Anila Rezhda-Ajo që të tepron ty, më mungon mua”


Ajo që të tepron ty, më mungon mua”-MOTO NilaR❤️

Disa mënjgjese të jetës time, ende pa lindur dielli, fillojnë kështu…

Në guzhinën e një Kishe të madhe në Selanik, e cila ofron 150 racione ditore për njerëz tanë që Nuk kanë mundësi ekonomike të plotësojnë nevojat e tyre jetike.

Janë fiziognomi që i takoni, përkon jeta juaj me Ta dhe nuk dini hallin që kanë sepse halli Nuk ka gojë të flasë!🥲

Kemi plot dhurues ushqimesh por ata shpesh nuk kanë as strehë që të gatuajnë.

Ndaj dhënia gati e ushqimit si pjato e parë, pjatë kryesore të ngrohtë të porsadalë nga furra ose tenxheria, fruta, qumështi, djathi, Buka-ky Mbiemër i urisë, quhet e arsyeshme të gatuhen po në ambjentet e Kishës para orër 12 drekë.

Duhen krahë pune për të gatuar veç dhe nuk janë të pakta ato gra/nëna që dalin herët nga shtëpia, përveshin mëngët dhe me dashuri përgatisin gatimet dhe racionet.

🇬🇷🇦🇱🇱🇷Por nuk janë vetëm të rritur.

Kolegji Amerikan, ACT – “American College of Thessaloniki”, dërgon përditë studentë duke i edukuar që në bankat e shkollës me ndjenjën e humanizmit dhe duke i motivuar ata me notë në këtë aspekt.

Humanizmi mësohet në bankat e shkollës, nuk është ligjëratë, ajër, ide. Është Arti i Zëmrës që duhet bërë përditë për njerëz tanë që Nuk jetojnë dot si ne dhe që ne harrojmë sa mirë jetojmë jo rrallë, në emër të mungesave ikonike që i krijojmë vetes!!

Dje na vizituan nxënës nga shkollë tetvjeçare.

Secila nga ne me rradhë i tha mesazhin e saj fëmijëve.

Unë atë që: Jeta nuk është kurrë një vijë e drejtë. Ndodh që lakohet, thyhet dhe pikon Uri!🥲 Kush e ka provuar Urinë nuk duhet ta harrojë kurrë se ndoshta mbaroi për të por zor se mbaroi për tërë njerëzinë. Dhuro sa të mundesh, dhe kohë, e çmuar është edhe ajo për këdo.

Jam e mirë në gatim, në pastrim, por jam “shumë e keqe” në ndarjen e racioneve😍

Duhet program, si ndryshe?

Ndaj preferojnë pas gatimit të më vënë në postin e dorëzimit të çantës me ushqime, aty ku Rrudhem përherë nga mërzia duke parë njerëz në rradhë për ushqim!!! 🥲 Fundi i botës për shoqëritë tona!!

Atje, mes tyre dalloj një folje me *ç, *th, *sh të theksuar dhe është e jona nënë e cila Nuk i ka thënë asgjë familjes në Shqipëri.

Nuk i shfaqemi njëra-tjetrës, por unë lexoj emrin e saj në listë.

Ndaj sa herë ia jap ajo më përqafon aq fort dhe e di se nga 4 racione, ka shumë, shumë më tepër ushqime për fëmijët e saj.

Mua më dhëmb dora kur e ngrë çantën e saj duke ditur se dhimbja e kockave nuk është asgjë para asaj të stomakut!!🥲

🇬🇷🇦🇱🇱🇷Sa zinxhir i bukur jete!!-Studentja jonë, Alesia e bukur dhe Gjirokastritja ime e dashur e voçkël (majtas në foto), në mes Sara e dashur studente Amerikane,unë e diplomuara në Greqi dhe bashkëatdhetarja jonë që pret ushqimin nga duart tona!! Një varg zëmrash që lidhen me gjumin e qetë netëve dhe Mosqarjen e fëmijëve nga uria…

Ndaj Church of Greece (Εκκλησία της Ελλάδος)-na nderon me pritje zyrtare dhe na falënderojnë personalisht Personalitete të Kishës Greke, për këtë kontribut vullnetar, me Vërtetim Kontributi.

Unë jam Më e gëzuara sepse ne jemi shumë kontribues nga “Lidhja e të Dipllomuarve në Universitetet shtetërore/ private Greke”-Filiali i Greqisë së Veriut-Organizatë që unë e dua dhe i shërbej me gjithë shpirt.

Jam e bindur që shumë gra tona të Arta, kur ta lexojnë shkrimin, do më pyesin a do mund të vinë edhe ato, sepse duhen krahë pune.

Nuk do ia u them, sepse herët a vonë do shihni një foto tjetër me To.

E kështu…

në këto ditë që bëjmë listën për pazaret dhe dhuratat që do bëjmë, nuk është e thënë se duhet të bëhesh dhurues po nuk pate dhe mundesh, por të paktën…gëzohu që vërtet ke mangësira se fantazia e reklamat na lënkojnë të gjithëve por, Nuk je i detyruar të “çosh” personalitetin tënd dhe të familjes në rradhë për ushqim e të marrësh një gatim që ndoshta nuk të pëlqen, por ai është, pas saj vjen uria, duhet ngrënë🥲

Ky ishte mesazhi im për këto Krisht-Lindje.

Nuk bleva asgjë të re.

Detyrimet rradhazi për gjyqe pronash🥲, duhet kursyer.

Dhuratat i kam radhazi për ata që dua.

Por jam Më e qetë se kurrë sepse jam e bindur tashmë se Jeta është kaq e bukur, kaq e ëmbël dhe do fare pak gjëra që ta gëzosh…

Dashuria…mbi gjithçka, me shumë bujari, të pafund, nga kushdo ardhtë, nga e shkuara, e tashja, e ardhmja, nga të zëmëruar me mua, nga të penduar në lidhje me mua, nga të dëshëruar për t’u afruar me mua, nga kudo, dashuri Vetëm qoftë…

…shkruar duke dëgjuar muzikën yll të Filmit Shqiptar “Rrugë të bardha” kompozuar nga i famshmi Limos Dizdari, po pres Lindjen e Krishtit me shpresë do e sjellë Dhuratën që e lus kaq shumë…❤️NilaR

About Post Author