Anila Rezhda:Çadra, qielli im personal…


Anila Rezhda

Mund ta quaj dhe të vetmen shoqe që nuk merzitet kurrë me mua dhe pse e marr xhiro kur dua unë.

Ajo me jep një dritë në fytyrë që më duhet aq shumë në ditët melankolike me shi.

Kombinuar me veshjen, në kontrast me njgjyrat e tyre, ajo mund të kthehet në një bukuri të krijuar posaçërisht për ju.

Krijon mbi ne një qiell me njgjyrë, me lule, me motive dhe jep një ide rreth nesh se si do donim të ishte qielli jonë personal.

Femrat e dashuruara me çadrën duken kollaj nga kujdesi i përzgjedhjes së tyre.

Kur bije shi i rrëmbyer çadra mbron supet dhe flokët të cilat vonojnë të thahen dhe kështu gjoksi mbushet me lagështirë për orë dhe shpërthen më pas me temperaturë.

Kur dielli shpërthen në dritë, ajo të ofron hijen e saj me freski të domosdoshme për të plotësuar numrin e hapave që duan punët e tua të asaj dite.

Të shoqëron natë dhe ditë.

Mbahet në çdo stinë të vitit.

Çadra bën që makinat t’ju shikojnë më kiartë në ditët me shi dhe shikim të turbullt pasi nuk jeni thjesht një siluetë e bërë qull si Miu por një goxham hapësirë e tërë me color.

Çadra do vëmëndje për ta mbajtur saktë mbi trup ndaj dhe ju ndihmon indirekt që duke parë vëndin ku do hidhni hapin t’ju shmangeni dhe aksidenteve mbi një frut që mund të bëni patinazh në ujë duke thyer gjymtyrë.

Çadra jeton qetësisht në errësira shtëpish, depo. Nuk ankohet kurrë ndonëse rri ashtu e përthyer mes hekurash në një ambjent që frekuentohet rrallë.

Për femrat që dinë ta përdorin çadrën, në ditët e përdorimit të saj, mund t’i shtojnë vlera nazeve me të cilat ecin. Mund t’i japin njgjyrë ecjes së tyre plot valëvitje jo për të ruajtur ekujlibrin e trupit por atë të shikimeve.

Kur hyet në një lokal jo me demek por tamam lokal, do shikoni që vëndi i çadrave është i përcaktuar. Ky kujdes për pikimin e tyre tregon dhe vlerën e tyre.

Jo rrallë i kam qeshur çadrës kur kam marrë një lajm të bukur dhe ajo qetësisht ma ka ruajtur sekretin sapo është përthyer dhe varur në atë kënd të shtëpisë.

Dikur mbaj mënd që kam bërë një alamet kopjimi në provime si studente pasi luanim me një çadër, unë e çoja në një krah dhe shoku im në krahun tjetër duke varur në telat e saj përgjigjet.

Dikur, kur sigurova çadër të jashtme, pra nga ajo që palosej, bëhej e vogël, mbaj mënd që i rashë Tironës kryq e tërthor që të më shikonin. Ishte gëzim i madh sepse në takime dashurore të lehtësonte. Imagjino takim me çadrën e babit!!

Çadrat mashkullore, ashtu të errëta dhe të tendosura bollshëm, më joshin.

Fluturimi çadrës nga era është po një moment filmi realizuar nga amator pasi të gjithë do e ndjekin me sy ku do përfundojë.

Është bukur të mendosh se ti vazhdon punët në qytet dhe çadra laget e rrobëtohet për ty. Pikimi i telave të saj larg trupit tënd, më njgjan me Fatin nëse do mundej dhe ai të m’i largonte kështu ca mbrapështira nga supet e mija!!

Darka e Vjeshtës mbledh familjen në vatër dhe pyetja klasike ku ta vëjë secili çadrën që të thahet. Por Nëna më thoshte se nuk është kurrë mirë që çadra e hapur të thahet brënda në shtëpi. Vetëm jashtë, në ballkon ose në hyrje të shtëpisë bile.

Çadra zgjat çuditërsisht siluetën e femrës!

Çadra harrohet kudo dhe kjo shkakton dhimbje sidomos kur është e bukur. Në këtë Vjeshtë jam pa çadër dhe ëndërr e kam të ma blejnë si dhuratë!!

Çadra përkufizon hapësirën tonë kur ecim dhe na jep atë lumturi irreale sikur ajo hapësirë ekziston në të vërtetë!! Kur dhe ku? Askund. Petë byreku bëhemi sa më poshtë si shtresë të jemi për të mbajtur rradhën duke lypur të drejtat tona.

Çadra jo rrallë është përdorur për dekoracion në ambjente publike.

Çadrat e diellit i quaj mjerane, të pafat, pasi, o i mbajnë kundërshtuese të erës me gurë të rëndë, o katandisen si leckamane me aq brekë banjo të varura në to, peshqira, lecka të qullura.

