Anila Rezhda-“Ura e Psherëtimave” – (Ponte dei Sospiri)


“Ura e Psherëtimave” – (Ponte dei Sospiri)

Urë, roman, pikë takimi, kërshëri kinematografike.

Përse u emërua kështu ?

Venezia do konsolidohej si shtet dhe jeta e këtij shteti famëkeq zgjati plot 1000 vjet.

Ky është shteti me jetëgjatësinë më të madhe në botë.

Venezianët ishin grabitës të llahtarshëm të anijeve që hynin në Adriatik dhe detin Jon.

Pasi rropën florinj e ar u organizuan dhe me pushtime i hynë mbarë rivierës Shqiptare, 7 ishujve Greke (Korfuzi që kush e ka vizituar ka konstatuar sa ndikim Italian ka deri më sot) si dhe Azisë në thellësi të saj.

Objektet nga metal i vyer, dokumenta të rrallë historikë etj. që kanë vjedhur nga këta popuj nuk llogariten.

Kjo i bëri financiarisht miliarderë të rajonit.

Sigurisht që shtetet diktatoriale kanë kundërshtarët e tyre ndryshe njerëzimi do kishte diktaturë gjithmonë.

Për të kapur kundërshtaret ata shpallën spiunimin si detyrë karshi shtetit!!!

Tek piaca San Marco janë dy luanët që ju pozoni.

Te goja e tyre (Bocca di Leona) njerëzit hidhnin letra me denoncime për këdo urrenin.

Njerëzit arrestoheshin.

Ura e Psherëtimave është një urë e vogël prej guri gëlqeror të bardhë, ka dritare me hekura , kalon mbi Rio di Palazzo dhe lidh Burgun e Ri (Prigioni Nuove) me dhomat e marrjes në pyetje në Pallatin e Dozhit, një pallat dukal, me burgjet e tmerrshme të Venezias së asaj kohe.

Është ndërtuar në shekullin e 16-të sipas projektit të arkitektit Antonino Contino.

Ajo u projektua nga Antonio Contino, xhaxhai i të cilit Antonio da Ponte projektoi Urën e Rialtos e cila u ndërtua në vitin 1600.

Nga ky korridor – urë, të burgosurit i udhëhiqnin në dhomën legjendare të pallatit “Oda e tre inkuizitorëve të shtetit” (Saletta dei tre Inquisitori dello stato) ku gjyqi zhvillohej “në kriptë”, para dhe gjatë të cilit, i burgosuri sillej nga një shkallë sekrete nga Saleta në dhomën nëntokësore të torturave në “Camera del Tormento”.

Vendimet shpalleshin gjithmonë me vdekje.

Sipas traditës kjo urë është dëshmimtare e dramës së transportimit të të burgosurve të torturuar, thuajse pa asnjë shpresë për t’u kthyer me vendim “i lirë” nga gjyqi . Rënkimet dhe guliçimet e tmerrshme të të burgosurve që dëgjoheshin nga “dritaret” e kësaj ure…i dhanë asaj këtë emër.

Kur dilnin nga salla e gjyqit diku mbasdite pa perënduar dielli

…ata shikonin nga kjo urë për herë të fundit qiell, re, yje, hënë dhe… PSHERËTININ për herë të fundit.😪😪

(Fotografia e fundit nga ku ata shikonin copëza qielli për herë të fundit!!)

Në të djathtë të fotografisë së parë njgjitur me ndërtesën e paraburgimit, bëhej ekzekutimi i vendimeve gjyqësore, prerja e kokës me mjete makabër.😪

Nuk e di a e keni vizituar sa e tmerrshme është të shikosh ato armë të ftohta sepse sot është muze.

Ne kur bënim praktikën mësimore aty si studentë për lëndën e “Historia e Venezias”, rrallë rezistoja nga ato që na spjegonin, dilja me vrap se më vinte të fikët.

Për Urën e Psherëtimave janë shkruar shumë histori ku më e shquara është romani popullor i Michael Zevakos, ndërsa çuditërisht, kompozitori i famshëm Offenbach kompozoi një operetë krejt ndryshe, gazmore, në vitin 1861 me këtë titull: “Ndoshta Makabër”.

Ka vënde përrallore nga bukuria që kanë qënë monumente gjaku por… si njeriu i ka kthyer këto në vënde zbavitëse për hir të parasë, pa lexuar kurrë 2 rreshta histori, është çudi!!😥

Në urën e madhe përballë asaj të Psherëtimeve, çiftet puthen si të marrë… unë nuk pozova kurrë, thjesht më fiksuan pa e patur mëndjen dhe as nuk dukem në atë foto të vetme poshtë urës me këmbë në ujë.

“Ura e Psherëtimave”, urë, kult i shpirtit mizor njerëzor, libër…

*E ilustrova statusin me Luan origjinal pasi, gojët e Luanëve që kapërdinë fatet tona sot nuk janë thjesht të hapura, por origjinal të shqyera në pritje të Personit të Zi që do hedhë letrën në gojën e tij… dhe ty/mua në Ferrin e Dante Alighierit. NilaR

Le pont des soupirs (“Ura e psherëtimave”) https://www.youtube.com/watch?v=JMIyMpGUSEo

About Post Author