Angjelina Gjeka
KËNGA QË KËNDONIM DIKUR
Shko dhe mos m’u kthe në kujtime Rini
tek vendi që rrinim dikur,
atje është nji gur që dremit në mjegull!
Shko e mos e kthe kokën pas se yjet symbyllur vrasin njeri-tjetrin!
ik,larg meje në shpellën e errët ku shpirti rënkon dhimbshëm,
luleshtryllet plasën gjak në buzët tona e vetmia, mbështillej në natën e ftohtë.
Mos u kthe më tek loti i kaltër, se dita zhgërryhet në pluhurin e gjurmëve të mbetura që vesa i lag,
mos i mbledh, grimcat e kangës që këndonin dikur, ajo ka humbë në fishkëllimën e erës!
Unë e ti rini, flejmë, frikshëm në kupën e qiellit!
