Anila Rezhda:Sokrati


Anila Rezhda

Sokrati

“ Ai që thotë të vërtetën nuk mund të jetë më kurrë i sigurt për

jetën e tij”

Sokrati, është një nga filozofët e lashtësisë Greke për të cilin kanë shkruar të gjithë filozofët e asaj epoke. Sokrati dhe Pithagora janë të vetmit që nuk kanë lënë pas asnjë dorëshkrim e megjithatë, ai do të kthehet në mit filologjik nga mënyra si jetoi, veproi, u soll dhe u pozicionua për jetën. Nuk ka filozof të lashtësisë Greke që nuk do shkruajë rreth Tij. Aristoteli njeh metodën Sokratiske të të menduarit dhe do shënojë : “mbi Sokratin këtu *e kërkuara rreth natyrës u zgjidh, përsa rreth domosdoshmërisë së virtytit nga filozofët kërkohet”. 24 vjet përpara vdekjes së tij, Aristofani, komediani ndërkombëtar, do ti kushtojë një komedi të tërë Sokratit. Amfiteatri ishte plot dhe si spektator mes tyre vetë Sokrati. Sigurisht që mes humorit dhe sarkazmës pati batuta që shkaktuan qeshje në publik. Në fund të shfaqes Soktari u ngrit në këmbë, u duartrokit nga të gjithë dhe tha:“Në një sistem vërtetë të lirë dhe demokratik do kritikohesh mes humorit”.

Jeta e tij.

Lindi në Athina. Jetoi në pazarin e lashtë të Athinas. Ishte shpërfillës ndaj stereotipave të shoqërisë. Kështu e konceptonte ai lirinë e vërtetë. I shkurtër dhe i shëmtuar, me një hundë jo të saktë në proporcion me fytyrën. Ecte zbathur dhe nuk i bëhej vonë fare që do emërohej nga Athinasit si i qelbur. Babai i tij ishte skulptor dhe si fillim edhe ai ndoqi për pak profesionin e të Jatit. U martua në moshë të madhe me Ksanthipin. Një nga gratë më të vështira, llahtarë fare, e kohës së shkuar, të së tashmes dhe të asaj që do vinte. Kështu përshkruhet në të gjitha shkrimet rreth saj. Sa herë Sokrati kthehej natën vonë në shtëpi, ajo e priste dhe i hidhte një kovë me ujë të qelbur në kokë. Në pyetjen :“pse e mban këtë djall për grua?” Ai do përgjigjet:“Pse promotorët e kuajve gjëmojnë atë më të sertin që ta shtrojnë? Pasi nëse ja dalin mbarë me një të tillë, kollaj të komandojnë të gjithë. Edhe unë perderisa ja dal mbarë me të, do të thotë se mund t’i komandoj të gjithë”. U bë simbol dhe mit i rinisë së asaj kohe. Metodologjia e tij as sot nuk ka gjetur zëvëndësues. U adhurua si askush nga Grekët e lashtë. Emri i Tij u bë sinonim i kulturës. Të pasurit e asaj kohe njohjen me Sokratin e përdornin për të treguar nivelin e tyre të lartë. Një ndër ta ishte edhe Platonas. Atij i pëlqente të jetonte mes njerëzve të njohur dhe të pasur pasi mes tyre i jepej mundësia të shpehte ato që dinte dhe të evolonte idetë e tij. Pra njerëzit e lluksit kanë kohë për filozofira! Jeta e tij mbaroi dhunshëm në moshën 70 –të vjeç. (Në fund të shkrimit…)

Përse Sokrati u bë dhe mbeti simboli i filozofisë dhe drejtësisë?

