Anila Rezhda-“Gjuha Amëtare në qëndër të vëmëndjes së Diasporës shqiptare në mbarë botën”


“Gjuha Amëtare në qëndër të vëmëndjes së Diasporës shqiptare në mbarë botën”.

Ditën e Shtunë më datë 5 Nëntor 2022, mësuesit e gjuhës shqipe të shoqatës “Progresi” në bashkëpunim me mësues nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi, organizuan Seminarin me temë: “Informimi i ndërsjelltë, shkëmbim përvojash, orë praktike mësimore në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, kryesisht për mësuesit në shtetin Grek”. Ndonëse njoftimi ftoi për Seminar, ajo kaloi parashikueshmërinë e të gjithë pjesmarrësve dhe mund të emërtohet pa hezitim *Konferencë me Mësues/Gjuhësore/Studiues të gjuhës Shqipe nga mbarë bota.

Ideatorët dhe Organizatorët e kësaj Konferencë ishin të Z. Murat Koci Kryetar i Shoqatës “Iliria”, mësues i gjuhës shqipe dhe Znj. Eva Paloka Kryetare e shoqatës “Progresi”, mësuese e gjuhës shqipe në Selanik, Greqi.

Interesimi për pjesëmarrje ishte shumë i madh dhe mësues të gjuhës shqipe erdhën nga mbarë bota si Suedi, Kosovë, Vjenë, Maqedonia e Veriut, Shqipëri, nga shumë qytete të Greqisë etj.

Moderimi i Konferencës i’u besua Znj.Merita Hida Ymeri, ish-punonjëse në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës Shqipërisë në Selanik, Greqi, ndër mësueset e para me kontribut vullnetar 16-të vjeçar në mësimdhënien e gjuhës Amtare në tre shoqata shqiptare në Selanik. Sot, mësuese e gjuhës amtare me emërim zyrtar në Sistemim Arsimor Suedez.

Konferencën e hapi me fjalën e Tij përshëndetëse Z. Sylë Ukshini, Drejtor në Departamentin e Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, i cili theksoi rëndësinë e madhe që ka ruajtja dhe mësimi i gjuhës Amtare në diasporë. Bëri një referim për përkujdesjen e tij personale nga ky post drejtues për mësimdhënien.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës Shqipërisë në Selanik, Greqi Z. Arqile Sota dhe dy Konsullet e nderuara. Z. Sota në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se mësimdhënia e gjuhës amtare është dhe duhet të jetë prioriteti i të gjithë neve. Është dhe do jetë përherë në dispozicion të mësueseve vullnetarë dhe të gjithë gjuhësorëve, studiueseve të gjuhës shqipe, që duan të parashtrojnë idetë e tyre për përmirësimin e mësimdhënies. Deklaroi gatishmërinë e përhershme të Konsullatës dhe bëri përmëndje për përpjekjet e pareshtura që bëhen me Autoritetet Vendase për këtë çështje.

Drejtoresha e Qëndrës së Botimeve të Diasporës Tiranë, Znj. Mimoza Hysa, në fjalën e saj shprehu gëzimin që ndodhej mes nesh, prezantoi arritjet e deritanishme të Drejtorisë dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë Konferencë për dashurinë dhe vullnetarizmin e treguar për mësimin e gjuhës amtare në diasporë. Shprehu entuziazmin për këtë organizim kaq masiv dhe me vlerë, shpërndau dhurata – libra për fëmijët.

Fjalën e radhës e morri znj. Virgjinia Politi, Drejtoreshë e Komisionit të: Integrimi i Emigrantëve dhe Refugjatëve të Selanikut, nga Bashkia Selanik. Informoi si lajm që na gëzoi të gjithëve faktin që, mësimdhënia e gjuhës amtare për fëmijët shqiptarë po hyn në kuadrin ligjor. Znj. Panagiota Gatsi Dr. Petagoge e Sociolinguistikës në Universitetin “Aristoteli” përshëndeti të ftuarit dhe theksoi përpjekjet që po bëhen nga bota akademike për këtë çështje, mësimdhënien.

Përfaqësi nga Ministria e Arsimit Kosovë na nderoi me pjesëmarrjen e saj. Ishin prezent: Znj. Shqipe Gashi, z. Arbër Salihu dhe z. Ymer Avdiu. Të gjithë të sipërpërmendurit ndoqën me vëmendje punimet e konferencës dhe u pozicionuan në fund të saj me përgëzime të ngrohta.

