Angjelina Xhika
Kush është si ne

Kush është si ne,
që kërkojmë hirin
e zemrave të djegura,nga dashuria,
ai hiri që dikur,
ndiqte hapat e lumturisë,që ka pas,
dhe sot e kujton,rri në heshtje,
ka buzëqeshjen e sforcuar,
me fytyrë të rrudhur,
dikur kishte jetuar,,,
me sytë e ulur poshtë,
mbretëron ………….vetmia,,,
kjo është pikëlluese,,
kush është si ne , ka ëndërruar,
si zogu që fluturon,
në qiellin e kaltër …diçka kërkon,,
kërkon një ëndërr të vrarë,,,
që ta ringjall,,,për shpirtin e humbur ,,
ka ndjerë ….shumë mall,
kush është si ne ,që vetëm mendoi,
dikë që deshi,buzën ja përvëloi,,
kush është si ne,,jemi drita e universit,
japim jetë,flasim me yjet,,,
errësirën e bëjmë dritë,
veç gëzim,je duke pritë,
kush jemi ne mos e harroni,
jemi ëngjëj,,në këtë botë,,
qiejt ç’do ditë ,,derdhin lotë,
tundimi më nuk duroi,
njerëzimit ,sytë ja verboi,
kush është si ne,
“Kjo mbetet një enigmë.”
A XHIKA
12.02.2014.
FIRENZE