Anila Rezhda:Loja e shteteve…


Anila Rezhda

Loja e shteteve…

Është një lojë fëmijësh e ikonizuar në fotografinë e parë. Edhe unë luaja shumë dhe kur dy këmbët e mija qëndronin mbi Francë dhe USA ose mbi Itali dhe Australi, bërtisja se i pushtova dhe janë të mijat. E kështu fëmija i radhës bënte të njëjtën gjë. Por mbaj mënd që, si fëmijë banore e një vëndi me kufij të mbyllur që i isha, i thoshja emrat e shteteve me dashuri dhe mall për t’i vizituar.

U rrita dhe fillova të kuptoj ku jetoj. E re dhe revolucionare e mësuar me respekt të gjunjëzuar për baballarët e kombit si Rusia më pas Kina. Babai im kishte studiuar me zell të madh gjuhën Ruse si lëndë e detyruar. Komshija ime ishte Ruse, mjekja e dëgjuar okuliste Taja, nusja e Mynyr Kargjozit po mjek. Një kushëriri i jonë martuar me Ruse, u ndanë me të qara kur i detyruan të përparonin në divorc sepse u prishën marrëdhëniet me Rusët. Letërsia Ruse për mua është një perlë që nuk ka shoqe të dytë. E thellë, analizuese e dramave shoqërore, me mesazhe të forta për fuqinë e shtetit Rus. Leninin dhe Stalinin (bustet) ndaloja dhe i shihja në Tiranë si udhëheqës të ideve Më të mëdhaja se të shtetit tim. Kështu rriteshim ne, fëmijë që njihnin vlerat e vëndit dhe kujdo vinte në relacion me të si i huaj. Nuk ishim Qull me Miell, nuk i fshinim këpucët kujdo të huaji, nuk këndonin 24 orë në ditë këngë të huaja.

Sa të llogaritshëm ishim dikur?

Nga viti 1948 deri më 1960, Shqipëria përfitoi $200 milion në ndihma nga sovjetikët për zgjerimin teknik dhe infrastrukturor. Shqipëria u anëtarësua në KNER(Komiteti i Ndihmës Ekonomike Reciproke) më 22 shkurt 1949 dhe shërbeu si një fuqi pro-sovjetike në Detin Adriatik.

Më 5 mars 1953 vdes Stalini. 14 ditë zi kombëtare në Shqipëri, me njerëz të gjunjëzuar. Nën Hrushovin, pasardhësin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqipëria u inkurajua nga sovjetikët të ndiqte politikën specializuese të Hrushovit. Sipas kësaj politike, Shqipëria do të zhvillonte prodhimin e saj bujqësor për të furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vëndet tjera të Paktit të Varshavës të cilat nga ana e tyre po ashtu do të zhvillonin prodhime specifike.

Ishte hera e parë, që nga Çlirimi i vëndit, që në Shqipëri, më 25 maj 1959, vinte për vizitë zyrtare një kryetar superfuqie botërore. Ky tur i zgjatur 12-ditor i Nikita Hrushovit në një vënd të vogël, por ku po kishte dhe bazën ushtarake-detare më të fuqishme dhe të vetme në Adriatik dhe Mesdhe, padyshim, zgjoi dhe interesin e SHBA, pasi flitej për sigurinë kombëtare dhe globale. Madje, në fjalimet e mbajtura në kombinatin e tekstileve “Stalin” në Tiranë, në mitingjet e Shkodrës dhe Korçës, lideri sovjetik kërcënoi me sulm raketash me rreze të shkurtër Italinë dhe Greqinë nëse ndërtonin baza ushtarake amerikane të raketave.

E.H. “Hrushovi ishte udhëheqësi kryesor i një shteti të madh superfuqi, të cilin ne e pritëm si mik, me nderime, madje dhe të tepruara deri në absurditet e servilizëm të neveritshëm, siç bëri Liri Belishova , që drejtonte Komisionin e pritjes, e cila ia shtroi Nikitës rrugën në aerodrom deri tek avioni jo me qilim të kuq, por… me petale trëndafilash të kuq”.