Nga “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ishin prezent N/Kryetari i saj z. Spiro Janaqi, Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Greqi z. Pjerin Lleshi nga Athina si dhe N/kryetaria e kësaj Lidhjeje znj. Klarita Selmani nga Crete. Të dy të deleguarit janë mësues të gjuhës shqipe me kontribut vullnetar vjeçar. I nderuari z. Arian Gusho Kryetar: “Lidhja Greko-Shqiptarë e Biznesmenëve të Greqisë së Veriut” ishte prezent dhe me kontribut të veçantë. Kryetari i shoqatës “Nënë Tereza” Greqi z. Arjan Cara. Kryetarja e shoqatës “Drita e Diturisë” znj. Fotini Shehu. Zonja Majlinda Lipa mësuese e gjuhës amtare në Katerini. Na nderoi gjithashtu me prezencën e saj Znj. Valbona Mara nga “Shoqata Shqiptare Kavala”. Zonja Valbona Hystuna mësuese e gjuhës shqipe, eksperte për mbrojtjen e fëmijëve, Selanik, na nderoi me prezencën e saj gjithashtu.

Në seancën e pushimit, grupi i valleve solli Pranverën në sallë me entuziazmin e fëmijëve me veshje popullore. Kujdestaria e programit artistik u bë nga Kryetarja e shoqatës “Faros” znj. Shqiponja Dodaj Pepkolaj.

Seanca e dytë vijoi me Kumtesat.

Murat Koci prezantoi modelin Suedez të mësimdhënies së gjuhës amtare në këtë shtet i cili ndërkombëtarisht mbron me ligj këtë të drejtë të fëmijëve emigrant. Ai u ndal në praktika mësimore rezultative dhe kryesisht në punën me pasion të mësuesve shqiptarë në Suedi.

Xhevat Isufi, mësues në Malmoe, Suedi, paraqiti një tematikë shumë interesante: “Mësimi përmes lojës”. Të ftuarit ndoqën me interes të madh prezantimin e tij. Është i dobishëm për këdo mësues materjali konkret.

Lefteri Metkaj, mësuese e gjuhës shqipe në Athina, prezantoi Temën:“ Identiteti im në shekuj-Ilirët”. Ajo theksoi se, misioni i mësuesve kërkon të ruajmë identitetin tonë si shqiptarë por dhe si mund të arrihet kjo me fëmijët.

Lindita Budini, mësuese në shoqatën “Nënë Tereza” Selanik, Greqi prezantoi Temën: “Aspekte që mbështesin motivimin e mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë”. Tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve pasi, vazhdimi i motivimit të tyre gjatë gjithë vitit dhe mbrojtja e nxënësve dhe vetes nga de-motivimi është një shqetësim real për të gjithë ne.

Edlira Mitre, mësuese në Korçë, prezantoi Temën: “Udhëtoj në vendin tim”. Metodologjia e zbatuar në mësimin e gjuhës shqipe, veprimtaritë e mësuesit dhe nxënësit për arritjen e Kompetencës të shkruarit. E lexuar e plotë, kjo temë vjen të rinovojë njohuritë tuaja mbi mësimdhënien.

Desara Gjonej, na nderoi me ardhjen e saj nga Vjenë, Austri. Prezantimi i idesë dhe projektit të Saj si mund të krijojmë një emision në radio për të mësuar gjuhën shqipe tek fëmijët e lindur në diasporë në mënyrë krijuese/argëtuese, befasoi gëzueshëm të ftuar dhe fëmijë.

Pjerin Lleshi, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve Greqi, solli përvojat e ndjekura në Athina për mësimin e gjuhës shqipe. Si Kryetar i Lidhjes theksoi rolin e rëndësishëm të saj dhe detyrat për të ardhmen.

Miranda Qirjazi, mësuese e gjuhës në Korçë, prezantoi Temën: “Integrim orësh mësimore”. Shfaqja e figurës së Arushit që e dinte veten të ditur, bëri që gjithkush në sallë të ndjehej po nxënës. Paraqitja e përrallës me vizatim, ndarja e fjalisë në grupe etj. ishin nga të paktat e asaj përgatitje që mbeti në kujtesën e të gjithëve ne.

Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe në shoqatën “Nënë Tereza” Selanik, Greqi , studiuese për çështje të dygjuhësisë dhe shumëkulturës në arsim dhe në shoqëri, ishte e shumëpritur nga të gjithë ne prezantimi i saj. E njohur brënda dhe jashtë vendit për temat studimore në bashkëpunim me universitet Grekej, znj. Konduri paraqiti Temën: “ Shqipja dhe greqishtja, ndikimi te njëra tjetra, duke u nisur nga përvoja e mësimdhënies te fëmijë dygjuhësh”. Përshkrimi i këtij studimi me kaq pak fjalë do të ishte cënim i vlerave të cilat i përkasin kohës dhe gjithmonshmërisë, për fëmijët që lindin në diasporë.

Anila Rezhda, Eksperte Gjyqësore Legale, Kryetare e: “Lidhja e të Dipllomuarve në Universitetet shtetërore/ private Greke”-Filiali Veriut te Greqisë, prezantoi Temën: “Multikultura dhe mësimi special”. Ajo propozoi krijimin e Orës së Kulturës së fëmijëve për të shtuar motivimin e mësimit të gjuhës amtare tek fëmijët si edhe organizimin e Konferencës së Parë të Gjuhësorëve Shqiptarë në Diasporë. “Gjuha e Krimit” –si nocion gjuhësor që do vëmëndje shtetërore.

Konferenca u shpall e mbyllur me sukses të plotë e cila realizoi qëllimin e saj. Mesazhe të mrekullueshme dolën për mësimdhënjen e gjuhës amtare në diaspora. Niveli i lartë dhe profesional i pjesmarrësve, vërtetoi edhe një herë se dashuria për gjuhën amtare është çështje e gjithë diasporës. Shkëmbimi i eksperiencave është i domosdoshëm. Kthimi i kësaj konference në traditë vjetore, synimi jonë.

Falënderime të gjithëve që kontribojnë për gjuhën shqipe!

Konferenca u mbyll me një darkim të mrekullueshëm ku të gjithë shqiptarët nga mbarë vëndet e botës kënduan Shqip! Në këtë darkë ishin dhe miqtë tanë të dashur të shoqatës “Dega e Blertë” me Kryetar z. Dashnor Selimi me të ftuarit e nderit të tyre, për të zhvilluar të nesërmen një aktivitet aq të bukur!

Shënim.

Të gjitha Kumtesat e kësaj konference do të arkivohen si material shkrimor me shumë vlerë. Shpresojmë që me ndihmën e shtetit shqiptar të botohen. Temat e plota si edhe CV-të përkatëse, mund t’i lexoni duke klikuar mbi foton përkatëse.

Organizatorët Ekzekutivë të konferencës ishin:

1. I nderuari z. Pirro Shtika

2. Anila Rezhda

Hartoi artikullin e Deleguar nga të gjithë Ligjëruesit,

Anila Rezhda

Selanik, Greqi, 8 Nëntor 2022

Ditën e Shtunë më datë 5 Nëntor 2022, mësuesit e gjuhës shqipe të shoqatës “Progresi” në bashkëpunim me mësues nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi, organizuan Seminarin me temë: “Informimi i ndërsjelltë, shkëmbim përvojash, orë praktike mësimore në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, kryesisht për mësuesit në shtetin Grek”. Ndonëse njoftimi fton për një Seminar, ajo kaloi parashikueshmërinë e të gjithëve dhe mund të emërtohet pa hezitim Konferencë me pjesëmarrës Mësues/Gjuhësore/Studiues të gjuhës Shqipe nga mbarë bota.
Ideatorët dhe Organizatorët e kësaj Konferencë ishin të Z. Murat Koçi Kryetar i Shoqatës dhe mësues i gjuhës shqipe “Iliria”dhe Znj. Eva Paloka Kryetare e shoqatës “Progresi” dhe mësuese e gjuhës shqipe.

