Pelagia noctiluca -Jellyfish – Kandili i detit ngjyrë vjollcë
(Këshilla të dobishme për t’u mbrojtur nga thumbimi i tyre)

Mezi pritëm të vinte Vera e nxehtë dhe të kënaqeshim me det dhe diell. Dy vjet brënda nga covid-i janë dhe do mbeten në kujtesën e kujdo si vite shumë të mundimshme në ç’do aspekt. Sapo përgatitëm çantat e provuam rrobat e banjës, na’u desh të largohemi nga deti të frikësuar. Unë i kam shumë frikë Kandilët e detit. Kur të prekin të dhëmb deri në shpirt, mos përmëndim trurin që vjen rreth e qark sikur po bije nga aeroplani, ethe, etj.
Sa herë era fryn me drejtim nga bregu i detit, kandilët janë aty si kërcënim real, nuk futemi kurrë në det sepse vetëm që i shoh më mjafton të rrënjqethem. Këtu e dy vjet “Observatori Helen i Biodiversitetit” na dha njofimin e hidhur se, ndryshimet galopante metereologjike po na sjellin dhe tjetërsime të llojeve të gjallesave. Këtë vit, ky institucion publikon përditë buletin informativ shkencor në të gjitha mjetet e komunikimit me publikun për Kandilin e detit njgjyrë vjollcë.
Kandili i detit njgjyrë vjollcë janë dy fjalët që filluan të monopolizojnë këtë verë ende pa filluar. Në fakt, kandili i detit Pelagia noctiluca -si emri i tij shkencor- kishte filluar të “pushtonte” Egjeun që në Tetor 2020.
Ekspertët ju kanë rënë tashmë kambanave të alarmit për sezonin që sapo ka nisur, duke folur për një verë më të keqe se vitin e kaluar, përsa i përket Kandilit të detit njgjyrë vjollcë.
Bregdetet janë plot dhe harta e vëndeve ku shfaqet përditë po i shton listës së gjatë toponime të reja. Në Xylokastro u pa fundjavën e kaluar lloji i kandilit të detit “Compass” (Chrysaora hysoscella) të cilat shkaktojnë thumbim intensiv, reaksion alergjik etj. Duhet theksuar se deri në vitin 2015 kandili i purpurt shfaqej afërsisht ç’do 10 deri në 12 vjet dhe prania e tyre në ujërat ku “pushtonin” zgjaste maksimumi 4 vjet. Në vitin 2015- 2018, një shpërthim masiv i këtij lloji mbushi Gjirin e Korinthit me kandil deti njgjyrë njgjyrë vjollcë. Malta mori stafetën nga viti 2018 – 2020, ndërsa pjesërisht nga dimri i kaluar kandili i purpurt filloi të përhapet në të gjithë Mesdheun.
Tashmë në Greqi qarkullojnë 17 lloje kandilash deti të njohura të cilat i shohim më shpesh. Janë regjistruar gjithsej mbi 30 lloje. Prej tyre, 4 kanë një thumbim të rrezikshëm si ai i kandilit të detit njgjyrë vjollcë.
Përsa i përket efekteve nga thumbimet e kandilit të detit ngjyrë vjollcë, ato variojnë nga iritim, ënjtja, djegia deri te dermonekroza e rëndë, efektet kardio- dhe neurotoksike, rënie tensioni, dhimbje koke, të vjella, gulçim etj.
Thumbimi i tyre është shumë i dhimbshme për shkak të neurotoksinës që kanë, kështu që pushuesit duhet të jenë shumë të informuar se ç’farë duhet të bëjnë në rast thumbimi.
Hapi i Parë për të kuptuar ç’do herë që shihni një kandil deti është të lexoni Udhëzuesin Special të hartuar nga “Observatori Hellenic Biodiversity”. Aty do gjeni të gjitha informacionet për kandilët e detit në Greqi (ose ata që duken si kandil deti, por nuk janë) dhe shkallën e rrezikshmërisë së tyre.
Këshilla të dobishme për t’u mbrojtur nga thumbimi i tyre:
1. Kur të arrimë në plazh, nëse shikojmë plankton (Termi Plankton – i referohet grupimit të mikroorganizmave të gjallë që rriten në sipërfaqen e oqeaneve, deteve dhe liqeneve dhe që zakonisht lëvizin me rrjedhën e këtyre ujërave) është më mirë të mos notojmë pasi kandili i detit ushqehet me plankton – prania e tij është shenja e pranisë së kandilit të detit.
2. Noti me maskë do të na ndihmojë shumë që të kontrollonim ujin e detit si dhe për të identifikuar praninë e Kandilave të detit.
3. Mbani në mendje se grumbullimi i kandilëve të detit bëhet kryesisht në gji të mbyllura detesh. Noti në këto plazhe kërkon informacion – ndaj vizitoni aplikacionin inaturalist i cili do t’ju japë informacion të vlefshëm nëse vëndi që planifikoni të vizitoni ka apo nuk ka kandilë deti.