Fragmente nga libri në anglisht “Kujtime të Nikita Hrushovit: Burrë shteti” (Memoirs of Nikita Khrushchev: Statesman, 1953-1964), vëllimi 3, 1126 faqe – “Atje kaluam disa ditë, pamë kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete të tjera, fshatra dhe porte. Gjithkund konstatuam një entuziazëm tejet të madh ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit tonë, ndaj partisë sonë, Nuk më zuri syri ndonjë re të zezë që të mund mbulonte diellin e miqësisë, nën të cilin ne donim të jetonim dhe të ndërtonim raporte vëllazërore midis BRSS-së dhe Shqipërisë”

Fillimi i marrëdhënieve zyrtare me Rusinë.

Gjithçka nis atë verë të largët të vitit 1945 kur një personazh i diplomuar në Harvard me emrin Koço Tashko emërohet ambasador në Moskë. Ishte po ky ambasador që nxiti dhe organizoi vizitat respektive të delegacioneve mes dy shteteve. Përmendim këtu katër vizitat e Enver Hoxhës në Moskë dhe takimet me Stalinin.

Komunizmi kishte pushtuar gjysmën e botës. Shqipëria e vogël kishte aleatin e saj të madh Rusinë e cila kishte fituar luftën e Dytë Botërore por njëkohësisht kishte instaluar komunizmin.

1945 ishte viti i parë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike por ky nuk ishte kontakti i parë diplomatik dhe politik mes dy shteteve tona. Fan Noli, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, kryeministër dhe kryepeshkop, kishte qenë me vizitë në Moskë në një nga konventat politike. Një veprim që ndonëse nuk është bërë shumë publik cilësohet si një anë jo shumë e qartë në aktivitetin e tij. BS-ja shpall Shqipërinë “non grata” pas vitit 1961. BS-ja dhe Shqipërija ngrinë marrëdhëniet mes tyre duke mos pasur më asnjë lloj pikë kontakti.

Rifillimi i marrëdhënieve.

Marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nisën vetëm në vitin 1991, kur bota komuniste ishte në grahmat e fundit të jetës. Në 1991 Shqipëria lidh marrëdhëniet diplomatike me Moskën duke çuar ambasador në atje Pertef Hasamataj. Por në ndryshim nga periudha e kohës komuniste marrëdhëniet e Rusisë dhe vendit tonë janë në nivele të dorës së dytë. Që nga viti 1991 e deri në vitin 2019, Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjë personalitet i lartë rus.

1945 fillojnë marrëdhëniet zyrtare dhe diplomatike me Rusinë. Ambasadori i parë i yni në Bashkimin Sovjetik të pasluftës ka qenë Koço Tashko, i diplomuar në Harvard.

1947- Enver Hoxha zhvillon vizitën e parë në Rusi. Duke filluar nga ky viti , Enver Hoxha u takua 5 herë me J. V. Stalinin.

KINA

Shqipëri-Kinë krijuan marrëdhënie diplomatike më 23 nëntor 1949.

Më 1963, Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, propozoi dhe mbështeti në rrugë diplomatike për ripranimin e Kinës në këtë organizatë.

Më 25 tetor 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme, Republika Popullore e Kinës u pranua me të drejta të plota në OKB.

Miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë ka në themele jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, apo marrëdhëniet ekonomike e politike, por, edhe vlerat dhe shkëmbimet në fushën e programeve kulturore.

Më 21 nëntor të vitit 1949, Kina e Re, që sapo ishte themeluar, mori një notë të dërguar nga qeveria shqiptare, ku sugjerohej vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Reiz Malile, që në atë kohë ishte sekretari i parë i legatës shqiptare në Moskë, ishte dorëzuesi i kësaj note nga pala shqiptare për palën kineze.

