Anila Rezhda:”Pyetje retorike vetes time fëmijë…”


“Pyetje retorike vetes time fëmijë…”

Bëra mirë që ika si sot 30 vjet më parë larg atdheut, shtëpisë, familjes, prindërve, shanseve, kujtimeve, dashurisë?!?!

Kush m’i rrëmbeu ëndrrat dhe përse nuk m’i ktheu kurrë!?

Përse edukimi im familjar dhe shoqëror nuk iu desh kurrë shoqërisë, shtetit Amë?! (I lëmë studimet, janë për kualifikim aftësish dhe për punësime të mira).

Pas zbrazjes së vëndit nga ajo Rini e Artë, përse ministria e kulturës të një populli kaq të vogël i hapi katëcipërisht dyert imoralitetit verbal publik, pornografisë, promovimit të femrës anti-vlerë?!

Unë haja libra, pushoja në drekë që njerëzia të qetësohej, ndonëse kisha uri prisja të ulej e gjithë familja në tavolinë, pastroja shkallën dhe oborrin e pallatit ç’do të Dielë, lyeja këpucët e familjes me bojë, derdhja plehrat shpesh, rrija në rradhë për djath, bukë, ushqime, ullinj, qepja fustan te ri të kuq me lule të bardha kur vendoste familja, shkoja te shoqet me ditë dhe ndihmoja kur lyenin shtëpinë, kishin dasma ose vdekje, gjithë vajzëria si bletët bashkë, kërkoja falje sa herë bëja gabim, Ai fishkëllente “Love Story” dhe unë skuqesha nga turpi se mileti kuptonte ballkonin që banonte vajza të cilës i adresohej fishkëllima e të Riut…të gjitha këto gabim?!

Nuk besoj, sepse edhe në Dhe të huaj të gjitha këto më hynë në punë, kështu më deshën fix fare, kokëulur dhe fjalëpakë, pa naze në ushqim, pa shumë kritika dhe revoluacione mentale!!

I njëjti vënd me të njëjtën gjuhë dhe kulturë, përse lind rini me dy standarte pa asnjë lloj lidhje ideore me traditat e vëndit?!

Kujt i intereson shpërthimi me ekspoliz i themeleve të edukimit masiv të rinisë së një shteti që rritet si brez me taxat e popullit për të trashëguar Atdhe-në?!

Në një nga fotot e ditarit tim mikroskopik më poshtë do lexoni që, pa qënë muzikante unë shënoj “Giuseppe Verdi: Nabucco”, mos ndoshta sepse Ai më thoshte që kur të vdes dua të dëgjohet kjo muzikë perlë?!

Nuk e besoj se paskam shënuar edhe muziken e filmave “Dy njerëz të një qyteti”, “Rrugë të bardha” Vivaldin-Dimri etj.!!

Politika, me detyrim pa detyrim paskam lexuar libra që të kuptoj sistemin ku jetoja. Si pa lexuar fare, si gjykohet pa lexuar?! Kjo vajza e sotme pranë meje lexon për sistemin ekonomik të Çakallit sot që të shqyen? Jo? Ka të drejtë. Ajo ha nga duar (shumës) meshkujsh!!

Do përmëndem ndonjëherë pas ikjes sa brez i bukur isha?Kam ngelur diku në historinë e vendit? Jo…e saktë. Nuk më pyetën kurrë as për rritjen dhe filozofinë e jetës time. Nuk më dhanë kurrë dritare zëri të them 2 këshilla jete për këto që sapo kanë dalë nga veza. Si të mos dëgjohesh kurrë dhe askund, përse të përmëndesh?!

Në këtë fotografi ndër të rrallat si në atë kohë, kam dalë me sandalet e mamit kafe duken që janë të mëdhaja, me bluzën që ma fali një shoqe, roz me nje fytyrë, e jashtme pra, orë me bateri e blerë në treg të zi, një fund që e qepa diku, modern me komça metalike dhe me një kënd të hapur që të dukeshin pak këmbët. Se di si isha se atëherë të komplimentonin rrallë dhe fshehurazi. A thau sot në kontrast me veshjet e vajzave të reja jam për të më vënë Bashkia e Tiranës si foto në ndonjë kazan riciklimi rrobash?! Sa gjynaf se me zor i kisha sajuar ato rroba!!