Të gjithë filozofët kërkuan fillimin e krijimit të njeriut dhe brumosien e tij me ndjenja. Ku dhe si u mbars me pozitivitet dhe negativitet njeriu? Asnjëri nuk ja doli mbarë këtij udhëtimi të brëndshëm shpirtëror si Sokrati ndaj drejtësisht do bëhet dhe miti i të shquarve. Sokrati beson se duke bërë aytognosi (njohje të vetes) ke njohur dhe shpjeguar botën. Pra, ai që nuk njeh veten nuk ka si të kuptojë askënd jo më të shpjegojë fenomene sociale. Njohja e vetes fillon me shpjegimin e kuptimit të së Mirës, Vitytit dhe të Urtësisë. Njerëzit besojnë në shumë krijues të tyre, pra kanë besime fetare të ndryshme. Këtu fillon dhe diferencimi ideor, mendor dhe veprimor i njeriut. Unë besoj në këtë zot dhe ai kënaqet ose dëshpërohet me këto veprime. Po të rendismin se çfarë kërkon një zot nga një tjetër del se ca zëmërohen, ca gëzohen, ca të ndalojnë e ca të lejojnë këtë gjë!! Pra u nda njerëzimi për së pari! Morri udhë mentaliteti i secilit aty ku beson. Si mendim dhe si veprim. Si? Shpirti është udhëtimi vertikal i njeriut me zotin, qiell-tokë, i vetmi sens jete që shpreh vullnetin e njeriut. Ndërsa mendueshmëria e shpirtit është udhëtimi horizontal i njeriut me shoqërinë. Pra e vështira e jetës. Ecja paralele me njerëz të ndryshëm. Pra shpirti na lejon të udhëtojmë si të duam sepse unë dhe Ai jemi, ndërsa mendueshmëria e shpirtit na formon ose degjeneron si njerëz. Pra shpirti as kapet as haet dhe na komandon!!

Metoda dialogtite e Sokratit.

Sokrati besonte se dialogu (fjala mes dy vetëve) është mënyra më e saktë të njohim dikë. Duke dialoguar, thuaj e thuaj, tjetri nxjerr të vërteta të mëdhaja rreth vetes. Nuk ka nevojë as ti bësh pyetje as të jesh këmbëngulës. Ai flet, tregon, pohon, zbulon pjesë të shpirtit. Pse çfarë është shoqëria? Një njeri i huaj që duam afër shpirtit që t’i rrëfehemi. Pra kush do të flasë me ne na do dhe na beson. Keni vënë re një nervozizëm kur debatoni me dikë? Nuk e merr shtruar me ju, nuk ju duron dot dhe pa mbaruar biseda ju ofendon. Ai nuk përballon dot llogjikën tuaj të ftohtë, e pret udhën e bisedës që të largohet. Ka frikë mos kuptoni atë si njeri. Pra e folura si koncept dhe dialogu meqë është më intim si bisedim, është fillesa e njohjes së dikujt. Fundi i një bisede me fyerje nga tjetri tregon që jo vetëm nuk ju do por nuk ja vlen të jeni me të, pasi ai në vënd të llogjikës përdor armën e nxehtë të saj, urrejtjen, sharjen, fjalën e nxituar. Sokrati nuk ua kursente fare kritikat të pasurve dhe kryeneçëve. Ai besonte se si pushtetari, si personi me reputacion janë të korrigjueshëm, të arritshëm dhe nuk dinë gjithçka siç çirren gjithë ditën para miletit!!

Metoda obstetrike.

Këtë metodë përdor Sokrati me nxënësit e tij. Në lindjen e një bebi kontribues për fekondimin e tij janë nëna dhe babai që fjetën bashkë. Pra nuk ka kontribut mësuesi. Në orën e lindjes veç, mamija ndihmon fëmijën të dali shëndetshëm nga barku i nënës, nga një realitet ekzistues. Kështu dhe Sokrati përpiqet që idenë e nxënësit t’ja nxjerri nga koka. Pra luan rolin e mamisë, ndihmon një lindjen e një ideje të re të cilin ai e ka të formuluar gati në kokë. Kjo metodë koiçidon me qëndrimi pasiv të Sokratit në një bisedë duke bërë total të paditurin dhe siç e thamë më lart, bashkëbiseduesi jonë mes pyetjeve që i bëjmë arrin vetë tek e vërteta e tij e cila për Sokratin është dhe e vetmja e vërtetë. Pikërisht për këtë metodë Sokrati gjeni tha shprehjen magjike të të gjithë epokave : “Unë një gjë di mirë… që nuk di asgjë”.