Kur të zë breshëri dhe dëgjon atë trokitje inatçie të tij në çadër, nuk ka si mos qeshësh me shpirt pa vrarë mëndjen se ajo mund të çahet. Thamë, pak ju intereson njerëzve fati i këtij objekti-çadër kaq mbrojtës!

Të gjitha femrat e kanë ëndërr që kur bije shi i marrë një prezencë mashkullore t’i marrë në mbrojtje nën çandrën e tij të madhe. Është një shkak i bukur të njihesh, një shkak i justifikuar nga shiu i bekuar! Por…nëse Nuk doni të tregoni se dikush ju mbrojti nga shiu me çadrën e tij, duket të justifikoheni si nuk u lagët nga ky shi kaq i dëndur!! U lag apo nuk u lag-kjo është çështje për Shekspirin.

Një udhëtim në Belle Epoque -në Epokën e Bukur, na vërteton sa rëndësi i jepnin femrat çadrave diellore. Plot qëndisje, tantella, njgjyra.

Çadra që shoqëron një nuse ditën e martesës, si me shi, si me borë, si me diell, është vërtet mahnitëse!

Çadra për moshat e mëdhaja është dhe një bastun i mrekullueshëm, mjafton që mos e mbajnë nën sqetull se të nxjerrin sytë

Çadrat që përdoren në varrime, të zeza, të mëdha, më trëmbin dhe e quaj turp mos qullesh për pak minuta ceremoni kur është momenti të nderosh një person që mirë apo keq, emri i tij/saj të bëri ta lësh rehatinë. Pikat e shiut mbi arkivol janë të frikshme por thonë se kur vdes një njeri i mirë qan dhe koha me kujë

Nuk e di pse sonte për çudi ju dedikova çadrës!!

Ndoshta ka kohë që më mungon qielli im?!

Ndoshta ende besoj se më takon një copëz qielli sa çadra?!

Ndoshta se kur pikon shiu nga hekurat e çadrës më duket sikur pikojnë paratë e munguara?!

Ndoshta sepse ka ardhur koha që duhet të fshihem nën njgjyrat e çadrës për të mos takuar Më njerëzit që më bënë të vuaj?

Ndoshta se dua pak njgjyrë në fytyrën time që ngeli ashtu e llakaçitur me bezhët e melankolisë?!

Ndoshta se nuk kam më lekë të blej rroba dhe duhet të ruaj mirë këto që kam?!

Ndoshta duhet të lagem sa më pak sepse sot shtëpitë janë akull, soba nuk kemi, dru jo, prush jo, mangalle jo e jo, një korent mizor kemi që shuhet kur i do kokrra e qefit dhe na ha gjysmat e fitimeve.

Dikur dikush më pat thënë se ti Nila merr një grimcë jetë dhe e bën jetën vetë! Të drejtë kishte. Jeta ime njgjan me dritë qiriu, nuk u ngopa me diell, qiell ndaj…krijova sonte për Ju dhe për veten një qiell timin.

Prej cope? Jo.

Me dashuri dhe hymne për të.

Mall për ditën që isha me çadrën lejla në Parisin e ëndrrave të mija të shtrenjta!!

Më frynte era dhe çadra ime luante me atë erë Parisi që njgjan me zgjim në botë ëndrrash!

Çadra… qielli im i bukur…që hapesh dhe mbyllesh kaq lehtësisht pa qënë në simfoni me shiun, kohën, renë, Vjeshtën, breshërin…si dhe unë Nila me jetën… NilaR

……………………………………………………………………………………………………………………..

Historiku i saj.

Historiku i çadrës fillon 3500 vjet më parë në Egjypt. Ajo përdorej atje si sesuar i të pasurve për mbrojtje vetëm nga dielli. Konstrukti i parë ishte me gjethe Finika dhe me shkopinj druri. Ku Faraon dhe çadër super.

Në shekullin e XI Para Erës së re, Kinezët prodhuan çadra mëndafshi për mbrojtje nga shiu.

Përdorimi çadrës u shpërnda nga Kina në Siam dhe Virmani. Materiali që përdornin ishte shumë i çmuar për të treguar forcën e tyre ekonomike.

Çadra arrin në Athina e lashtë, në Romë dhe kudo në Evropë. Romakët si fillim kishin turp të dilnin me çadër dhe e përdornin vetëm po të shoqëroheshin me një grua.

Në vitet 1790 + çadra nuk ishte më tabu për meshkujt në Angli dhe filloi jo vetëm të përdorej për të shpërndahej dhe në shtresat e mesme.

Në shekullin e XX çadra do fillojne të njohi përmirësime dhe tjetërsime të pandalshme deri dhe më sot.

About Post Author