Unë ende kur vij në Tiranë flas heshturazi, qetë, pa zë të lartë në ambjentet publike, paguaj gjithë detyrimet e mija korentit, ujit, shkallën, televizorit, siguracione + me ato të Greqisë që nga taxat edhe të mijat vajzëria të ketë shkollë falas, polici, ushtri, ndriçim, spitale. Janë të pakënaqura fare, duan shumë më shumë në vëndin e tyre, duan të gjithë të punojnë në Kryeminsitri!!! E drejta e tyre. Me mua të shkretën që ma hedhin pjatën e supës në turi në X lokal llux sepse Nuk jam në listën e vajzave që i qarkullojnë për t’i sajdisur meshkujt, ç’farë kanë? U shqepa duke shkuar vetëm në një picari se më njohin, më respektojnë dhe pronari yll ka qënë vetë emigrant si unë. Ose lus ndonjë Tirons/e yll e i them thuaj atij pronarit king të atij lokali të më sajdisin pak se më mërzitën, ma lanë bukën në fyt, paguaj, lë bakshish të mirë. Gjithçkaje i japim zgjidhje ne vajzat e Belle Époque pa u zëmëruar me fatin!!

Arsimi i lartë këtu më duhej?! Hëngra dynjanë e zeza dhe u sherrosa me të dyja fiset se i thoshin mamit nuk ka turp ajo? Për shkollë iku andej? Po para për familjen kush do sjellë? (Më nënkuptonin mua makinën e familjes!!). Më bërtisnin farefisnorët sikur iu thashë fillova punë te dritat e kuqe!!! Unë lexo e puno, me këpucë flija dhe privatizimin e shtëpisë e bëra, lekët për korent dhe ilaçe i dërgoja. Sigurisht këto të sotmet zgjidhin 1000 probleme të familjes, i bëjnë me makina llux, shtëpi në det, në mal, po unë korba, mos ndoshta nuk isha aq e bukur që nuk më ecte boja si i thonë që ti siguroja të gjitha këto familjes? Apo dikur vajzat ishin me namuz dhe rapoti i tyre i varfër me paratë përkufizonte dhe ndershmërisë e tyre karshi jetës?! Femër isha, studente isha, sa para tepronin?!

Sot kam një lëmsh në grykë dhe prapë nuk kam një Mik të madh të botës së ekranit që të më nxjerrë e të shkrehem, të shkrehem për nostalgjitë e mija!! Ti lutem Mirelinos -Mirela Bogdanit? Sevim Arbana? Glorianit? Ku është e keqja? Këto të sotmet ç’do fazë të jetës më puthi, më përqafoi, më dhuroi unazë, do martohemi, do ikim për muaj mjalti, më shau, më gjeti me tjetër, në televizor nuk i thonë publikisht? Edhe unë paguaj taxa, pse mos më nxjerrin? Apo mos ndoshta ato që do them unë i përkasin De Facto një shoqërie edukimi të Femrës që kjo botë e sotme që po përpëlitet si gjarpër me bisht të prerë do kalojë shekuj që ta rigjejë?! Unë do flisja për familjen, shoqet e dashura, Anetë dhe kalldërëmet e Gjirokastrës time, rrugicat me diell të Tironës diell, për një dashuri me Njësh në ballë…lëre lëre, démodé!!

Dy vajza shqiptare, të epokave të ndryshme në fotot e mëposhtme. Unë rritur në diktatori, tjetra në demokracinë e shumë-ëndërruar. Ndonjë sociolog, anthropolog, analist shoqëror…mund të më ndihmojë duke më spjeguar përse unë e rritura me tallon, me fare pak rroba, me dy palë këpucë me gazetë brënda, me regjim të rreptë familjar, sot, e lirë në emigrim, pa mbikëqyrje nga askush sepse të mirët e mij i kam në distanca jete të paarritshme dhe gjeografike, jam po me këmbë në tokë?! Kujdesem për jetën, detyrimet, portofolin, më shqetëson fundi im me personalitet dhe pa ja shtrirë dorën askujt. Ndërsa këto të rriturat në demokraci pështynë në tokë, pinë cigare, kanë turp kur vijnë në kufi të marrin nënat e tyre që i çojnë të shtypin ullinj me këmbë në Greqi në punë sezonale!!! sepse janë modele nga veshja dhe kanë makina 4X4, shajnë si burrat, më bëjnë qull me baltë kostumin tim bus të bardhë që të vete zyrave sepse fut rrotën e makinës në gropë me ujë kastile dhe qeshin duke mbajtur timonin me këmbë, ndërrojnë burra, skenat e festivaleve janë vetëm të tyret, bërtasin…