Nëse besonte Sokrati?

Ai besonte te arsimimi, te gërmat, tek ndriçimi i shpirtit, tek zgjuarsia, intelekti. Sokrati tokësoi filozofinë. Ai e zbriti filozofinë nga yjet në tokë dhe detyroi filozofët të mos merren Më me fenomene natyrore por me njeriun. Ai besontë se kur dëmton tjetrin ke dëmtuar edhe veten pasi brenga nuk të lë të jetosh. Ndaj nga dëmtimi i tjetri apo i vetes zgjidh atë të vetes. Dhimbje ka dhe shumë, të qan shpirti por pas lotimit ai do jetë i pastër. Ai besonte në një shoqëri ku vlera, vityti, urtësia dhe e mira duhet të mbizotërojnë. Atij i interesonte e përditshmja, sjellja dhe marrëdhëniet me njeriun. Përçonte përvojat e vetes dhe arinte në konkluzione gjeniale. Nga shprehja e tij : “Askush nuk do të bëjë të keqe me qëllim” pasi njeriu do që të jetë i lumtur dhe i pasur, mund të kuptoni sa ndihmoi drejtësinë me fillesën e idesë së saj bazë se gjthëkush nga ne është i mirë deri në vërtetësinë e keqësisë që bartim. Pra një gjykatë fillon gjykimin tënd mbi bazën se je i mirë dhe deri sa të vërtetohet e keqja që ke bërë je zotëri/zonjë. Gjatë shtjellimit të fakteve kthehesh në të akuzuar dhe sëfundmi shpallesh i dënuar me heqje lirie dhe pa të drejta politike. Vlera esenciale e njeriut është ajo që do të bëjë dhe ajo ajo që bën. Kur shikon njerëz që pinë cigare ndonëse e dinë sa dëm ju bën dhe ata e pinë me mani, në një konkluzion arrin që, nuk kanë kuptuar të keqen që po i bëjnë vetes. Ata duan të rrojnë por shkojnë kundër jetës me armë tymi. Ploutarhos do shkruajë të plotësuar idenë lart me dorëshkrimin:“ Rreth mendueshmërisë gjeniale të Sokratit” .

Apologjia e Sokratit.

Vepër e adhuruar ndërkombëtarisht. E përkthyer edhe në Shqip. Është apologjia e tij përpara gjyqtarëve.

Kur Sokrati u bë yll i shoqërisë, simbol, marrëzia reale e adhurimit nga studentët e tij, këshilluesi dhe mëndja e mënçur e kohës, pushteti vendosi ta vrasë. Ai ishte i apasionuar me të vërtetën e jetës. Heshtje dhe jo çudi, pasi kjo metodë vazhdon ritmikisht deri më sot. Kur thua të vërteta, kur bëhesh shqetësues dhe verbues në shoqëri, ata lart me udhërrëfyes një përçmim njerëzor që ti ke afër, i cili i shkaton vjellje dhe përçmim shoqërisë si tru dhe xhest që zotëron, të ka inat, zili dhe ndihmon që të ta gjejnë anën. Sokrati thoshte : “ Ai që thotë të vërtetën nuk mund të jetë më kurrë i sigurt për jetën e tij”. E kështu pasi ironizoi ca kërma shoqërie, injorantë dhe shpirtzinj por me ndikim të madh ekonomik te shteti, akuzat u ngritën kollaj!!😪😪 Ai tërhiqte rininë, nuk ishte i respektueshëm, ishte kundër kohës. E burgosën. Gjyqi u bë në pazarin e madh të Athinas aty ku ai lindi, u rrit dhe u zhvillua si gjeniu i njerëzimit. Perde gjigande u vunë ngado për të krijuar idenë e sallës së gjyqit. 500 gjykatës ishin anëtarë të trupit gjykues. Pasi u morr në pyetje votuan kundër tij vetëm 200 gjykatës. Kur ju dha mundësia të mbronte veten gjatë kohës së burgimit, Ai nuk e bëri, nuk deshi. Sokrati e dinte pse po dënohej. Ndaj nga miliona mesazhe që përcolli në apologjinë e tij unë zgjodha frazën : “Ju po dënoni veten dhe jo mua. Ju interesoheni për pasuri e para dhe jo për fëmijët tuaj që do jenë trashigimtarë të saj. Gjithë shoqëria dhe rinia do t’ju dënojë për dënimin tim. Breza të tërë do ju dënojnë që më dënuat. Çfarë bëni kështu o milet?….”. Pas kësaj fjale votot kundër tij u bënë 280. I mbyllur në qeli Ai nuk besonte dot se ata që e adhuruan po e vrisnin.😪 Studentët e nxisnin të arratisej por ai besonte se askush nuk mund të ngrihet mbi ligjin dhe drejtësinë. Më mirë një padrejtësi sesa miliona vendime të drejta të pazbatuara!!! Qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiq me dhimbje të tmerrshme.😪😪

