Anila Rezhda:“Lulëkuqe mbi ballkone”


Anila Rezhda:“Lulëkuqe mbi ballkone”

A thua mbinë lulekuqet nëpër ballkone? Jo se besoj.

Po ku i pashë?

Ashtu m’u dukën, si Lulëkuqe nëpër ballkoneve të huaja.

Ishin lule apo fytyra të bukura femrash me flokë të shpupuritura të ngatërruara mes lulesh?

Them se po, ishin gratë, nënat dhe motrat tona.

Qielli shkëlqente, njerëzit rendnin për pazare se ditë feste sot, Ato ishin atje të varura ballkoneve si Lulëkuqe mbi to. Me gjokse të hapura, të djersitura të ekspozuara në erën e ftohtë të Marsit. Me flokë që duan të ikin nga ajo tërheqje e llastiqeve për t’i mbajtur të lidhura me orë të tëra. Flokët janë krijuar të jenë të lira, të lëshuara, të qeta.

Në duar mbajnë një shkop druri. Me sa fuqi ju ka mbetur nga ngritja e sixhadeve i qëllojnë fort dhe shpesh që të largohet pluhuri. Zonjat i duan të pastra sixhadetë e rënda për festa.

Shikojnë njera-tjetrën nga ballkonet dhe qeshin pakëz, i japin kurajo vetes.

E dini ç’do të thotë që një femër të bëjë punë të rënda krahu? Të pastrojë, të tërheqi mobilje, të shkundi sixhade, të lajë xhama, ballkone, e ekspozuar mes ujrave dhe rrymave të korenteve? Të vrapojë që të ndriçojë gjithçka se shtëpija duhet të jetë xham? Pastaj të rendi të kapi autobuzin sepse e pret dhe shtëpija e saj për të gatuar, festuar…

Jo të gjitha ne e dimë. Ndoshta e dinim dhe e harruam. Ndoshta disa gra nuk do ta provojnë kurrë. Unë gjithmonë ditën e 8 Marsit dal udhëve dhe shikoj nga ballkonet Lulëkuqet dhe drithërohem për To!!

Është e rëndë, e pakapërcyeshme ta fillosh jetën me ëndrra në Atdhe, me dëshirë për karierë, profesione, zyra, dhe një ditë të detyrohesh të emigrosh për të pastruar shtëpi, zyra, shkolla, hotele…

Është e rëndë kur Nuk ke zgjidhje tjetër në këtë jetë dreqi se gjuhën e huaj nuk e di dhe koha biologjike nuk të premton të arsimohesh sepse rriten femijët, kanë nevoja jetike. Duhet vrapuar që të mos jetojnë si ne por shumë më mirë se ne, të barabartë me atë copë të botës së pasur qe ne ëndërronim, e meritojmë! Ato filluan jetën me shanse të barabarta ne Atdhe dhe u detyruan t’i lënë pas të gjitha.

Ecja dhe shtrëngoja fort dosjen e zyrës në sup. Dosje, firma, vula përdoren nëpër zyra. Quhet si shpëtim nga lodhja e trupit dhe djersa. Po nëse një e zyrave Nuk i mendon si mund t’ju lehtësojë jetën Lulëkuqeve majë ballkoneve, kush duhet ta bëjë? Ka zyrtare femra të egra fare që kujtojnë se fati është mënçuri e tyre dhe jo një rastësi ndaj duhet vetëm të urdhërojnë dhe sidomos ndihmë-shtepiaken e tyre, pastruesen e zyrës, të shkallëve. Të jenë kërkuese me to, urdhëruese deri në therje, nënvleftesuese, t’i paguajnë pak dhe vonë. Si munden dhe e bëjnë?!

Femrat që shkundin sixhadete njgjanë me Lulëkuqet. Trupi i tyre pikon gjakun e programuar mujor nga Zoti për të përgatitur pritjen e një bebi tjetër. Dhe lodhja e e tyre në këtë ditë feste është tepër e mundishme! Ato sot janë majë ballkoneve, jo të gjitha po presin sot buqetë lulesh në kolltuk me telefon në dorë!!