Përse ky diferencim esencial moral mes dy vajzave që, njëra u rrit me rregull e edukatë vazhdon të jetë bukuri në jetë ndërsa tjetra e rritur me lirinë e aq ëndërruar nga të gjithë martirët e Spaçit është si karnaval, e frikshme në ç’do relacion?

Mos ndoshta Liria ka edhe binjake, është në dy forma?!

Ku të gjej përgjigje për këto pyetje?!

Askund.

Jeta ecën.

Nuk është keq që kur të mbështjell nostalgjia të hapësh kutinë e kujtimeve të tua. Ndonëse kujtesa kudo që ta prekësh dhëmb, dhëmb shumë, unë prapë e hap atë kuti dhe ndjehem aq mirë me veten që mbeta një vajzë në shoqëri me: “duhet” dhe fare pak me: “dua”.

Jam minimaliste e pranoj.

Gëzuar Nilë ditën e ikjes 30të vjet më parë në Greqi, Janar 1992!!!😪

Rrofshin shkrimtarët e mij të artë Shqiptarë/të Huaj që ndikuan me perlat e tyre në formimin tim si njeri!! NilaR❤️

“Rrethi i kujtesës” (Diana Çuli)

“Orët e qytetit të vogël” [Nasi Lera]

“Murgeshat” [Denis Diderot]

“Jeta lakuriq” [Luigi Pirandello]

“Si ta qetësoj detin” [Poezi nga Bardhyl Londo]

Poezi [Ilirian Zhupa]

“Vrasje në anije” [Snow ]

“Zonja me Kameliet” [Alexandre Dumas]

“Letra të padërguara” [Adel Ketuj]

“Fëmijët e sotëm” [Aziz Nesin]

“Shkëndija e jetës” [Erich Maria Remarque]

“David Kooperfild” [Charles Dickens ]

“Përtej fasadës” [John Goldsworthy]

“Pushtet pa lavdi” [Mark Twain]

“Tragjeditë e Shekspirit”

“Shpërthimi i Forsaidit” [John Goldsworthy]

“Vitet e iluzioneve” [Archibald Joseph Cronin]

“Këneta” [Mihallaq Qilleri]

“Dasma e Sakos” [Vësh Koreshi]

“Tre shokët” [Erich Maria Remarque]

“Thuaj vdekjes Jo” [Dymphna Cusack]

“Dy të shtunat e Suzanës”

“Shoqja Anjezë”

“Mjeku i tre kontinenteve”

“Kërcim në errësisë”

“Bel -Ami” [Guy de Maupassant]

“Një vajzë në moshën e martesës”

“Guna e zezë”

“Ditari i Ana Frankut”

“10 Marka ora”

“Nëna” [Maxim Gorky]

“Mont -Oriol” [Guy de Maupassant]

“Hetimi” [P. Vais]

“Ditë që vështrojnë larg” [Bujar Muço]

“Zëri i largët” [Diana Çuli]

“Stuhia”

“Guri i gjarprit”

“Shitësi i ajrit”

” Kur do agojë”

“Komplloti kundër Eurekës”

“Fëshfërinte pylli i mështekavë”

“Portat e dashurisë” [T. Laço]

“Shkëmbi i kuq”

“Poezi gjermane-austriake”

“Shigeta e zezë” [Robert Louis Stevenson]

“Balzaku” [Stefan Zweig]

“Apologjia e fundit e Sokratit” [Kostas Varnalis (Κώστας Βάρναλης)]

“Ana karenina” [Leo Tolstoy]

“Si ta qëlloj detin” [poezi nga Bardhyl Londo]

“Bija e Montezumës”

“Maria Kyri” [Eva Kyri]

“Novela” [Stefan Zweig]

