Anila Rezhda-Sa kulturë ka ky popull?!


Sa kulturë ka ky popull?!

Erdhi koha e zezë që kultura e një populli të matet/peshohet me 10 ton patate, 10 ton tranguj, 20 ton çokollata, 1000 dysheke, 1milion lines, 80 kg qerpikë falso, 700 pickatore vetullash, 1 milion letra depiluese këmbësh, 700 fshesa elektike, 1000 litra shampo, 1 milion facoleta hundësh, 2 milion kruajtese dhëmbësh, 8000 sutjen, 6 ton oriz, 1 vapor me ilaçe truri, 1 skaf me ton fytyre/buzëkuq, 1 varkë me kolonja…🥲

Mjerim kombëtar!

Mjerim popullor/pushtetar!

Dikur mezi prisja të Dielën (2 filma në ditë) + të Martën dhe të Enjten që të shikoja filma shqiptarë/të huaj.

Shkoja te Kinema “Republika” ç’do të Shtunë, po film.

Me kaq orë shikim filmash besoj se pesë gjëra rreth kinematografisë dhe pak kulturë të përgjithshme morra.

Sot, kam një hashure në kokë me 12 elementë që thoshte Gjylfidani im i vyer sepse, fillon filmi, ndërpritet me 15 minuta!!! reklama, shkoj ziej çajin, thek bukë, bëj dhe një telefonatë dhe ulem prapë ta shikoj!!

Fillon një emision po ashtu.

Ulem në këtë kuti blu gënjeshtare të dëgjoj një këngë të preferuar që t’i jap njgjyrë ditës time dhe lodhjes së ditëve të shkuar dhe fillon kënga por hop shfaqet…tigan që nuk njgjit 25 cm, ilaç për pastrim hundësh, pastë dhëmbësh dhe shikoj atë që pështyn në lavaman…vazhdon kënga tjetër kur hop shfaqet… ajo e ulur në bide që na mëson higjenën personale, del një fyll i gjatë që vë antidjersë te këpucët dhe një që vë antimyk te thonjtë e këmbëve…opa Barbra Streisand prapë dhe?! TURP e faqen e zetë paçi të gjithë ju që keni në dorë kulturën e popullit dhe mundësinë të ndaloni Diktaturën e Reklamave dhe nuk e bëni!

Tregues i pafuqisë është kjo katandisje!!

Parashteti, të pasurit, kanë marrë në dorë gjithçka, mos u ngopshin.

Por jo të na i hidhni në surrat natë e ditë sikur na keni paguar shpirt e zëmër. 1 është udhëtimi i jetës dhe dua të Ndjej në këtë djall jete që sajuat, dua të shoh një film dhe emocioni të rritet, agonia po ashtu, qeshja të vijë natyrshëm, dëshpërimi të thërrasë lotin, lumturia të zgjojë kujtime, hidhërimi të mbështjellë duart e mija rreth gjoksit, shpresa të skicohet në qeshjen buzëve të mija të fshehura mes flokëve.

Ku t’i gjej të gjitha këto?

Si të ushqej shpirtin dhe trurin?

Libra, sigurisht libra por të gjitha këto para të majme që merr për gjasme Radio/Televizion ku i çoni?

Keni lënë një popull të tërë në mëshirën e fasuleve, misrave, këpucëve, çantave?!

Nuk flet njeri të nesërmen për fundin e nje filmi se e ka zënë gjumi, nuk e pa.

Dikur ato reklama idjotësh i kishit sëpaku deri nga ora 23:00, nata sikur ishte pak më e qetë, tani nami në 3 të natës, më keq akoma.

Dëgjohet si pakënaqësia ime por është një eskavator gjigand që po hap gropa dhe po varros shoqëritë.

Adoleshentët tashmë që rritët me pekule, i keni të inkuadruar në grupe të strukturuara kriminale, mbi 20të grupe të tilla të frikshme informon sot shtypi grek që masakrojnë, vjedhin dhe plagosin pa pike fare arsye bashkëmoshatarë të tyre.

Vajzat i keni si të ardhura nga malet si klasndestine me ato rroba të çjerra dhe fytyra të pështirosura nga dhjamrat e njgjyrave.

Nëse këtë rini që përgatit të ma vësh majë kaptinës në të ardhmen si urdhëruesen time, ti që e llakaçit me lëvdata e tituj që 20 vjeç pa bërë as 5 vjet punë, pija lëngun se mishi mbaroi…unë i kam marrë masat të Mos bije në dorë të tyre.

Por kam të drejtë tek edukimi i pandërprerë, tek kultura e shkuar dhe klasike se këto të sotmet filma/teatër/shfaqe i keni thjesht si “art” i kohës së bakrit, frikë dhe vandalizëm, fjalor rrugaçësh.

Nuk kanë mundësi njerëzit të shohin një film e të kënaqen, të shërojnë plagë e të shtynë kohën e zymtë, të qajnë, qeshin e mendohen bashkë me protagonistë/artistë.

I keni katandisur njerëzit si endacakë që dikush ju tund në ajër një salçiçe (copëz filmi) ngaqë e ka marrë urija!!! Turp të keni!

Muzikë klasike jo, popullore fare fare, muzikë kombëtare të lehtë fare fare.

Thjesht filma me police me taka 12 pont, 3 metër qerpikë dhe 2 kg buzkuq që hyp majë gradaçelës, vret nja 20 dhe pastaj puth të dashurin po polic me pasion, plumbat vazhdojnë të bëjnë harem akoma…!!

Diktatura e Reklamave është për mua fundi i të dynjasë. Familjet me kulturë të mbledhura bukuri në dhomën e televizorit diku ora 21:00, bilanci i ditës, detyrimet ekonomike për nesër, të larë dhe kundërmues të aromave të lehta, me robdishanë/bizhame, presin dhe llogjike të bëjnë sëbashku një udhëtim jetik nëpërmjet filmave. Përfundon njëri në krevat, tjetri në ballkon, tjetri te kompjuteri sepse nuk duron dot njeri kohëzgjatjen e reklamave.

Pse gjithë mileti i pasur është që të na ketë një dhomë më vete (home cinema)?

Apo të gjithë kanë vila, në shpi kotec jetojnë shumica.

Është i frikshëm pushteti i fasules mbi shpirtin dhe jetën time!!

Është i frikshëm zëvëndësimi i kulturës me food të ngrirë si presh me oriz!!

Është e frikshme që jo vetëm të bësh mbretër të tregut disa, por t’ja hedhësh mbi kokë një populli të tërë e t’i thuash se ti mund të kesh votuar për ministri kulture por paratë dhe shitjet e bossit të epokës time që do më sponsorizojë fushatën, kanë më rëndësi për mua!!

Propozoj hapjen e qëndrave edukative nëpër lagje të paktën, të shkojmë atje rreth një sobe se shtëpitë këtë vit do mërdhifin, të lexojmë libra/poezi me zë të lartë, të shohim dhe ndonjë film të viteve para 90′ kur nuk i fshinim këpucët të huajve e kështu të krijohen Clube Kulturore e të fillojë veçimi ekzistues nga karnavalët dhe rrjepacakët e shoqërive.

Ndërtesat e bukura me njerëz me tru të sëmurë ç’i duam?!

Frika nga emisionet plot nota muzikore që në zgjim të ditës së një populli duhej të ishte detyrë por njgjan me dëshirë për nënshtrim të tyre me kufova, aksidente dhe reklama për blerje, blerje me mani konsumatori që të mos u mbetet kacidhe në xhep!!🥲 NilaR

About Post Author