Sixhadetë janë të bukura, me motive, me njgjyra, njgjajnë me udhët e parajsës që do donim të ecnim. Janë të rënda plumb, të shtrenjta. Kush i ka, ka shumë para. Shtrohen të ekspozuara që të duken. Shkelen nga kepucë të shtrenjta të pa-ecura shumë. Ndaj pastrimi i tyre duhet bërë me kujdes, me orë të tëra. Kur ngrihet një sixhade nga kanjgjellat e një ballkoni një trup femre bije si petale Lulëkuqe nga dhimbja e skeletit!!

Dikush duhet ta bëjë këtë punë…

Kush duhet ta bëjë? Dhe deri në cilën moshë duhet ta bëjë?

Ecja në vetminë time të lagur nga shiu. Shikoja përballë shumë vaporë të ngujuar në dallgët e vetmisë edhe ata, nuk ju lejohet t’i afrohen bregut. I ktheva kurrizin detit dhe shikoja ballkonet me Lulëkuqet. U ndjeva njeri i keq ndonëse fatin e ndryshova vetë duke ngrënë ushqim me racion që t’ja dilja mbarë. Si mund të ndryshoj fatin e tyre?-mendoja. Cila jam unë dhe ç’farë fuqie kam? Jam shtet, ligjvënëse? T’ju shtoj rrogat, t’ju njoh vështirësinë e punës, t’i ndaloj me ligj që ta ushtrojne gjatë këtë punë-të gjitha këto përrallat e mija!! Nuk kam asnjë në dorë veç një pene ndaj e morra dhe u ula të shkruaj. Ditë pushimi sot, ndoshta më lexojnë zyrtarEt…

I ngula sytë një ballkoni ku një Lulëkuqe po “rrihte” një sixhade. I qesha. Nuk reagoi. U ndrojt dhe vazhdoi të lodhte krahun. Pashë rrobat e mija të pastra dhe me erdhi turp nga vetja që nuk reagova më shumë dhe atëherë kur duhej që keto gra të Mos punonin një jetë këshu. Shikoja rishtazi dhe me këmbëngulje. I ra shkopi nga ballkoni. Renda e morra dhe njgjita shkallët me vrap. U hap dera, doli ajo vetë Lulëkuqja. Kur bëhen punë të tilla zonjat mungojnë nga shtëpitë. Ja dhashë dhe…nuk ikja. Ajo më falënderoi dhe uli kokën. Pati turp nga djersitja. Keshtu nuk na mëson “racizmi profesional”? Ato që bëjnë punë të rënda krahu dinë pak gjëra, apo jo? I fola shqip. Qeshi me shpirt. I thashë ku punoj dhe u lumturua. Ju duk si hak i marrë në një shoqëri të huaj në emër të saj! E prita tre orë. Mbaroi punën dhe krah për krah u ulëm në një kafene të ngrohtë. I dhurova lule dhe këmbyem numrat e telefonave. Ishte shoqja dhe motra ime shqiptare.

Lulëkuqet janë lule që mbijnë në tokë kur dielli puth gjoksin e lakuriqtë të tokës dhe lë atje në Dhe, njgjyrën e kuqërremtë në petalet e tyre…

Dielli ikën sërish atje lart veç dhe nuk e tregon që puthi tokën! Edhe Lulëkuqet e ballkoneve nuk e tregojnë shpesh punën që bëjnë. Nuk duan. Besojnë se ti i imagjonon të përthyera në mes, të rraskapitura, të djersitura. Unë s’i mendoj asht veç. Unë i dua, i respektoj, i mendoj, shkruaj për To. Për shoqet dhe motrat tona që për hir të kolerës ekonomike lanë ëndrra e dëshira profesionale në mes dhe u detyruan të bëjnë punë kaq të lodhshme. Në vënd që kanalet televizive të japin kaq mijëra euro për paçavure që flënë natë e ditë në shtëpi me burra pa bërë asgjë, si trunjgje të dergjura që i nxorri deti diku, jepjuni Shpërblime Ekonomike të majme këtyre grave dhe nënave tona. Dhe unë do votoj 100 herë me koston që reklamoni.

