Angjelina Gjeka Murtezi -E fjetun brenda shpirtit


E FJETUN BRENDA SHPIRTIT

Rete tjerren në qiell

si vargan vjen stuhia,

pikat e shiut bien rrëmbyeshëm

qiellit iu thye nji krah.

Zana e bores lëshoi piskamë

Se nuk e ndjeu kush dhimbjen

që plasi udheve të ngrime,

me kokrra loti që mbeten në pemët e thame.

Bardhësia e bjeshkëve

trishtueshëm vështron kokën e njeriut

që tundet si bisht laraske,

e trembin mëndimet

me turravrap i bjen fushës përmes

por kallinjtë e grurit nuk janë pjek.

Në korridore, zjarret e mbulueme me hi

mbajne gaca të fjetuna

sa t’u frysh ato ndezen,

e prushi i ndezun, zgjon

zjarrin e fjetun brenda shpirtit

pikat e shiut nuk e shuajne etjen e prushit.

About Post Author