Konferencën e hapi me fjalën e Tij përshëndetëse Z. Sylë Uksini, Drejtor në Departamentin e Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, i cili theksoi rëndësinë e madhe që ka ruajtja dhe mësimi i gjuhës Amtare në diasporë. Bëri një referim për përkujdesjen e Tij personale nga ky post drejtues për mësimdhënien.
Përfaqësi nga Ministria e Arsimit Kosovë na nderoi me pjesëmarrjen e saj. Ishin prezent: Znj. Shqipe Gashi, z. Arbër Salihu dhe z. Ymer Avdiu. Të gjithë të sipërpërmendurit ndoqën me vëmendje punimet e konferencës dhe u pozicionuan në fund të saj me përgëzime të ngrohta.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës Shqipërisë në Selanik, Greqi Z. Arqile Sota dhe dy Konsullet e nderuara. Z. Sota në fjalën e Tij përshëndetëse theksoi se mësimdhënia e gjuhës amtare është dhe duhet të jetë prioriteti i të gjithë neve. Është dhe do jetë përherë në dispozicion të mësueseve vullnetarë dhe të gjithë gjuhësorëve, studiueseve të gjuhës shqipe, që duan të parashtrojnë idetë e tyre për përmirësimin e mësimdhënies. Deklaroi gatishmërinë e përhershme të Konsullatës dhe bëri përmendje për përpjekjet e pareshtura që bëhen me autoritetet Vendase për këtë çështje.
Moderimi i Konferencës i’u besua Znj.Merita Hida Ymeri, ishpunonjëse në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës Shqipërisë në Selanik, Greqi, ndër mësueset e para me kontribut vullnetar 16-të vjeçar në mësimdhënien e gjuhës Amtare, në tre shoqata shqiptare në Selanik. Sot, mësuese e gjuhës amtare me emërim zyrtar në Sistemim Arsimor Suedez.

Nga “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ishin prezent Nënkryetari i saj z. Spiro Janaqi. Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Greqi z. Pjerin Lleshi nga Athina dhe N/kryetaria e kësaj Lidhjeje znj. Klarita Selmani nga Crete.
Spiro Janaqi &Pjerin Lleshi

Fjalën e radhës morri znj. Virgjinia Politi, Drejtoreshë e Komisionit të: Integrimi i Emigrantëve dhe Refugjatëve të Selanikut, nga Bashkia Selanik. Informoi si lajm që na gëzoi të gjithëve faktin që, mësimdhënia e gjuhës amtare për fëmijët shqiptarë po hyn në kuadrin ligjor. Znj. Panagiota Gatsi Dr. Petagoge e Sociolinguistikës në Universitetin “Aristoteli” përshëndeti të ftuarit dhe theksoi përpjekjet që po bëhen nga bota akademike për këtë çështje, mësimdhënien.

SELANIK 05.11. 2022
SEMINARI – SHKEMBIM PERVOJASH ME MESUES TE DIASPORES SHQIPTARE

Ligjeroi mesuesja Lefteri Metkaj, Athine: PROJEKTIN – MOKET :
IDENTITETI IM NE SHEKUJ – ILIRET

Te ruajme identitetin e femijeve tane ne diaspore, brenda magjise se moshes e te lojes.
Para se gjithash te gjithe e dime mire se puna dhe veprimtaria jone si mesues ne diaspore eshte per te mbajtur gjalle gjuhen dhe identitetin tone kombetar larg Atdheut tone, aty ku jetojme ne diaspore.
Dhe per kete gje secili nga ne mesuesit krijon projektet e tij per ate qe do te arrije, me forma e me projekte te ndryshme, me konkurse, ne perfshirje festash kombetare, ne aktivitete te edukimit letrar, muzikor, figurativ, sportiv, ose me krijimin e albumeve duke mbledhur foto me veshje tradicionale kombetare nga krahine te ndryshme te trojeve shqiptare, album me foto nga rilindasit tane, ose duke krijuar pemen gjenetike familjare ,e shume e shume forma te tjera projektesh dhe ide te shumellojshme qe mund te gjeni.
Pra qe te arrijme qellimin, duhet te japim ne mesuesit per ate qe kerkojme.
Pra , misioni yne kerkon te ruajme identitetin kombetar shqiptar!

Por , çfare duhet te bejme ne qe te gjalloje identiteti yne tek nxenesi?
Pra te gjithe keta shembuj qe permenda me siper kane ne dore sipas moshes identitetin shqiptar ne teresi.
Pra secili nga ne mesuesit sipas mundesive dhe kushteve qe ka ,sipas aftesive dhe me gjëra te thjeshta ,gjen tema, krijon kushte dhe mund te zhvilloje ne menyre te ndryshme ,tema mesimore, projekte te shumta mbi identitetin duke mos harruar ,kjo gjithmone ne varesi te moshes se femijeve.

