Anila Rezhda-Leximi nuk është veti, aftësi, shenjë bukurie, mënçurie


Anila Rezhda

  · 

Leximi nuk është veti, aftësi, shenjë bukurie, mënçurie.

Leximi është ujë, oksigjen, dritë, çelësi që hap të gjitha dyert e burgjeve.

Është e dhimbshme të kuptosh që të tallin, mëkëmbin, anashkalojnë, të ta hanë të drejtën tënde si copë djath të bardhë…por është qetësi shpirti kur lexon udhëtimet e të parëve të tu, si fituan, sa u lodhën, sa duruan.

Njeriut të lexuar plot një jetë do përqipen t’i nxjerrin sytë, është ligj, sepse është Xixëllonjë nate, ndriçon plane të netëve të errëta.

Është bukur që tjetri ta kuptojë që ti e kupton që po të tall, po të mashtron, po të heq qafe.

Sido që të sillen me të lexuarin, nuk jetojnë dot më bukur se ai/ajo!

Duke kuptuar të keqen, njeriu mbrohet dhe harton ikje të bukura më parë se muri i shtëpisë i shtyrë nga jashtë t’i bjerë mbi kokë.

Përkufizimi popullor i personit që lexon është se…jeton mbrapa bote, pikërisht se Nuk është njohës apsolut i të keqes që ata kultivojnë në tru dhe në shpirt.

Qëndrimi i një personi që lexon në shoqëri, është gjithmonë Lutës për të hapur dritë edhe aty ku nuk ka shtyllë korenti!

Kjo dëshirë refuzohet bujshëm dhe Drita emërohet bela, e lodhshme.

Si përfundim, shty e shty ata që lexojnë jashtë dere, Ata përfundojnë të jenë me njerëz që dikur diku do ja’u heqin shkallën që vunë për të ndërruar llampën e dhomës po oborrtarët e tyre sepse thjesht fare, i lexuari nuk është kurrë në atë pozicion me jetën siç është Fizikisht i dukshëm dhe prekshëm…nuk e gjen dot ku jeton që ta dëmtosh aq rëndë!

Ata që presin të hanë nga ty janë si kënetë gjithmonë aty pranë tyre duke i shërbyer sherreve dhe pazareve të kontributit karshi teje!!

Nuk bëjnë asgjë pa këmbi sikundër bën i lexuari që verbohet nga bukuria e të bukurës dhe e servir!!

Të gjitha thëniet e përzgjedhura janë të frikshme pasi, janë thënë nga ata që komanduan botën!!

Ata kanë kritikuar dhe nxjerrë në pah nga forma qeverisëse që ata vetë ushtruan shumica, ato që të vegjëlit si unë nuk guxojnë t’ja thonë as maces së tyre!

Dhe prapë, është bukur t’i lexosh, mësosh, ruash në kujtesë…që të mësosh të flasësh Vetëm kur duhet dhe të qeshësh kur mbarë njerëzia do qajë -dhuratë e leximit kjo!!

“Demokracia plus injoranca e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë.”

[Marquis de Condorcet]

“Demokracitë kërkojnë media të fuqishme, që qeverit të jenë të ndershme.”

[Julian Assange]

“Mënyra se si përdorim fjalën “Demokraci” dhe “qeveri demokratike” krijon pështjellim shumë të madh. Gjersa këto fjalë të mos jenë përcaktuar shumë qartë dhe ky saktësim të pranohet nga të gjithë, njerëzit do të vazhdojnë të rrojnë me një lëmsh të ngatërruar mendimesh, gjë që u jep shumë dorë abuzimi me demokracinë si term dhe si praktikë zbatuese demagogëve dhe despotëve.”

[Tokëvili]

“Unë quaj shtet kur, të gjithë dehen me helmin e të mirave dhe të këqijave: shtet, ku askush nuk di për veten e vet as të mirën e as të këqen: shtet ku, vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet –“jetë”.

[Friedrich Nietzsche]

“Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata të cilëve më së shumti i’u duhet”.

[Lev Tolstoy]

“Nëse do konsideroni deri sa të jetoni me njerëz se, më mirë është të mos qeverisni e as të jeni nën qeverisjen e dikujt, mendoj se së shpejti do shikoni se i forti di se si të dobëtit t’i shndërrojë në robër.”