Morali.

Mos prit shumë nga ata që të puthin dhe të duan dhe të mburrin. Varrin tënd ëndërrojnë sapo kuptojnë që ti i tejkalon në intelekt, zgjuarsi, mënçuri. Mbrapa krahëve do shpikin si kurrë dhe do duan të’t quajnë njeri pa asnjë vlerë. Idetë e tua do t’i birësojnë si kurrë ndaj të qëndrojnë afër që të t’i rrjepin. Do mundohen të thonë kudo që ka mendime të çuditshme, janë kotësira. Në fakt truri jot i ka lënë pa gjumë gomerët. Inati si të’t mbysin dhe përmbysin i bën bisha. Pretendoni të shkruarën. Edhe me kokat e pushtetit shkruani letra dhe mos kërkoni t’i takoni se nuk ju lë kush. Ata që janë mësuar të lëpinë këpucët shohin gjithmonë baltë dhe lluca. Nuk dinë nga diell e qiell. Të mëdhenjtë i lexojnë letrat dikur diku. Nëse do të shpëtosh nga këto vemje të shoqërisë fol pa ju marrë dorën dhe lejen. Fol kudo dhe bërtit sa ke zë!! Shoqëria dhe shteti është i joti. Ai është mizë para shoqërisë ndaj një jetë mbeti shërbëtor interesash dhe kurrë udhërrëfyes i saj nuk u bë dot!!

Sokrati është dashuria dhe prehja e shpirtit tim në këtë jetë.❤️⭐️ E di përmendësh filozofinë e tij, e dua, qaj për të.😪 Shoqëria sapo e dënoi e piestalizoi!!! Ai u bë hymn i paprekshëm i të gjithë epokave. Koka e filozofisë, mburrja e kombit. Pra e vranë që të flisnin lirshëm me idetë e tij!!!😪 Ta lexosh dhe ta kuptosh Sokratin do të thotë se di të jetosh bukur si Ai!! Ai të jep armën e filozofisë së jetës në dorë. Jeta do mendim dhe jo keqësi, nerva, sharje. Jeta do filozofi, dashuri, arsimim, pasion.

Ai që di të flasë me Sokratin është mbret në jetë qoftë dhe heshturazi, në hije, i padukshëm, i papreferuar, i pamburrur…sepse ai jeton ashtu si rrallë mund të jetojnë, i lirë në lumturinë që i buron nga vetja…sepse Vetëm vetja ta fal lumturinë, gjithë bota të fal vetëm kujtime-re!!!

Përshtati filozofikisht me term bashkëkohor, me renditje kohore, përkthim dhe zbërthim ideor.

AI❤️ ~ Fjala e Tij ❤️⭐️~ Burgu i Tij😪

About Post Author