Realizimi i Projektit – Moket :
Te njohim vendlindjen e te pareve tane ,te cilet ishin Iliret !

Pra, ne perfundim te ketij projekti nxenesit pa dale nga bota e tyre feminore, sollen te dhena burimore ku : Zbuluan dhe treguan se ne jemi ilire.
Ky eshte identiteti yne shekullor dhe ne jemi pasardhes te ilireve.
Nxenesit na binden se ne jemi trashegimtare autoktone te ilireve.
Kemi trasheguar vendbanimet e tyre, profesionet e tyre , gjuhen e tyre.

Sollen detaje nga dijetare te ndryshem
ku kane konstatuar se Iliret jane popullsi vendase ne Ballkan, dhe se jane ndër popujt me te vjeter te Gadishullit Ballkanik.
Nxenesit sollen te dhena qe treguan tipare jetese – kulturore – gjuhesore – -etnike te ketij populli qe jetonte ne shume fise, por qe kishin origjine te perbashket .
Keto fakte qe nxenesit zbuluan na bindin se edhe ne sot jemi nje etni ku kemi, vendbanimin tone , kulturen tone, origjinen tone, gjuhen tone , te gjitha keto trasheguar nga te paret tane ,ILIRET !!!

Nxenesit sollen emra te mbreterve ilire e te fiseve ilire si: Mbreteresha Teutë,
Mbeti ilir Agron, Mbreti Genti, Mbreti i Dardanise Bato…
Kryetare te fiseve ilire si: Bardhyl, Ardian, Taulant , Enkelejda, Dardan,…
Emra ilire qe kemi ende sot: Pirro, Gjergj, Kastriot, Donika, Gjin, Vojsavë , Tanush, Gjon, Ariana, Arianit, Monika,Jerina, Lekë,
Albulena, Dedë, Amarda…,
Dhe ne sot i trashegojme keta emra ne te gjitha trojet tona shqiptare.

Perfshirja ne projekt duke iu pershtatur nivelit te moshave ,rrit tek nxenesit interesimin te njohi identitetin e tij dhe te ndjej krenari qe eshte shqiptar.
Ky Projekt – Moket u realizua 100% dhe arriti qellimin e tij.

Ishte kenaqesi teper e madhe per femijet, prinderit, komunitetin dhe mesuesit qe morren pjese ne kete Projekt – Moket.

Per realizimin e ketij projekti ndihmoi Bashkia e Rendit ku na mundesoi sallen e Keshillit Bashkiak, tashme kam 7-te vite bashkepunim te perbashket , korrekt, me fryme te mire, ku na kane dhene mundesine qe nxenesit te zhvillojne mesimin e gjuhes shqipe e te zhvillojme veprimtari kombetare me pjesemarres nga dy komunitetit tona.

Misioni u krye , ne jemi trashegimtare te ILIREVE. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Lefteri
Lefteri Metkaj 

Desara Beqari Gjonej, B.Ed. lindi dhe u rrit në Shkodër. Studimet e larta për Filologji Gjermane dhe Histori Arti i përfundoi në Graz, ndërsa studimet e larta për pedagogji në ciklin fillor (klasa 1-4) i kreu në Vjenë, në Austri, ku ajo sot jeton prej 25 vitesh. Është eksperte në mësimdhënien e gjuhës gjermane për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Punon si mësuese në një shkollë shtetërore në Vjenë.
Balancën e përkryer mes gjuhës gjermane dhe asaj shqipe Desara e gjen në kohën e lirë, ku ajo krijon projekte të ndryshme për fëmijët shqiptarë në Diasporë. Autore e disa librave të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijë, për të rinj dhe të rritur në bashkëpunim me shtëpinë botuese austriake e.weber Verlag dhe asaj gjermane Schmetterling Verlag.
Krijuese e emisionit në radio për fëmijët shqiptarë kudo në botë “kikiriki-shqip me fëmijë”, emisionI gjithëpërfshirës – i pari i këtij lloji, ku çdo fëmijë mund të bëhet lehtësisht pjesë e tij (www.ejamene.com). Emisioni krijohet e transmetohet në Vjenë dhe dëgjohet në mbarë botën