[Sokrati]

“Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten, vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.”

[J. Mariq]

“Demokracia e vërtetë kurrë s’ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë”

[Zhan Zhak Ruso]

Në një vënd që qeveriset mirë, varfëria është turp. Në një vënd që qeveriset keqmasi, pasuria është turp.

[Confucius -Filozof Kinez]

Ç’do vënd ka qeverinë që meriton.

[Joseph De Maistre- FrankoItalian Diplomat& Filozof]

Kur populli ka frikë qeverinë, ekziston tirania. Kur qeveria ka frikë popullin, ekziston liria.

[Thomas Jefferson – President i Amerikes 1801-1809]

Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria Nuk ka të drejtë.

[Voltaire -Shkrimtar Francez]

Shteti është krijuar për njeriun dhe jo njeriu për shtetin.

[Albert Einstein]

Përsa ekziston shteti nuk ekziston liria. Kur ka liri nuk ka shtet.

[Vladimir Iliç Lenin- Udhëheqës Sovjetik]

Besim tek atdheu gjithmonë, besim tek shteti vetëm kur e meriton.

[Mark Twain]

Me ligje të këqija dhe punonjës shtetërorë të mirë, është e mundur të qeverisësh. Me punonjës shtetërorë të këqinj, as ligjet më të mira në botë nuk të ndihmojnë dot.

[Otto von Bismarck -Kancelar Gjerman 1815- 1898]

Mund të qeverisësh një popull njëlloj sikur skuq një peshk të vogël. Me ndërhyrje minimale dhe pa e tepruar.

[Laozi – Kinez filozof]

Si mund të qeverisësh një popull që ka 246 lloje djathrash!

[Charles de Gaulle -President Francez]

Një shoqëri delesh, e pamundur të mos nxjerrë dikur, një qeveri ujqërish.

[Henry de Jouvenel – Politikan Francez]

Fuqia sublime e një shteti të tërë është se detyron ata që e urrejnë, ta imitojnë.

[Adolf Hitler – Diktator Gjerman]

Nëse do të praktikoheshin ligjet e Nurembergut, atëhere ç’do president Amerikan i pasluftës, duhej t’a kishin varur.

[Noam Chomsky -Amerikan poliglot]

Aty ku shteti është punëdhënësi i vetëm, opozitë do të thotë të vdesësh nga uria.

[Leon Trotsky -udhëheqës Rus ]

Shumë kërkojnë që qeveria të mbrojë konsumatorin. Ndërkohë që është shumë më urgjente të mbrohet konsumatori nga shteti.

[Milton Friedman – Ekonomist Amerikan 1912- 2006]

Me popullin tim bëra një marrëveshje: Ai do të thotë ç’farë të dojë dhe unë do bëj ç’farë të dua.

[Friedrich II – Mbreti i Prusisë (1740-1786) i cili është emëruar edhe si i Madhi]

Popujt nuk bëjnë luftë. Qeveritë i bëjnë luftrat.

[Ronald Reagan -President Amerikan 1981-1989]

Të qeverisësh do të thotë të përzgjedhësh gjithmonë mes zgjidhjeve të këqija.

[Charles de Gaulle – (1890-1970) President Francez]

Sa më e dobët të jetë qeveria, aq më e fortë është burokracia.

[Gustave Le Bon – Francez Anthropolog (1841-1931)]

Ç’do kuzhinier duhet të mësojë të drejtojë shtetin.

[Vladimir Iliç Lenin- (1870-1924) Udhëheqës sovjetik]

Duhet të dini të qeverisni. Gjithmonë ka pasur dy metoda: dhuna dhe dinakëria.

[Louis Aragon- Shkrimtar dhe poet Francez (1897-1982)]

Kratizmi ka nevojë për luftë. Një vend i lirë, jo. Kratizmi mbijeton duke plaçkitur. Një vend i lirë mbijeton nga prodhimi vendas.

[Ayn Rand – Shkrimtare& Filozofe Amerikane (1905-1982)]

*Selectoi, mësova dhe unë, i regjistrova në kujtesë,përktheva për Ju, NilaR

43Ti, Leke Imeraj, Vaj Ulliri Bio Berat dhe 40 të tjerë

7 komente

Pëlqej

Komento

Ndaj

About Post Author