Ato sot janë tejmase të lodhura dhe do vazhdojnë të përgatisin tavolinën edhe të familjes për festën e tyre sot. Ju dhëmbin krahët, mesi, duart dhe mezi presin një banjo me ujë të ngrohtë në qetësinë apsolute të shtëpisë. Pyesin ujin që rrjedh përse duhet ta bënin ato këtë punë?! Emigrimi shkrin gjithë ëndrrat personale të një femre…

Lulëkuqet mbi ballkone janë dëshmi e dështimit total të burrave të shtetit të origjinës së tyre. Ato janë shtresë e arsimuar por duhet të harrojnë ato që dinë në Dhe të huaj se është vonë për to të fillojnë nga gërmat. Stomaku i fëmijëve nuk qan për gërma, qan për bukë. Dhe burrat e atij shteti nuk bënë asgjë që të mos emigronin të paktën femrat e kombit!!

Në këtë ditë triste gjeta mijëra arsye që të qaja nga mungesa e femrave të jetës time. Por kur ndjeva të shplodhur trupin tim heshta. Heshta thellë që të kërcënoja veten mos qante kot, të paktën sot. Ndoshta nesër, ku i dihet të nesërmes? Ndoshta urija, një fatkeqësi ekonomike na detyron të shkundim sixhade ballkoneve të huaja. Ku i dihet kësaj jete të marrë?! Ndaj mbani gjallë inercinë e trurit për përshtatshmëri me këto profesione të rënda.

Lulëkuqet tani flënë nga lodhja dhe unë shkruaj. Duket si llux monopol por jooo…dikush duhet të shkruajë që të tërheqi vëmëndje. Ato flenë dhe ëndrrat e tyre burojnë nga pena ime-kam nevojë ta besoj këtë!!

Lulëkuqet mbi ballkone i gjeni gjithmonë aty mjafton të ngrini kokat ose të hapni dyert kur t’i prisni në shtëpitë tuaja. Pritini me dashuri, me kafe të ngrohtë, me lëng frutash, lërini lekët te bufeja që të jenë të bindura se nuk i harroni t’i lini, ju duhen sot. Flisni pak me To, dinë shumë gjëra. Dhe para se të ikni me tangërllikun e njohur dhe të bërtasni telefonave me shoqet: “po po më erdhi pastruesja, ma bë kafen se erdha unë, po marr taksi…” mendo se!! femijët me të Pasur në botë i rrisin gratë me të varfra në botë dhe ata një ditë bëhen udhëheqës!! Korrigjo fjalën “pastruese”, mos e thuaj Më, është turp për ty! Ato janë ndimës -shtëpiaket tona. Aty ku sëmundja na pret krahët neve dhe nuk mundemi, aty ku fëmija është i vogël por puna jote të sjell fryte të majme ndaj nuk e lë dot, aty ku nëna paralizohet dhe zë krevatin, një Grua e Nderuar do hyjë

te dera jote si drita dhe do të të lehtësojë të vazhdosh jetën tënde normalisht. Duaje dhe respektoje Ndihmësen tënde të dashur! Një pjatë supë e ngrohtë e sjellë te krevati ku ti dergjesh me dhimbje nga operacioni, është shërimi dhe shpëtimi jot nga dora e Saj.

Mësoini fëmijët tuaj t’i duan dhe t’i respektojnë jashtë mase Lulëkuqet mbi ballkone!

Sot në hëtë 8 Mars mendova dhe më shtrëngoi zëmra gjatë për gratë tona të mrekullueshme që punojnë shtëpive. Jo vetëm lodhja fizike por ajo shpirtërorja dhëmb më shumë. Shumë herët këto gra vuajnë nga dhimbjet e mesit, kokcave, nga ftohje të strehuara gjatë në mushkëritë e tyre nga lagështira dhe erërat e ballkoneve, janë gjithë ditën mes ujrave. Sot kujtova shoqet e mija të Dipllomuara në atdhe që janë të detyruara të bëjnë në emigracion një punë që Nuk duan por duhet!!

Krijojuni mundësitë që në evente 1 herë në 3 muaj, ato të shpalosin talentet e Tyre të mrekullueshme. Ekspozita me punime artizanati, mbrëmje poetike, mbrëmje muzikore…mjafton që ato të ndjehen ato që janë mes ëndrrës së tyre.

Dediakuar shoqeve, motrave dhe Mxias time të dashur ardhur në Greqi për punë nga një shtet që sot digjet nga lufta😪

Gëzuar 8 Marsin gra, shoqe dhe motrat e jetës time kudo që jetoni!

Shkëlqefshi nga bukuria e shëndetit!

Me respekt per dhe dashuri per Ju, 🥰NilaR

Top of Form

About Post Author