4. Nëse më në fund na thumbon një kandil deti, e shpëlajmë vëndin me ujë të bollshëm deti për të hequr ç’do mbetje tentakulare nga lëkura jonë. Nëse ka mbetur diçka përpiquni ta hiqni atë me një dorashkë plastike, jo me dorë.
5. Më pas bëni një përzierje të ujit të detit me sodë buke në raport 1 me 1 dhe shpërndajeni mbi vëndin që ju thumboi. Më pas vendosni krem kortizoni që të mos zgjerohet veprimi i neurotoksinës. Ditën e thumbimit është mirë të mos hyni më në det.
6. Nëse kandili ka arritur të na thumbojë në shumë vënde në trup, nëse kemi flluska me qelb dhe sigurisht nëse kemi simptoma si takikardi, marramendje dhe të gjitha ato që përmendëm më sipër, duhet të shkojmë në spital. Tek mjeku duhet shkuar me patjetër nëse kandili i detit na ka thumbuar fytyrën dhe veçanërisht pranë syve ose tek organet gjenitale.
Thjesht & praktikisht
Në çantën e madhe të plazhit këtë vit shtojmë një çantë të vogël si frigorifer, ka kudo, në të cilën kemi Kremin e kortizonit, sodë buke, një dorashkë të trashë plastike dhe një enë plastike të madhe me tregues për Litër që të përgatisim përbërjen ujë deti& sodë buke. Një peshqir të pastër pasi, pas shplarjes me ujë deti të bollshëm do të na duhet të vëmë shumë akuj te vëndi, të cilat i marrim kollaj nga lokali më i afërt.
Nëse do mëvetësoheni për udhëtime erotike, mirë do ishte të shkonit deri aty ku shkon makina, pasi në një rast të tillë ecjet me këmbë janë shumë të vështira. Personi juaj mund të mos jetë në gjëndje. Sigurisht që duhet t’i thoni një shoku ku jeni, sapo arrini në destinacion, sepse jo gjithmonë të dy në një çift dinë t’i japin makinës. Nëse shoqëruesja juaj nuk di, imagjinoni si do ngeleni me ato dhimbje majë një shkëmbi buzë detit.
Sigurisht që prindi këtë vit duhet të jetë më paraprirës se kurrë për fëmijët. Vetëm në zonë që ata vetë e kontrolluan, nga afër dhe sytë katër, mos u harroni me celular, fotografi dhe lloqe Kavaje. Sapo të shkoni në hotel për nani, netë Vere plot romantizën janë, flisni sa të keni fuqi.
Edhe për moshat e treta, sidomos për ata që kanë probleme me ecjen, kini kujdes mos i çoni thellë në det. Po ashtu kujdes me Kafshët e mija se edhe ato rrezikojnë.
Sa keq, sa keq që ç’do stinë tashmë publikojmë lajme kaq të këqija!! Në vënd që të flisnim për ku jemi nisur, me kë dhe a po ndjejmë flutura në stomak nga emocioni për dikë, rrimë e lexojmë udhëzues për ndihmë të shpejtë!! Të mos harrojmë katandisjen sociale me vepra penale nga Më të rëndat në historinë njerëzore, tmerr!!
*Po ju publikoj fotografi me emërimin shkencor të 17 Kandilave të rrezikshëm të detit në detet Greke që mund të ndeshni nëse do pushoni në Greqi. Bëni copy emrin e llojit Kandilit dhe kërkoni info se si veprohet me këtë lloj, shkalla e rrezikshmërisë etj.
1. Barrel jellyfish – Rhizostoma pulmo
2. Blue button – Porpita porpita
3. By-the-wind sailor – Velella velella
4. Cigar jellyfish – Olindias muelleri
5. Compass jellyfish – Chrysaora hysoscella
6. Fried egg jellyfish – Cotylorhiza tuberculata
7. Many-ribbed jellyfish – Aequorea forskalea
8. Marine stinger (ή και sea wasp) – Carybdea marsupialis
9. Moon jelly – Aurelia aurita
10. Nomad jellyfish – Rhopilema nomadica
11. Pink meanie – Drymonema dalmatinum
12. Portuguese man-of-war – Physalia physalis
13. Purple-striped jellyfish – Pelagia noctiluca
14. Salp – Thalia democratic
15. Upside-down jellyfish – Cassiopea andromeda
16. Warty comb jelly – Mnemiopsis leidyi
17. White-spotted jellyfish – Phyllorhiza punctata
E megjithatë, Dashuria jeton…po dremit, po qan, është zëmëruar me ne, nuk e di por…ja dhe kjo që informojmë njëri-tjetrin për parandalime, kujdes, udhëzime…si Dashuri më njgjan mua, e madhe bile.
Selektoi, përktheu dhe thjeshtëzoi që të jenë sa më të kuptueshme, me për Ju, NilaR