“ Shqipja dhe greqishtja, ndikimi te njëra tjetra, duke u nisur nga përvoja e mësimdhënies te fëmijë dygjuhësh”
– Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe, studiuese për çështje të dygjuhësisë dhe shumëkulturës në arsim dhe në shoqëri.
– Prof.as.dr. Rozana Rushiti, Pedagoge e Sintaksës, Departamenti i Gjuhësisë, Universitetit i Tiranës.
Objekti i studimit është parë brenda dygjuhësisë së emigracionit që karakterizohet nga fakti se fëmijët dygjuhësh (tipike për fëmijët dhe moshat e reja) duhet të përballojnë jashtë mjedisit familjar, përgjithësisht, njëgjuhësh (monoling), një gjuhë të ndryshme, që nuk e flasin domosdoshmërisht prindërit e tij ose që e flasin keq. Bëhet fjalë për një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, për fëmijët e emigrantëve ekonomikë që sot punojnë e jetojnë Greqi.

Konkretisht në sudim u ndalëm në përvojat e mësimdhënies me fëmijët shqiptarë për të parë se si ndërveprojnë gjuhët që ata njohin e mësojnë. Rastet e studimit tonë u mbështeten në të dhënat nga materialet e mbledhura (detyra, ushtrime, diskutime, intervista) të fëmijëve shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollën shqipe të shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik, Greqi dhe nga të dhënat nga tri projekte te realizuara me ta në bashkëpunim me universitetin “Aristoteli” dhe universitetin e “Kretës”
Për fëmijët dygjuhësh, mësimi dhe përvetësimi i shqipes bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të të gjitha mjeteve gjuhësore që ata kanë në repertorin e tyre, pavarësisht nga niveli i zotërimit apo mënyra se si i kanë arritur ato njohuri.
Problematikat e ndikimeve mbeten dhe shfaqen kryesisht tek ata folës të shqipes, psh, te studentë shqiptarë, që e mësojnë shqipen në moshë të madhe, që nuk ndjekin kurse të gjuhës shqipe, që e njohin shqipen vetëm nga mjedisi familjar dhe nga kontaktet që kanë pasur me këtë gjuhë gjatë vizitave të tyre në Shqipëri.
Është normale që në gjuhë të ndryshme të kemi struktura gramatikore të ndryshme. Në këtë raste ndodh që ndikimi të jetë i dukshëm, sepse struktura gramatikore të njërës gjuhë janë të ngulitura në vetëdijen e folësve.
Si rrjedhim, gjatë ligjërimit folësi dygjuhësh do të ketë prirjen të përdorë modelin që ai njeh më mirë, nga gjuha dominante e tij, pavarësisht se ky nuk është modeli i saktë në ligjërimin e gjuhës tjetër.
Nëpërmjet dygjuhësisë zbulohen jo vetëm interferncat mes dy gjuhëve, por dhe aftësia e shqipes për t’u përshtatur e për t’u përballur me gjuhët në kontakt.

Aurela KONDURI – mësuese e gjuhës shqipe, studiuese për çështje të dygjuhësisë dhe shumëkulturës në arsim dhe në shoqëri.

 Vlerësuar me Trofeun “Shqiponja e Artë” në kategorinë “Mësoj gjuhën shqipe” në Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare.
 Vlerësuar me çmimin “Aktivistja e Vitit 2018” nga Fondacioni “HARPA” në Fier, me motivacion “Ka dhënë ndihmesë të madhe në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në shtetin grek”
 Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare, Paneli i Arsimit, prezantim me temë: “Përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe. Bashkëpunimi me Universitetin “Aristoteli” në Selanik si një përvojë pozitive.”
 Anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë.
 Anëtare e Bordit Internacional, të Organizatës “Women Alb World”me seli në Gjenevë.
 Nën/ kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi
 Recensent për vlerësimin e paketës, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I, për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë
 Prej 12 vitesh, mësuese vullnetare e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Selanik.
 Ka marrë pjesë me kumtesa dhe prezantime në konferenca shkencore ndërkombëtare në Greqi dhe jashtë saj si dhe në seminaret mbarëkombëtare për gjuhën shqipe në Shqipëri dhe Kosovë.
 Ka bashkëpunuar në projekte evropiane dhe hulumtime shkencore me Universitetin “Aristoteli”, Universitetin e Kretës dhe Universitetin e Tiranës.
 Nga viti 2013 është pjesë e grupit shkencor ndëruniversitar “Polidhromo” pranë Fakultetit Pedagogjik të Un. ‘Aristoteli” Selanik; ku është dhe përgjegjëse për aktivitetet që i përkasin gjuhës shqipe.
 Reportazhe në kanalet televizive shqiptare (Pjesë e dokumentarit “Misionarët e Gjuhës Shqipe në Greqi”, protagoniste e reportazhit “Të mësosh shqip në Greqi”, intervista në emisione radiofonike shqiptare dhe greke për të folur për rëndësinë e mësimit e gj. amtare tek brezi i 2-të i emigrantëve & shkollat ndërkulturore.
 E ftuar disa herë nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit Aristoteli, në Selanik për të folur me studentët për cështje të kontaktit të gjuhëve dhe kulturave, diversitetin gjuhësor dhe kulturor.