Pas dy ditëve, më 23 nëntor, Pekini u përgjigj se e mirëpriste “krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës Popullore të Shqipërisë”. Kështu, Kina dhe Shqipëria vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Shqipëria u bë një nga vendet e para që pati marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Pas përgatitjeve aktive e serioze, në vitin 1954 të dy vëndet ndërtuan ambasadat e tyre përkatëse dhe dërguan ambasadorë te njëri-tjetri. Shqipëria dërgoi zyrtarin në nivel zv.ministri Nesti Nase si ambasador të saj në Kinë, ndërsa nga pala kineze, kryeministri Çu En Lai ngarkoi drejtorin e Drejtorisë së Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme Xu Yixin si ambasador të Kinës në Shqipëri.

Me themelimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, të dyja palët filluan gradualisht të zhvillonin shkëmbimet e bashkëpunimin në fushat ekonomike, kulturore, arsimore etj., duke arritur një numër rezultatesh.

Në mbledhjen e Bukureshtit në vitin 1960, delegacionet e dy partive komuniste, të Kinës dhe të Bashkimit Sovjetik, kishin divergjenca të ashpra dhe kontradiktat mes të dy vendeve u shfaqën hapur. Në atë kohë, Shqipëria shprehu përkrahjen e saj për Kinën. Më pas, në shumë mbledhje të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, Shqipëria përsëri qëndroi në krah të Kinës. Me acarimin e kontradiktave, Bashkimi Sovjetik ndaloi përkatësisht projektet e ndihmës për Kinën e Shqipërinë përkatësisht në vitet 1960 dhe 1961, gjë që shkaktoi ngrohjen e shpejtë të marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Kina filloi ndihmën në përmasa të mëdha në fusha të ndryshme për Shqipërinë. Ndërsa Shqipëria besonte se Kina, si një vënd në zhvillim me një e katërtën e popullsisë së botës, duhej të hynte në OKB për të folur në emër të vendeve në zhvillim e për të shprehur zërin e tyre në arenën ndërkombëtare. Prandaj Shqipëria, si një vend iniciator, propozoi për shumë vite me radhë rikthimin e Kinës në OKB. Nëpërmjet përpjekjeve të shumanshme, më 25 tetor të vitit 1971, sesioni i 26-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi rezolutën nr. 2758, duke rikthyer vëndin e ligjshëm të Republikës Popullore të Kinës në OKB.

Në vitet ’60 deri në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar, Kina dhe Shqipëria u zhvilluan së bashku. Kina e ndihmoi Shqipërinë të ngrinte nivelin e zhvillimit në fushat industriale, bujqësore, ushtarake etj. Nga ana e Shqipërisë, teknika e mbjelljes së pemës së ullirit shkoi në Kinë. Nën drejtimin dhe me përgatitjen nga specialistët shqiptarë, pemët e ullirit mesdhetar u mbollën në provincën Yunnan të Kinës dhe u zhvillua përpunimi i thellë. Në këtë periudhë, edhe shkëmbimet kulturore ndërmjet të dy vëndeve ishin të larmishme. Filmat shqiptarë pasuruan jetën kulturore të kinezëve. Artistët shqiptarë morën pjesë në shfaqjen e baletit “Detashmenti i kuq i grave” të krijuar nga artistët kinezë, çka nxiti shkëmbimet artistike ndërmjet të dy vëndeve. Ndërsa dërgimi i ndërsjellë i studentëve forcoi shkëmbimet arsimore, e më gjerë, ato ndërmjet popujve të të dy vëndeve.

Çu En Lait viziton Shqipërinë në vitin 1965.

Në mesin dhe fundin e viteve ’70, mjedisi ndërkombëtar ndryshoi pa u ndier. Në vitin 1978 Kina filloi Reformën e Hapjen. Për arsye që ndodheshin në faza të ndryshme, të dyja vëndet zgjodhën rrugë të ndryshme zhvillimi.

Por, edhe përgjatë shumë viteve që Kina e Shqipëria kishin vetëm “marrëdhënie diplomatike formale”, miqësia e popujve të të dy vendeve nuk u ndal. Qytetarët shqiptarë përshëndetën spontanisht kolonën e makinave të specialistëve kinezë që po largoheshin nga Shqipëria dhe studentët shqiptarë i shkruan letra ambasadës së Kinës në Tiranë për të shprehur urime për rezultatet e arritura prej Kinës.

