
Lidhja e Studentëve të Dipllomuar në Greqi-Filiali i Veriut te Greqisë, ndjek me interes të veçantë dhe pata kominikim direkt edhe me Ministrinë e Arsimit Grek për problemin e krijuar (vite do shtoja unë), për Mosnjohje të dipllomave Greke në Shqipëri.
Greqia, nëpërmjet bashkëpunimeve, ndihmon në kuadrin e ekstroversionit Shqipërinë e cila kërkon të gjejë vëndin e saj në komunitetin akademik ndërkombëtar. Megjithatë, Ministria Shqiptare e Arsimit nuk i njeh ende diplomat e universiteteve greke pasi Shqipëria 4 vitet e studimit në Greqi i njëhëson me vitin e 3-të të studimeve në Shqipëri, me rezultat që të diplomuarit e universiteteve greke të mos kenë akses në tregun e punës.
Në thelb barazon diplomat greke me ato shqiptare, të cilat janë tre vite studime, ndërkohë që njeh normalisht dhe pa asnjë problem tjetër diploma të Institucioneve të vendeve të tjera.
Siç mësohet nga gazeta “TEMA”, kryesia e Ministrisë së Arsimit, nisi përpjekjet për zgjidhjen e çështjes pasi tashmë po ndërtohen “ura” shkencore mes universiteteve greke dhe atyre shqiptare. Dosjen konkrete po e trajton personalisht Zv. Ministri i Arsimit z. Aggelos Syrigos.
Shpresojmë në zgjidhjen sa më parë të këtij problemi pasi jo pak nga anëtarë të Organizatës tonë janë prekur nga ky ngërç duke i lënë jashtë tregut të punës në Shqipëri. Edhe mua m’u kërkua një bashkëpunim nga vetë Tirana dhe u refuzua po nga ata vetë pikërisht për këtë problem, sepse diploma ime nuk njihej në Tiranë, ndërkohë që diplomat tona njihen në mbarë Bashkimin Evropian si edhe në USA.
Zgjidhja e këtij problemi do hapi udhët e bashkëpinimit në fushën Akademike dhe Shkencore ndërmjet Republikës Shqiptare dhe Republikës Greke duke ndërtuar bashkëpunime dhe grupe pune me nivel të lartë arsimor të njëhësuar, të anëtarëve të tyre. Është apsurde se si unë dal me nivel më të ulët arsimor ndërkohë që në Tiranë universiteti është 3-tre vjeçar!!
Diploma Greke ka numër tregues niveli numrin 6-të i cili në Shqipëri është i nivelit bachelor 3-vjeçar, ndrkohë që studimet në universitetet Greke janë 4-tër vjeçare.
Kushdo e kupton që kjo nuk sjell vetëm probleme tek anëtarët tanë që studjuam në Greqi dhe u kthyen në Shqipëri por edhe tek studentët shqiptarë që duan të kryejnë studime pasuniversitare në Greqi.
Konform me Sitemin Evropian të njësive akademike (ECTS) Universisteti Grek njeh 60 njësi në vit. Pra në bazë të këtij sistemi në Shqipëri duhet të na jepej të paktën njohje dipllome 3 vjet+ 1 vit pasuniversitar studime. U ankova në institucionin përkatës në Tiranë dhe përveç ironisë “këtë kemi ne këtu…” sikur e kishte zyrë private, nuk morra asnjë sqarim dhe ku? Ishte akoma më e dhimbshme të shikoje që vajza pas meje nga Gjermania ndonëse i shikonim diplomat tona Evropiane që kishim në duar kishin të njëjtat pikë (ECTS) sipas sistemit arsimor Evropian, mua të diplomuarës në Greqi nuk m’u njoh!!
Protokollë bashkëpunimit janë nënshkruar në të kaluarën mes universiteteve shqiptare dhe atyre greke si p.sh. mes atij “Eqerem Çabej” në Gjirokastrës, Universitetit të Tiranës dhe “Ismail Qemali” në Vlorë me Universitetet e Janinës, EKPA dhe “Aristotle University of Thessaloniki”. Në Shqipëri ka tre universitete me departamente të gjuhës greke, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i “Logos” (Universiteti i Kryedioqezës së Tiranës).
Koha është që në vëmëndjen e shtetit Zyrtar Shqiptar dhe jo t’i lihet rastësisë kur ngrë shtypi ndonjë tematikë, të vihen problemet e Akademikëve Shqiptarë në mbarë botën pasi kemi shumë për të dhënë në vendin tonë të lindjes dhe kemi kontribuar shumë në vëndet ku jetojmë. Sektori i Akademikëve Shqiptarë në të cilin mund të adresohet ç’do shtetas shqiptar i diplomuar në ç’do universitet të botës i gritur pranë një institucioni kompetent që do përcaktohet nga vetë shteti jonë Amë, është realitet i vonuar për mua. Të mos flasim për në Greqi që Nuk të vjen rradha kurrë për një pozicionim zyrtar dhe orientim opinioni komuniteti me kulturë akademike pasi marrim X XX dhe emërohemi si njerëz që Nuk kemi asnjë ide të re për t’i dhënë atij!! Puna dhe vetëm puna, partia dhe vetëm partitë, jemi katandisur thuajse të kemi “turp” që jemi diplomuar sepse ndonjë batutë salle e tipit: ” pse flet me fjalë të vështira kjo, ku jena këtu… “!! të bën të ulesh menjëherë si e ndjerë në faj. Organizatorët e pritjes së krerëve të shtetit në takimet zyrtare me emigracionin këtu “harrojnë” historikisht të mbushin sallën edhe me të diplomuarit shqiptarë në Evropë.
Falënderojmë Ambasadoren tonë Shqiptare në Athina, Zonjën Luela Hajdaraga Gila e cila po bashkëpunon në mënyrë të shkëlqyer për zgjedhjen e këtij problemi (shprehen Autoritetet Greke), marrë parasysh dhe takimin e bërë nga afër të Saj me Zv. Ministrin e Arsimit Grek z. Aggelos Syrigos (siç shihet edhe në foto), kohët e fundit.
Me resepekt për Ju,
Anila Rezhda