Angjelina Gjeka-Grise perden e territ që të ka mbështjellë


Angjelina Gjeka

  · 

Grise perden e territ që të ka mbështjellë,

thyeje akullin e frikës,

del nga murranat e vdekjes

Ngjallu e ngjallu, sjellu me krahë andrre

rreth syrit t’zogut të Skifterit që sjell lajmin e dritës së kuqe,

ku flakëron në majën e malit me litar lidhun e Zana shtegtare e kohërave të egra, fryn nji grusht dhe, e shtegu hapet.

Varganët me rrasa guri të lëmuara

vijnë vërdalle në tokën e heshtun

Idhujt me fytyra te jargavanta

kërcejnë si bisha të helmuara

kanë ngrënê, barin e “Luginës së rreme”

i thejn, eshtrat e vet me dhëmbë bizoni.

Lakmitarët, ndezin pishtare

sipër kokës u vënë t’u bajnë dritë

poshtë këmbëve, gropat me ujë bëhen ma të thella

kurse uji vjen duke u shterua.

Nji kalë i cfilitun me dallgën në shpinë

ajo herë ngrihet e herë ulet

askush nuk e sheh

as ai vete!

E ndjen se shpinën e ka të lagur

të ftohtit e ban të dridhet.

Nji za i fortë që s’u mor vesh çfarë ishte

ushtoi aq shumë

sa vendi u mbulua nga nji mugëtirë e trishtë

gjethet u shkunden e ikën si hije

nga maja e malit nji gur u shkëput

e bani rrugën te lëndina

e “Mallit të djegur” mbushun me lulëkuqe

About Post Author