“Lulet e mollës” [John Goldsworthy]

“Xhon Gollsuorthi” [Martin Andersen Nexø]

“Trëndafila me kredi” [Else Trioli]

“Oskeola prijës i Seminollëve”

“Odiseja e kapiten Blladit”

“Lulja e kujtimit” [F. Postali]

“Një lindje e vështirë” [Elena Kadare]

“Pajtoni i fundit” [Kiço Blushi]

“Shkëlqimi i rremë” [Dh. Bozdo]

“Evgjeni Grande” [Honoré de Balzac]

“Martin Iden” [Jack London]

“Trëndafila në gotë” [Dritëro Agolli]

“Tesi i D’Erbervilëve” [M. Rid]

“Tri ngjyrat e kohës” [A. Abdihoxha]

“Katrina” [Sali Salmener]

“Zhyl Vern” [L. Borison]

“Dekameroni” [Giovanni Boccaccio]

“Taifun në brigjet tona” [Ramiz Leka]

“Bijë e mallkuar”

“Kulla buzë liqenit” [Kolë Jakova]

“Agjentët”

“Mërgata e qyqeve” [Nasho Jorgaqi]

“Shkëndija e jetës” [Erich Maria Remarque]

“Dasma” [I. Kadare]

“Gjakftohtësia”

“Misteri i gjarpërit me pëndë

“Një Vjeshtë me stuhi” [A. Abdihoxha]

“Bashkëmoshatarët” [Elena Kadare]

“Koncert në fund të Dimrit” [Ismail Kadare]

“Operacioni vazhdon”

” Jetë”

” Dora e ngrohtë” [Neshat Tozaj]

“Nëndetsja 61” [A. Nasi]

“Agjenti 333”

“Kështjella” [Ismail Kadare]

“Këneta” [F. Gjata]

“Bota ime” [Dhimitër Xhuvani]

“Vëllim me poezi” [I. Kadare]

“Tre shokët” [Erich Maria Remarque]

“Duaje emrin tënd” [Nasi Lera]

“24 orë nga jeta e një gruaje” [Stefan Zweig]

“Duart e lira” [poezi nga Pol Elyar]

“Zekthi” [Etel Lilian Voyniç]

“Zonja Bovari” [Gustave Flaubert]

“Shkëlqimi dhe mjerimi i Kurtizanëve” [Honoré de Balzac]

“Monastiri i Parmës” [Stendhal]

“Kapiteni 15të vjeçar” [Jules Verne]

“Mallkuar qoftë ajo ditë” [Gordon]

“Ditëlindja e këngës” [Bujar Muço]

“Në emër të popullit” [Neshat Tozaj]

“Dimri i madh” [I. Kadare]

“Të mjerët” [Victor Hugo]

“Dy vjet pushime” [Jules Verne]

“Shtëpia e kukullës” [Henrik Ibsen]

“Koha e shkrimeve” [Ismail Kadare]

“Mes nesh” [Neshat Tozaj]

“Bisha e tërbuar” [Jack London]

“Dokumenti “Z” “

“Operacioni 21”

“Këmbanat e mesnatës” [I. Likaj]

“Djaloshi Verdi” [A. Bushen]

“Nga dashuria për artin” [O. Henri]

“Rrethi i kujtesës” [Diana Çuli]

“Çitadela” [Konin]

“1000 e një net”

“Gjeneralët hitlerianë përgatiten për revansh”

“Konti i Monte Kristos” [Alexandre Dumas]

“Emili ose mbi edukatën” [Zhan Zhak Ruso]

“Psikologjia e moshës së rinisë shkollore”

“Thikat” [Neshat Tozaj]

“Nata e kuajve të bardhë”

“Shtëpia e shpirtrave” [Isabel Allende]

“Rudini” [Ivan Turgenev]

“E nesërmja e një gruaje” [Dhimitër Xhuvani]

“Harku i triumfit” [Erich Maria Remarque]

“Shenja e veçantë” [Petrit Isufaj]

“Rembrandi”

“Rubairat” [Omar Khayyam]

“Poezi të zgjedhura” [Alexander Pushkin]

“Kronikë në gur” [Ismail Kadare]…etj. etj. etj…

About Post Author