej mbesës së Aspës.

Ky ishte mendimi që ju shprehu ajo vetë.

Të nesërmen Meri mori autobuzin si zakonisht.

Një telefonatë e bëri të zverdhej në fytyrë e ti ngjallte dyshim.

Në koridor ku Aspa kalonte për të shkuar në (tualetë )pasi ngrihej disa herë natën, ishte derdhur vaj “pa dashur”. Ajo u rrëzua. Prej goditjeve të shkaktuara si dhe plsaritjet e kockës së kokës nuk mundi të zgjohej më, pas dy muajve në gjendje kome.

Për habinë e të gjithëve marëdhëniet me bashkëshortin kishin ndryshuar e marë për “mirë”.

Madje ai i lutej të shkonte në spital të shihte nënën atëherë. Sepse; “ç’ do të thoshte bota”?!

Lajmi i hidhur trokiti në derë

Eh, grua e madhe në moshë ishte,..kështu përgjigjej ai.

Sigurisht, një ditë do të ikte.

Atë ditë kur trupi i saj prehej në paqen e ëngjëjve, Meri shkoi e veshur me të zeza, sipas traditës së vëndlindjes të saj.

Ndërsa familjarët ishin të veshur në mënyrë tepër moderne, madje vajza e vogël me fustan nusërie.

( sipas thënieve të tyre, metodë kjo për të mos lënduar psikologjinë e fëmijëve të cilët tek shihnin trupin e pajetë të gjyshes qeshnin e luanin si të mos kishte ndodhur gjë.)

Ndërsa Vasili luante në piano, një oreks i paparë i kishte ardhur papritur.

Ngritur prej stolit të pianos duke rregulluar flokët e zezë të lyer me bojë për tu dukur më i vogël në moshë i shkeli syrin Angjelikisë, drejtuar për në guzhinë.

Angjelikia, mendoi të shkonte në punë të nesërmen. Por një mike e familjes këshilloi se do të binte në sy për keq.

Kështu u detyrua të merte një javë lejë.

Kishin kaluar gjashtë muaj nga ajo ditë e trishtë.

Gjithë pasuria e familjes tashmë ndodhej në duart e saj.

Atë ditë, ishin të ndarat e Aspës.

Gjithçka shkonte sahat deri atë mbazdite ku një aksident tronditi familjen dhe gjithë qytetin.

Tek ngiste me shpejtësi makinën Angjelikia, ishte goditur keq me një makinë ardhur në krah të kundërt. Pësuar shëmbje në gjithë trupin si tek vetja, ashtu dhe tek mikja e saj që ndodhej në vendin e parë.

Dëmtuar dhe dhjetë makina nga pas të cilat nuk mundën të frenonin.

Gjyqet vazhdonin, ndërsa familja pas tronditjes që pësoi, problemeve të fëmijëve me shëndetin, si dhe fjalëve të njërit prej djemve,

Azgjë nuk mbetet e fshehtë,..

Në këtë botë të gjitha paguhen,..

Ecnin në hapat e një jete të re. Tashmë si një familje e bashkuar. Vënë vlerat, emrin e trashëguar në piedestalin e dikurshëm.

Pas vitesh detyrimet ligjore ishin shlyer.

Vangjeli mbaroi studimet për avokat.

Jorgoja për mjek kirurg.

Motra e tyre një gjimnaziste e bukur plot ëndra për të ardhmen,..

Ndëra Vasili lumturohej parë familjen e tij të ngjiste shkallë.

Angjelikia tanimë i kishte vënë disa kushte vetes.

Ndër të tjera,..

Përkujdesej ç’ do muaj për banesën e fundit të asaj gruaje heroinë pastruar e mbushur me lule të freskëta.

Për atë që bijën e saj të vetme e kishte trajtuar dhe quajtur ëngjëll,

Që në momentin e adoptimit.

Angjeliki.

Brixhilda Dede @