Lindita Budini
Lindur. 25.05.1975.
Kam kryer shkollën 8-vjecare dhe të mesme në Fier.
Kam studiuar në Universitetin e Elbasanit dega “Mësuesi per Lëndët Histori- Gjeografi”- perfundova studimet në 1995. Kam marrë pjesë në shumë trajnime të mësuesve të gjuhës angleze brenda dhe jashtë Shqipërisë Në 2010, jam trajnuar për punë me të rinjtë në “Youth Link”, Belfast, Irlanda e Veriut. Kam 13 vjet pune si mësuese e gjuhës angleze, pranë Qendrës Sociale Murialdo, Fier.

Nga viti 2017 jetoj ne Selanik.
Në 2020 jam diplomuar nga Sheffield University me Postgraduate Diploma në ”Applied Linguistics with TESOL”. Në 2022 morra pjesë në trajnimin “Migration and the crises of solidarity in Europe” i organizuar nga CITY College, University of York Europe Campus. Aktualisht punoj si mësuese anglishteje e vetpunësuar. Gjithuashtu, kam dhënë dhe vazhdoj të jap kontributin tim vullnetar në kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë organizatave:”Jeta”, “Drita e Diturisë”,dhe së fundi në organizatën “Nënë Tereza”.

Edlira Mitre
Lindur. 12.04.1970
Kam kryer shkollen 8- vjecare dhe te mesme ne Korce.
Kam studiuar ne Universitetin e Elbasanit dega “Mesues per Ciklin e Ulet”- perfundova studimet me 1991.
Kam 31 vjet pune ne arsim. Mga keto 10 vite ne drejtim; si zv/drejtore ne disa shkolla te qytetit te Korces dhe 3 vjet si inspektore ne Drejtorine Arsimore.
Aktualisht jam mesuese ne shkollen “Mesonjetorja e Pare Shqipe”
Jam certifikuar si trajnere per trajnimin e mesuesve dhe kam dhene kontributin tim ne trajnimin e tyre me tema nga mesimdhenia.
Ore mesimi nga Lenda: Gjuhe shqipe klasa 2
Tema: “Udhetoj ne vendin tim”
Metodologjia e zbatuar ne mesimin e gjuhes shqipe, veprimtarite e mesuesit dhe nxenesit per arritjen e Kompetences te te shkruarit per qellime personale dhe funksionale

Kam perfunduar studimet e larta ne degen Mesues e ciklit fillor ne Gjirokaster ne vitin 1987. Prej 35 vitesh ushtroj kete profesion. Gjate viteve kam qene pjese e projekteve te ndryshme ne Shqiperi e Kosove. Disa prej tyre jane: “Step by step program” “Mendimi kritik”, “Braktisja e fshehte” Per keto projekte kam qene edhe trajniere.
Kam dhene mesim si pedagoge e jashtme prane Universitetit Fan Noli ne Korce.
Gjithmone pa u shkeputur nga mesimdhenia dhe te menduarit per nxenesit e mi!

Pershkrimi i temes.