Në vitin 1986, kur Fan Chengzuo, si ambasadori i 10-të i Kinës në Shqipëri, paraqiti letrat kredenciale, liderët e Shqipërisë shprehën dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike normale me Kinën. Marrëdhëniet e dy vëndeve hodhën një hap të rëndësishëm drejt normalizimit. Në vitin 1988, ministrat e jashtëm të Kinës e të Shqipërisë u takuan në selinë e OKB-së e të dyja palët u shprehën se dallimet ideologjike s’mund të pengonin përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve!!

Në vitin 1996, marrëdhëniet kino-shqiptare hynë në një periudhë të rëndësishme.

Në vitin 2012, u krijua mekanizmi i “Bashkëpunimit Kinë- Europë Qendrore e Lindore”.

Në vitin 2013 u propozua zyrtarisht nisma “Një brez, një rrugë”.

Hapja e Institutit “Konfuci” në Tiranë ka nxitur njohjen e ndërsjellë mes të dy popujve.

Para 70 vjetëve, vendosja e marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare filloi nga bazat ideologjike, por në proçesin e 70 vjetëve, këto marrëdhënie e kapërcyen ideologjinë!!

Unë banoja përballë Ambasadës Kineze e njohur më parë si ish vila e Teta Dritës, tezja e Ben Papulit ku unë kaloja orë të mrekullueshme duke luajtur në oborr. Nata që e hodhën në erë ishte trishtim për mua. Sa hap e mbyll sytë u ndërtua ambasada. Habi e madhe që personali që nga ambasadori ngrihej në pikë të sabahut dhe bënte gjimnastike, lutjen ndaj diellit me pozicionin klasik për thithjen e energjisë diellore, pastronte, vishej bukur plot ngjyra dhe funksiononte.

Sot,

Jemi shndërruar në teleshikues dhe komentues të tipit shkrepëse, jepi, digji, shuaji, shkeli, pushtoi…ata!!

Që të shkelësh skandalin, duhet të llogarisësh mirë atë që do humbasësh në radhë të parë!!- deklaroi vetë Gjermania pasi filluan ta akuzojnë për mbipërmbajtje ndaj Rusisë!!

Nëse ti si shtet merr gaz nga Rusia, armë nga USA, është një ekuacion që e zgjidh dhe një fëmijë, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreqësh!!

Politika e jashtme e deri tanishme e Evropës me vëndet që i përkasin Evropës si territor ka qënë që, do bësh si them unë sepse je i varur ekonomikisht nga unë. Atij muri me kokë i ra edhe ajo vetë tani me Rusinë.

Jo vetëm që ka detyruar vënde jo anëtare të saj të ndjekin politikat me Peshkaqenët e mëdhenj (Superfuqitë) që ajo do, por na ka penalizuar nëse ndërtonim bashkëpunime, na ka detyruar të prodhojmë produkte të specifikuara duke na tharë kështu zorrën për produkte llux si fruta pylli, fruta të kuqe, zarzavate etj. që na mbinë pa dashje të shkretat në baçet tona.

80% të prodhimit të zarzavateve/frutave e merr Rusia nga vëndet tona të ngrohta, por kjo bëhet me grumbullim përqëndrim malli në Evropën Nevrike Qëndrore e cila i çon vetë atje larg me çmimin që do ajo!!

Politika e ndërvartësisë që ndërtoi Evropa ndërmjet vëndeve të saj është ajo që sot na ka katandisur sehirxhinj të vendimeve të mëdhaja sepse Nuk ta mban, pasi një buton të ul AI!! dhe iku korrenti, gazi, gruri, misri, nafta-pra jeta. Evropa ndau shtetet në të nënës dhe të njerkës. La zbuluar fare gjirin e detit Adriatik duke na dëmtuar pasi, nëse do ishte Adriatiku jonë Port Evropian, imagjinoni paratë që do liheshin tek ne.