Mesim i integruar. Grup temash.
•Gjuhe shqipe: 1. Arushi qe e dinte veten te ditur
2. Ndarje e fjalise ne grupe
• Matematike: Renditja e numrave. Krahasimi, veprime me numrat.
• Art pamor: Paraqitje e perralles me vizatim

U paraqiten temat e nje dite te plote mesimore nepermjet integrimit me njera-tjetren. Kjo si nje pervoje e mesimnxenies duke u mbeshtetur tek materiali baze permes se cilit femijet mund ti mesojne te gjitha sferat e permbajtjes.
Takimi i mengjesit ka strukture specifike. Femijet ulen ne rreth dhe permes lojes ku perfshihen te gjithe, kalohet lehtesisht ne dhenien e njohurive dhe zbatimin e tyre. Femijet jane pjesemarres te pergjegjshem ne cdo veprimtari.
Ne fillim loja per renditjen e numrave me figurat e pesonazhit te arushit nxit femijet per te gjetur sakte numrat. Keshtu si pa kuptuar e pa i vecuar lidhet Matematika dhe Leximi.
Me pas mbledh gjithe informacionin e tyre per arinjte dhe e organizoj ne Harten e mendimit.
Gjate punes vleresoj e motivoj femijet per mendimet qe japin. Ata reagojne edhe ndaj fjaleve te vecanta te shokeve dhe i vleresojne ata.
Loja me puzzle ku femijet do te ndertojne figuren e arushit i terheq shume. Duke renditur pjeset e puzzle sipas numrave ata tregojne permbajtjen e mesimit. Duartrokitet puna e bukur!
Numerohen pjeset e puzzle dhe ne numra te tjere ne tabele nxenesit kryejne veprime, krahasime etj. Keshtu realizihet Matematika.
Ne fund permvledhim diten mesimore me fjali te vecanta. Zgjedh disa dhe me ane te pyetjeve i ndajme ne grupe. Nderohet vendi i grupeve dhe firmohen fjali te tjera pa e prishur kuptimin. Zhvillohet tema e mesimit te Gjuhes.
Artistet e vegjel luajne me role pjesen.
Keshtu kjo dite mesimore paraqitet si nje loje ku mesojne, veprojne e bashkeveprojne me njeri -tjetrin.

Percaktohen punet qe femijet do te bejne per cdo lende mesimore dhe ata lihen te lire per te filluar me cilen veprimtari te duan e te ndihen me mire. Keshtu mesuesi kupton edhe interesat e femijeve per pune te vecanta.
Miranda

Anila Rezhda, Eksperte Gjyqësore Legale, Kryetare e: “Lidhja e të Dipllomuarve në Universitetet shtetërore/ private Greke”-Filiali Veriut te Greqisë, prezantoi Temën: “Multikultura dhe mësimi special”. Ajo propozoi krijimin e Orës së Kulturës së fëmijëve për të shtuar motivin e mësimit të gjuhës amtare si dhe organizimin e konferencës së pare të gjuhësorëve shqiptarë në diasporë. “Gjuha e Krimit” –si nocion gjuhësor që do vëmëndje shtetërore.

Organizatorët Ekzekutivë të konferencës ishin:
1. I nderuari z. Pirro Shtika
2. Anila Rezhda
Hratoi artikullin e Deleguar nga të gjithë Ligjëruesit,
Anila Rezhda

Konferenca u mbyll me një darkim të mrekullueshëm ku të gjithë shqiptarët nga mbarë vëndet e botës kënduan Shqip! Në këtë darkë ishin dhe miqtë tanë të dashur të shoqatës “Dega e Blertë” me Kryetar z. Dashnor Selimi me të ftuarit e nderit të tyre, për të zhvilluar të nesërmen një aktivitet aq të bukur!

Dekorimi pas vdekjes i të Nderuarit, Personalitetit të Emigracionit Shqiptar në Selanik, Aleks Janaqi. Z.Thodhori Miho foli për veprën e Tij të paharruar si Kryetar Nderi i shoqatës “Progresi”. Kryetarja e sotme e shoqatës “Progresi” e nderuara znj. Eva paloka lexoi motivacionin. M’u dha fjala por çfarë të thuash më parë për Atë njeri të shquar!🥲 Z. Dashnor Selimi, Kryetar i shoqatës “Dega e Blertë” (i pari djathtas, po ashtu. dekoratën e morri i biri, z. Spiro Janaqi, shoku jonë dhe N/Kryetar i “Komunitetit Shqiptar Greqi”.Të gjithë të emocionuar dhe të mallënjgjyer për Aleks Janaqin që do e kemi në zëmrat tona përgjithmonë!

About Post Author