Të fiksur te historia para luftës së dytë botërore!! Gjermania dhe gjithë vëndet Evropiane nuk ndërtuan veç politikave ekonomike edhe ato mbrojtëse. Kishte turp se i kujtonin që na pushtoi? Po pse me laps, letër e krizë ç’farë na bëri? Presioni i ushtruar nga BE në vëndet e zonës së ndikimit të saj që nga viti 2005- e deri tani, ishte një politikë lakuriqosje e shteteve nga ndjesia kombëtare dhe nga imuniteti gjeografik kontinental si Evropianë që jemi. Diplomacia u kthye në sarkazëm dhe lutje ndaj të Fuqishmëve për pak furnizim ndërkohë që gjithë Evropa Qëndrore mbahet nga fuqi punëtorë si ne, krahë i lirë punë nga vënde jashtë territorit Schengen. Evropa Qëndrore si fuqi e vetëzgjedhur, imponoi shtetet jugore/Ballkanike në varfëri, skamje dhe mendohet ende kë duhet të anëtarësoje në BE!! Lejoi nxitjen e armiqësive të hershme mes shteteve dhe atë Fund grindjesh që duhej ta kish sjellë me kohë mes Diplomacisë Demokratike do na i sjellë tani me një të shtënë-po deshe të rrosh qepe dhe bashkëpuno me këtë shtet që zihesh, po nuk deshe bjer në gjumë latergjik.

Sot thirret të marrë vendime të mëdhaja Evropa pasi na bëri dhuratë një rryp mesi secilit neve për të shtrënguar barkun pasi 280 milion ton grurë e misër zor se do arrinë nga Ukraina e dërmuar nga lufta si kërkesë VETËM e Greqisë për nevojat e tregut të saj.

100 bilion buxhet për armatin vendosi Gjermania për armatim nga buxheti i përbashkët i BE-së. Korbat po fluturojnë në imagjinatën time!!

Ndaj, analizoni si dhe sa të doni njgjarjet, luftën, arsyet e shpërthimit të saj. Nuk dini asgjë se Nuk ju lejoi njeri të dini.

Unë llogjikën time e bazoj tek: 1. Si kam QËNË si shtet, pra sa miq të mëdhenj kisha aleatë dhe: 2. Si JAM sot që rri gjithë ditën para TV dhe nuk punoj as arrat e mija!! Pema më e lartë në bujqësi që kemi sot është ajo e majdanozit.

Rininë e kam të ngujuar para ekraneve blu për sex&drogë&lavdi&famë&para pa punuar fare. Gratë i kam në krizë bukurie. Shkollat i kam të lehta fare se blej gjithë llojet e dëftesa&diploma. Simpatizantët partiakë i kam nyl nga trutë, injorantë që veç bërtasin e mbysin llogjika të forta e domethënëse.

Ushtria BLEHET si gjel karamele dhe meshkujt prehen kafeneve me celularin e dashnores në duar duke e kontrolluar!!-medet!

Loja e shteteve dikur ishte si ishte por…diçka kishte si rezultat e diçka mbetej te popujt e vegjël si ne!!

Mobilizim…fjalë e Atij kjo, por si folje e mundshme është që të ngrini peritë me tanga nga krevatet dhe kokë-qethurit si nazi me tatuazhe t’i nxirrni nga palestrat dhe me urdhër të prerë t’i detyroni të mbjellin e korrin fushat e malet se boll u shkalafitën me Taxat e mija dhe të pensionistëve, ditë e natë rrugëve/pubave pa pikë turpi!!

“Kush popull harron historinë që jetoi është i detyruar ta rijetojë”.

Kujto se ç’farë populli ishe dikur, sa indipendencë ideologjiko-politike dhe liri veprimi kishe dhe mos ndoshta dëshiron të ribëhesh si dikur!!

Larg duart nga Liria dhe Sovraniteti Territorial i popujve!!

About Post Author